Connect with Us

29 vite nga themelimi i RD-së/ Berisha kujton shpresën që ngjalli gazeta tek shqiptarët

Politikë

29 vite nga themelimi i RD-së/ Berisha kujton shpresën që ngjalli gazeta tek shqiptarët

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 29-vjetorin e themelimit të medias Rilindja Demokratike, gazetës së parë opozitare që Edi Rama po mundohet ta censurojë.

Berisha kujton se 29 vite më parë, pas një vendimi historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njeë grup i intelektualësh, gazetarësh dhe studentësh botuan numrin e parë të gazetës, e cila ishte si organ i PD-së dhe mendimit opozitar shqiptar.

Ish-kryeministri tregon se me sa frikë dhe armiqësi e priti botimin e Rilindjes Demokratike regjimi komunist, duke bërë gjithçka që ta pengonte, por megjithatë publiku i gjerë e priti me interes të jashtëzakonshëm.

Berisha shkruan në rrjetet sociasle se: “Me qindra e qindra qytetare priten numrin e pare te saj me padurim te madh, me nje nate te bardhe, pra zbardhen gjithe naten per te siguruar nje kopje te saj, e cila hapej me nje editorial te pavdekshem te redaksise “E para eshte fjala”.

“Me shpejtesi te rrufeshme gazeta si organ i te vertetes aktuale dhe asaj te ndaluar dhe mohuar pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Asokohe te shumte ishin intelektualet nga te gjitha fushat qe u bene bashkepuntoret me te mire te saj. Rilindja Demokratike tere jeten e saj ishte dhe mbetet si organi i pavdekshem i fjales dhe shtypit te lire, te vertetave te medha te shoqerise dhe kombit shqiptar”, thekson më tej ish-lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Berisha "zbulon" diagnozën e Ramës

Berisha shpreh nderimin më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktorë, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë që nga numri i parë e deri në numrin e sotëm në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqerisë shqiptare.

“Ne kremtojme kete dite kur Edvin Kristaq Xhelati, biri biologjik i zevendesit te Nexhmije Hoxhes, skulptorit xhelat te diktatures Kristaq Rama, qe firmosi varjen ne litar per fjalen e lire te poetit disident Havzi Nela ne gusht te vitit 1988, miratoi ne parlamentin e krimit dhe droges ligjin gijotine per fjalen e lire”, shprehet ish-kryeministri ndër të tjera.

Gjithashtu Berisha i rikujton shqiptarëve se armiku më i rrezikshëm i njeriut është armiku i fjalës së tij të lirë, ndaj kërkon që populli të ngrihet kundër kryeministrit Rama, që sot kërkon të censurojë mediat në Shqipëri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi bërë by*hë pambukër”/ Gjuzi për 100- vjetorin e Tiranës: Veliaj e ktheu në disko, kush je ti nga Berati…

Publikuar

-

Nga

Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e mbajtur në seancën plenare në Kuvend ka komentuar festimin e 100- vjetorit në Tiranë.

Gjuzi u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj, fjalimin e mbajtur mbrëmjen e kaluar e ktheu në disko.

Ai e konsideron fjalën e Ramës si serioze, por thotë se nuk duhet t’i ngjajë ish- diktatorit libian Muammar Gaddaf, i cili qëndroi në pushtet 41 vite.

“Erion Veliaj e bëri disko fjalimin, kush je ti që na vjen nga Berati do të na fusësh në sherr ne, si nuk ftove profesorë dhe akademikë që janë nga Tirana por na flet ti. Kishim dhe kryeministrin që ishte serioz. Mos ngjaftë Gaddafit se i bie që me mesatare të jetojë edhe nja 20 vite të tjera.
Jemi bërë bythë pambukër ne, që e bëmë Tiranën metropol me 1 milion banorë ndërsa diktatura 148 mijë banorë e çoi. Pavarësisht se rriti sipërfaqen territoriale se diktaturat bëjnë edhe ndonjë gjë të mirë por vrasin. Po të jetë disa nga ju këtu duhet të vritemi, të vetëvritemi, se për interesa disa duan që të vriten shqiptarët dhe të largohen”, thja Gjuzi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjeti i blinduar i vëllai të Ramës lëviz në shkelje të rregullave/ Salianji zbulon urdhrin e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji e ka quajtur aksionin për makinat e blinduara, spektaklin të organizuar.
Salianji ka akuzuar Ramën se ka dhënë urdhër të mos ndalohet vëllai i tij Olsi Rama i cili sipas PD lëviz me makinë të blinduar.

“Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.
Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, Audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave”, tha Salinaji.

Ai u shpreh se Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blinduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga policia.

LEXO EDHE:  Fjala e parë si President/ Meta: Berisha është dobësia ime!

LEXO EDHE:  Gëzuar 1 Prillin, ditën e shenjtë të jetës tënde!

“Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin”m tha më tej Salinaji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protestat e opozitës/ Lleshaj e pranon në Kuvend: Morrëm sasi gazi lotsjellës nga…

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar sot në foltoren e Kuvendit, Policia e Shtetit ka marrë gaz lotsjellës nga Kosova, gjatë periudhës së protestave të opozitës.

Por, sipas ministrit Lleshaj, gazi është marrë në muajin qershor të 2019-ës, i cili sipas tij, nuk është përdorur asnjëherë, por është kthyer sërish atje ku është marrë.

“Nga Kosova është marrë në muajin qershor një sasi dhe nuk është përdorur asnjëherë, është kthyer sërish atje ku është marrë. Është fatkeqësi dhe turp i madh për këdo që merr dhe ballafaqon fëmijë, gra e pleq përpara policisë. Policia kurrë nuk është angazhuar dhe as do angazhohet me forcë përballë qytetarëve të saj, grave e fëmijëve, por ndaj atyre që shkelin ligjin, që kryejnë krime. Policia ekziston për të frenuar kriminelët, jo popullin. Kush është ai burrë shqiptari që i merr fëmijët e gratë për t’i ballafaquar me policinë? Duhet të jesh aq dinjitoz, sa për të larguar fëmijët nga dhuna. Ata që kanë vënë fëmijët para policëve, kanë shkelur çdo etikë”, tha Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE