Connect with Us

Thirrja e fortë e ish deputetit demokrat/ Pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt

Politikë

Thirrja e fortë e ish deputetit demokrat/ Pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt

Publikuar

-

Vrasja e gjeneralit iranina Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shoqëruar me reagime të shumta.

Një ndër ta që ka reaguar është dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Përmes një reagimi në rjetet sociale, Shehu i bën apel ‘botës demokratike’ të jetë në krah të SHBA-ve.

Ai  shton se pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt dhe fitoret arrihen vetëm me SHBA-në në krah, ashtu siç e ka dëshmuar historia.

“Caste kur Bota Demokratike duhet t’i qendroje me afer se kurre ShBA-ve!
Nje histeri antiamerikane ka perfshire mbas vrasjes se Gjeneralit iranian shume vende sot, hezitim e heshtje diku tjeter, mbeshtetje te ShBA-ve me tej.
Kombi shqiptar ne terresine e tij, kudo qe ndodhet qendron e nuk mund te ndodhe ndryshe me ShBA, mbeshtetesin tone te madh historik, promotorin e arritjeve tona te pa shembullta ne keto 30 vite demokraci e realizim te aspiratave tona kombetare e individuale.

Une e kuptoj se per shume vende te tjera, edhe midis Botes Demokratike jane momente te veshtira dhe pergjegjesie disa here, nuk eshte e lehte per nje pjese ne marjen e vendimeve, jane ne loje shume lidhje, kombinacione, interesa, kend veshtrime, dyzime, etj, dhe kjo eshte normale ne nje rruzull kaq te komplikuar e me diversitete.

LEXO EDHE:  Check up-i “patate e nxehtë” për Ramën

Por pavaresisht nga keto sot Koha therret per te qene se bashku, rreth ShBA-ve dhe me ata, si menyren e vetme per t’i bere balle kercenimeve, rreziqeve, terroristeve, qe me emra te ndryshem kane per leitmotiv shkaterrimin e vlerave tona, lirive, demokracise, mireqenies, barazise njerrezore pavaresisht seksit, ngjyres, races, kombesise a fese se secilit prej nesh.

Ashtu si dje ne Betejat kunder fashizmit e nazizmit, apo ne Luften kunder komunizmit nuk mund te arriheshin fitoret pa ShBA dhe sot perseri pa ShBA Bota nuk mund te jete e sigurte qe despote a terroriste nuk do te prekin ate cfare ne kemi me te shtrenjte ne jeten tone, familjet tone, vendet tona, kudo ku jemi e jetojme.
Prandaj te gjthe ata qe aspirojne ne keto vlera, individet, shtetet gjithkush duhet te shprehim mbeshtetjen dhe solidaritetin e madh me SHBA-te, vetem keshtu jo vetem mbrojme te ardhmen, por dhe parandalojme me nje Bashkim Demokratik, me mesazhin e tij te forte aventura te reja nga forcat e erresises.”, shkruan Shehu në reagimin e plotë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Vota kundër SHBA në OKB/ Deputeti i PD publikon fjalimin e Trump: Seriozisht e ka ky?

LEXO EDHE:  Ish-ministri ngre alarmin/ Goditje fatale për sistemin shëndetësor

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Rama-Meta për emërimet në Kushtetuese/ Komisoni i Venecias zbarkon në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 3 ditore.

Mësohet se vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që shkaktuan ngërç dhe debate mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.

Mësohet se rreth orës 9:30  të mëngjesit të ditës së nesërme delegacioni i Venecias do të mbajë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për ta vijuar më tej me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor në orën 10:40.

Me Metën pritet që të takohen në orën 12:00, ndërsa 16:00 do të takohen me Arta Vorpsin.

LEXO EDHE:  Check up-i “patate e nxehtë” për Ramën

LEXO EDHE:  Tritan Shehu: Të dielën Greqia voton për të ardhmen e saj europiane

Gjithashtu një delegacioni i Komisionit të Venecias do të mbajë një takim edhe me kreun e KED-së Ardian Dvoranin në 10:15 të 14 shkurtit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon skandalin me pronat në Durrës/ Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një skandal me zonat që do të rindërtohen në Durrës pas tërmtit të 26 nëntorit.

Sipas Ramës, me mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, janë bërë me pronarë

“Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës, me mijëra e mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, por kur futesh nëpër labirinthe sheh lloj lloj rrumash, që janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk reale, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende fraxhil, por ama kemi arsye të besojmë se këtë betejë do ta fitojmë, pasi kemi SPAK. SPAK ka lindur për këtë, SPAK është aty që të bëjë këtë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE