Connect with Us

Aksidentuan dy persona për vdekje në “Xhamllik”/ Jepet masa e sigurisë për dy drejtuesit

Kronika

Aksidentuan dy persona për vdekje në “Xhamllik”/ Jepet masa e sigurisë për dy drejtuesit

Publikuar

-

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shoferët e aksidentit tragjik në “Xhamllik” disa ditë më parë ku humbën jetën dy këmbësorë.

Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi “arrest në burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati  dhe “arrest në burg pa afat” për Etjon Lazrin.

Kujtojmë që sipasojë e aksidentit humbën jetën dy këmbësorët, Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe Hidajete Salliu, 72-vjeç banuese në Tiranë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kontrolle të rrepta në Fier/ Arrestohen 3 persona

Publikuar

-

Nga

Vijon zbatimi i planit të masave, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Fierit, ka zhvilluar kontrolle të shumta për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që mbajnë armë pa leje.

Gjithashtu janë bërë edhe kontrolle në drejtim të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara, arrestuan në flagrancë shtetasin:M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi ju gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë.

LEXO EDHE:  Dalin pamjet e aksidentit tragjik/Si humbën jetën 2 shqiptarët, rëndë një tjetër

LEXO EDHE:  Pasioni i merr jetën të riut shqiptar/ Katër të tjerë mbetën të plagosur

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dritan Dajti në “sitën” e OFL-së/ I dërgohet formulari për të deklaruar pasurinë

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i është dërguar formulari për të deklaruar pasurinë Dritan Dajtit dhe të dënuarit për trafik droge Xhevdet Troplini.

Dritan Dajti, me banim në Tiranë, ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ndërkohë, Troplini, me banim në Durrës, ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Pasioni i merr jetën të riut shqiptar/ Katër të tjerë mbetën të plagosur

LEXO EDHE:  Aksidentohet minibusi/ Raportohet për dhjetëra të lënduar

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Agjentja bëri me dije se OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Aksidentohet minibusi/ Raportohet për dhjetëra të lënduar

LEXO EDHE:  Aksidenti- Deputeti i PDIU "zbardh" të vërtetën/Jep një mesazh të fortë publikisht

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE