Connect with Us

Automjeti përplaset me urbanin/ “Benz-i” përfundon në kanal

Kronika

Automjeti përplaset me urbanin/ “Benz-i” përfundon në kanal

Publikuar

-

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një urban të linjës Kamëz- Valias.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ‘Lleshajve’ në rrugën ‘NATO’ .

Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme material, ndërkohë që automjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanal./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I riu i drejton armën vetes në Fier/ Policia në tentativë për të ndaluar vetëvrasjen

Publikuar

-

Nga

Makina përplaset me shtyllën dhe pastaj me murin e një banese/ Plagoset pasagjeri

Fshati Zhupan i Fierit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tentativë vetëvrasje.

Mësohet se një djalë i ri në moshë ka vënë armën në pjesën e fytit dhe ka kërcënuar personat e pranishëm me vetëvrasje.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ir riu ka pasur një konflikt, që e ka dërguar drejt marrjes së këtij vendimi drastik.



Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po tenton të negociojë me të riun e armatosur.

LEXO EDHE:  Aksidenti me pasojë plagosjen e tre personave/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Të shtënat në Kamëz/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

Ndërkohë, pritet që blutë të japin një informacion më të detajuar rreth kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U sëmur disa orë pas arrestimit?/ Policia e Kukësit: Fjolla është në qeli, nuk ka asnjë shqetësim!

Publikuar

-

Nga

U sëmur disa orë pas arrestimit?/ Policia e Kukësit: Është në qeli, nuk ka asnjë shqetësim!

Këngëtarja Fjolla Morina u ndalua ditën e sotme nga policia kufitare në Morinë , pasi gjatë kontrollit iu zbuluan dy armë që kishte me vete, teksa po tentonte që të futej në Shqipëri me një makinë tip “Audi”.

Pas arrestimit të këngëtares, mediat raportuan se ajo kishte shfaqur problem shëndetësore dhe për këtë ishte transportuar në spitalin e Kukësit.

Por ky lajm është mohuar nga vetë polica e Kukësit në një prononcim për ABC neës. “Fjolla nuk është në spital, por në qeli në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar policia.

LEXO EDHE:  Foto/Shqipëri humb jetën në një aksident tragjik në Itali



Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me makinë me Fjolla Morinën, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

LEXO EDHE:  40 familje në Kamëz pa uje prej 25 vjetesh/ Uji i pusit me fekale e hekur-nikel

Tashmë pritet që brenda 48 orëve të dalin para gjykatës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kontrabandoi qindra tonë drogë”/ Koloneli në Dubai rrëfen si u kap Eldi Dizdari, bosi i kartelit të kokainës

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Superoperacioni i bujshëm të tre ditëve më parë që u zhvillua në 10 shtete, bëri të mundur arrestimin e Eldi Dizdarit, i cili akuzohet se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Për arrestimin e Dizdarit ka dhënë detaje Koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait.

Ai ka thënë për mediat vendase se kishin marrë informacione nga Italia dhe që prej asaj kohe po e mbanin në monitorim për çdo lëvizje.



“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës  dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin. Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare”, është shprehur koloneli.

LEXO EDHE:  Video-Nga Kamza në Kavajë/ Qytetarët surprizojnë Bashën

LEXO EDHE:  Aksidenti në autostradë/ Dalin detajet e para

Al Qamzi tregoi se Dizdari, i regjistruar në Dubai me emrin Denis Matoshi, do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, pasi ky i fundit të dalë para Prokurorisë Publike në Dubai dhe të ndërmerren veprimet ligjore për urdhrin e ekstradimit të tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE