LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

4 Janar 2020, 17:04, Kronika CNA
Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga