Connect with Us

Altin Goxhaj publikon dokumentin/ Tregon problemin që kanë njerëzit e Sorosit

Politikë

Altin Goxhaj publikon dokumentin/ Tregon problemin që kanë njerëzit e Sorosit

Publikuar

-

altin goxhaj flet pet politiken

Avokati Altin Goxhaj ka kujtuar 29 vjetorin e numrit të parë të Gazetës Rilindja Demokratike.
Goxhaj shkruan se ndihet nostalgjik dhe krenar që ishte aty duke kujtuar orët e para të mëngjesit kur u shtyp numri i parë te Poligrafiku dhe mori 5 kopje pa lekë direkt nga makina e shtypit.

“Une isha aty pavarësisht se dikur njerëzit e Sorosit kanë shkruar që une nuk isha (psh Blendi Fevziu ka shkruar nga ato kujtimet e tij të redaktuara nga dyshja sorosiane Remzi Lani dhe Henri Qili) por heshtën kur nxorra këtë foto… madje kanë thënë që s’kam qenë as të Greva e Urisë e 20 Shkurtit (Afrim Krasniqi i Sorosit psh) derisa nxorra fotot dhe aty heshti… Natyrisht që s’mund të kërkojnë falje sepse nuk e bëjnë pa dashje”, shkruan Goxhaj.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha u takuan në Paris/ I uli Sorosi

Sipas avokatit, “e kanë detyrë shtëpie nga sponsori i karrierës dhe jetës së tyre: Gjishi Sorosi që na ka lënë 99 kopilat e tij në të gjithë pushtetin majtas e djathtas, shoqërinë civile dhe median, biznesin dhe organizatat ndërkombëtare”.

Goxhaj thotë se njerëzit e Soros kanë pasur gjthmonë një problem me të.
“Unë kam qenë gjthmonë aty ku ata s’do donin të isha dhe të bëj pikërisht atë që ata urrejnë më shumë: t’i nxjerr bojën Sorosit dhe sorosizmit! Dhe do ta vazhdoj këtë zakon deri kur të fitojmë ne! Dmth të humbin ata”, shkruan Goxhaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Fredi

    5 Janar, 2020 at 4:28 pm

    Altin te falenderoj per guximin. Bej nje liste te bandes se Sorrosit ti shikoj ky popull edhe pse eshte ne utopi te plote.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

CNA.al zbuloi ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton/ Reagon Berisha

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas denoncimit të bërë nga CNA.al që nxjerr zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodi Zoton.

Dokumenti i siguruar nga CNA.al dëshmon se bashkëshortja e Blushit, Eva Blushi është ortake e një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Sipas Berishës, “në këtë vjedhje mafioze Arben Malavita ka preferuar të angazhojë bashkëshorten Evën duke dëshmuar se për të vjedhur dhe mbushur xhepat ai nuk njeh asnjë kufi”

“Rikujtoj këtu të dashur miq se shqelmat dhe grushtat që hëngri Arben Malavita në Restorantin e njohur Padam nga Alban Jaho kishin si shkak përdorimin e Evës për ndërhyrje në procese gjyqësore kundër Jahos duke abuzuar në lidhjet e tyre me Edvin Mafine”, shkruan Berisha.

Sipas ish kryeministrit “ky implikim mafioz i Arben Malavitës shpjegon edhe qendrimet lepirëse të neveritshme të Top Blushit ndaj Edivin Kristaq Mafisë dhe shpifjet e ulta amorale të këtij televizioni ndaj kundërshtarve të këtij të fundit.”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi se gazin lotsjellës e morën nga Kosova.

Sipas Palokës, fakti që gazi është marrë në Kosovë, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

“Ky nuk është një veprim prej naivesh , por i menduar mirë nga ai që puthet me zëdhënësin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave të Kosovës.
Rama dhe Lleshi i tij, mund t’i gjenin kudo bombat , por qëllimisht i morën neë Kosovë nga bashkëpuntorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve ne dy krahët e kufirit.
Sigurisht që nuk do t’ja arrijnë dhe nesër do të përgjigjen dhe për tradhtinë e tyre”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse OFL nuk e fillon aksionin nga Surreli?/ Rama përgjigjet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama foli për paketën Anti-KÇK në Kuvend dhe iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e fillon Operacioni Forca e Ligjit aksionin me vilën e kreut të qeverisë në Surrel.

Rama tha se nuk mund ta hetojë vetë pasurinë e tij, ndërsa nënvizoi se pasurinë e ka deklaruar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

“Ka njerëz që pyesin pse nuk filloni nga Surreli, sepse nuk jemi ne që duhet të bëjmë këtë, mund ta kontrolloj unë pasurinë time? Unë pasurinë time dhe të gjithë ne pasurinë tonë e deklarojmë qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, ka një ligj që na detyron ta deklarojmë të gjithë. Edhe një numër i caktuar zyrtarësh janë subjekt i deklarimit të pasurive, e deklarojnë dhe deklaratat e pasurisë sonë të përvitshme janë në një dosje në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është institucion i pavarur, e bën mirë, se bën mirë kjo është një çështje që duhet ta diskutojmë”, theksoi kryeministri nga foltorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE