Connect with Us

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Kronika

Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Blutë raportojnë se, si pasojë,  ka ndërruar jetë këmbësori 45-vjeçar, me iniciale L.R., trupi i të cilit është dërguar në morg.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit fatal, por grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm në Elbasan/ Makina humb kontrollin dhe kthehet përmbys

Ndërkohë drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ku po kryhen veprimet proceduriale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Hakmarrje për vëllain dhe xhaxhain?/ Erion Alibej i dyshuar edhe për vrasjen e Bujar Çelës

Publikuar

-

Nga

Erion Alibej (Dylgjeri) i arrestuar ditën e sotme me akuzën e porositjes dhe organizimit të vrasjes së 2 personave në Korrik, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt është i dyshuar kryesor edhe për ngjarjen e djeshme që tronditi Elbasanin.

Sipas AbcNews, Erion Alibej është i dyshuari kryesor si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Bujar Çelës, të vëllait të Talo Çelos mëngjesin e djeshëm te kryqëzimi i Bradasheshit.



Bujar Çela u ekzekutua në të njëjtin vend, që në 29 dhjetor të 2018 u vra vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibej 34 vjeç bashkë me xhaxhain dhe një shtetas turk.

LEXO EDHE:  OFL “zbarkon” në Gjirokastër/ Në shënjestër pesë “të fortët” e radhës

LEXO EDHE:  Aksident/ Biçikleta përplaset nga makina, një i plagosur

Erion Alibej (Dylgjeri) është arrestuar në 2013. Ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh në Torino (Asti) me 4.5 vite burg. Pasi kreu burgun erdhi në Shqipëri, ndërsa aktualisht ishte në arrest shtëpie për një plagosje 6 muaj më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vranë vëllain në masakrën e Elbasanit/ Kush është 34-vjeçari që porositi dy ekzekutimet e bujshme

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme 34-vjeçarin Erion Alibej si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Për 34-vjeçarin është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili u ekzekutua dy vitë më parë në Elbasan, në dhjetor të 2018. Erion Alibej së bashku me vëllain e tij drejtonin një grup të trafikut të drogës në Holandë e Itali.



Endrit Alibej bashku me vëllain Erion Alibej u arrestuan më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

LEXO EDHE:  Sulmohet autobusi i shkollës/ Të paktën 39 të vdekur

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin

Asokohe, policia e Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve Alibej mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri armësh te hotel “Voloreka”/ Lihen në burg tre të akuzuarit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit në lidhje me dy sulmet me breshëri plumbash në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit.

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin si shtetasin Ervin Kalaja. Mësohet se Kaloshi është mik i Orges Bilbili, i cili akuzohet se ka bërë edhe sulmin në fjalë, ndërsa ishte në shoqërinë e tij kur u arrestua. Ata akuzohen për armbajtje pa leje, kundështim të policisë, falsifikim dokumentesh.



Tre të dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht. Cështja erdhi në Gjykatën Penale të Tiranës për shkak se gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë territoriale. Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”) u arrestuan gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga Shërbimet e Forcave Operacionale në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja.

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë/ Plagosen dy persona

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE