Connect with Us

Tensionet SHBA-Iran pas vrasjes së gjeneral Soleimanit

Bota

Tensionet SHBA-Iran pas vrasjes së gjeneral Soleimanit

Publikuar

-

Pas vrasjes nga ushtria amerikane të gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, janë ngritur mjaft pikëpyetje rreth nivelit të tensioneve që kjo ngjarje do të krijojë mes dy vendeve. Korrespondentja e “Zërit të Pentagonit”, Carla Babb njofton mbi zhvillimet e fundit në lidhje me këtë çështje.

Në këtë zonë, Shtetet e Bashkuara përmes një sulmi ushtarak vranë Qassem Soleimanin, komandantin e forcave elite Quds të Iranit.

Soleimani ishte drejtues i operacioneve ushtarake të Gardës Revolucionare Islamike jashtë vendit, e shpallur si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ai ka mbështetur grupet terroriste në Liban, regjimin e Asadit në Siri dhe ka mbikqyrur operacionet për përhapjen e ndikimit ushtarak iranian në Irak.

“Qassem Soleimani ishte njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran. Asnjë komandant ushtarak, asnjë politikan nuk kishte fuqinë që kishte ai”, tha Mehdi Parpanchi, Drejtor i Radio Fardas.

Bota tani po pret të shohë nëse Irani do të hakmerret, ndërsa udhëheqësit e tij po kërcënojnë me përgjigje të ashpra ndaj vrasjes së gjeneral Soleimanit.

“Ne nuk po shkojmë drejt një lufte përgjithshme. Ajo që ka të ngjarë të shohim është një seri përshkallëzimesh reciproke e goditje asimetrike që ndoshta nuk do të kufizohen në Irak apo në Lindjen e Mesme”, thotë Kirsten Fontenrose nga Këshilli Atlantik.

LEXO EDHE:  Tensione te burgu 313/ Rebelohen miqtë e Muratajt

Të premten Presidenti amerikan Donald Trump u duk sikur po bënte thirrje për bisedime, por njëkohësisht ai kritikoi Iranin duke thënë se, “Teherani kurrë nuk ka fituar një luftë, por kurrë nuk ka humbur në negociata.”

“Ne ndërmorëm veprime mbrëmë për të ndalur luftën, e jo për ta filluar atë”.

Shtetet e Bashkaura dërguan një kontigjent prej 750 trupash shtesë në rajon në fillim të kësaj jave dhe zyrtarët e mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës se pjesa tjetër e kësaj brigade, rreth 3,000 ushtarë të tjerë, do të dislokohen në Lindjen e Mesme në orët e ardhshme./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Produktet ‘Made in Kosova’, vështirë depërtojnë në tregun serb

Publikuar

-

Nga

Produktet ‘Made in Kosova’, vështirë depërtojnë në tregun serb

Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, në shumë raste, këto dokumente në të cilat shkruan Republika e Kosovës nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi, bëjnë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të cilët eksportojnë në Serbi.

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, po konsiderohet nga përfaqësues të bizneseve se do të mund të eliminojë këto barriera.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe në rastin e eksportit të produkteve nga Kosova në Serbi vendosin pengesa herë pas here duke mos njohur dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet e Kosovës.

“Me Serbinë kemi disa probleme të natyrave që më shumë janë politike sesa teknike, kemi probleme të certifikatave fitosanitare të cilat herë pas here nuk pranohen. Kemi pastaj problemet tek daljet zyrtare. Autoritetet e Serbisë nuk e llogarisin dalje zyrtare nëse një maune ka dalur nga një pikëkalim kufitar. Nëse del nga pika kufitare në Merdare ata e quajnë transit të brendshëm dhe nganjëherë mauna me mallra duhet të shkojë nga Maqedonia (e Veriut)”, sqaron Stavileci.

Në muajin korrik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova kishte eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej rreth 3,814 milionë euro. Derisa, Serbia kishte eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 18,914 milionë euro.

Produktet ‘Made in Kosova’, nuk konsumohen nga serbët

Shaqir Palushi, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, tha për Radion Evropa e Lirë, se përveç barrierave që Serbia i vendos produkteve nga Kosova, problemi qëndron se produktet e Kosovës nuk preferohen nga konsumatorët në Serbi.

“Produktet tona eksportohen juridikisht në Serbi, por shumica e produkteve shkon në Luginën e Preshevës (treg me shumicë shqiptare), por në pjesën tjetër të Serbisë është e pamundur për shkak të paragjykimeve nga ana e tregtarëve, por edhe nga konsumatorët serbë të cilët produktet finale që shkruan ‘Made in Kosova’ nuk i konsumojnë. Nga viti në vit kemi pasur pengesa. Fillimisht ka pasur pengesa nuk janë pranuar disa nga dokumentet ku shkruan Kosovë, por më vonë janë pranuar, por ka pasur herë pas here që kanë krijuar barriera dhe nuk na janë lejuar produktet të hynë në Serbi”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Foto-Lajm/ Çfarë ndodhi në Kuvend, opozita në këmbë, Tahiri i revoltuar

LEXO EDHE:  Tensione në Shkodër/ Mbështetësit e PS-së thyejnë derën e KZAZ-së

Kryesisht certifikatat fitosanitare janë ato të cilat nuk pranohen nga Serbia, thotë Palushi.



Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës i lëshuar nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.

Marrëveshja e Uashingtonit do të eliminojë barrierat

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit konsiderohet se mund të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës.

Agim Shahini kryetar i kësaj shoqate ekonomike tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje do t’iu hap mundësi prodhuesve nga Kosova që produktet e tyre t’i eksportojnë në Serbi.

“Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosovës i është hapur një port i eksportit në Serbi. Së fundi një komani nga Kosova dhe një kompani nga Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milionë euro eksport të verës dhe kjo hap mundësinë edhe prodhuesve tjerë vendor të eksportojnë në këtë treg që ka qenë i ndalur për prodhimet e Kosovës duke pasur parasysh që Serbia vazhdimisht ka krijuar pengesa dhe barriera jo tarifore”, thotë Shahini.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë, 4 shtator, 2020.
Kompania ‘Agrokosova Holding’ nga Kosova dhe kompania “Euro Test” nga Serbia, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 milion eurove dhe si e tillë kjo marrëveshje mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi me mbishkrimin ‘Made in Kosova’.

Në vitin 2019, Serbia, për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës kishte eksportuar mallra në vlerë afër 5 milionë euro, sipas Doganave të Kosovës, por, para vendosjes së kësaj takse në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë në një vlerë prej rreth 400 milionë euro në vit.

Taksa ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia është hequr nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Sllovenia konfirmoi të mërkurën 123 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,123 mostrave.

Sipas autoriteteve, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore, që nga fillimi i epidemisë në këtë vend, në mes të marsit.

“Pamja epidemiologjike është shqetësuese”, tha zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin.

“Të dhënat e sotme pasqyrojnë modelet matematikore, që parashikuan rritjen e infeksioneve”, tha Kacin, duke shtuar se spitalet po përgatiten për rritje të numrit të pacientëve të sëmurë më rëndë.



Qeveria njoftoi se do të paraqesë masa të reja kufizuese të enjten.

LEXO EDHE:  “S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë ”/ Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërpritet sërish seanca

LEXO EDHE:  Prag lufte në Maqedoni/ Shtohet turma para Parlamentit, ja ç'po ndodh (Video)

Më 15 maj, Sllovenia ka shpallur fundin e epidemisë së koronavirusit, pas regjistrimit të më pak se shtatë rasteve të reja në ditë, në dy javët paraprake.

Ky vend, me dy milionë banorë, ka regjistruar më pak se 4,000 të infektuar në total dhe 135 viktima.

Numri i rasteve të reja me koronavirus është në rritje gjetkë në Evropë./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

163 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 7 pacientë

Publikuar

-

Nga

163 raste të reja me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 7 pacientë

Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 7 persona.



Shkupi mban kryesimin me 33 të infektuar së fundmi, ndjekur nga Kumanova 17, Tetova 13, Koçani 11 teksa të tjerat më pak se 10.

LEXO EDHE:  Zjarr dhe furi!/SHBA-Kore e Veriut gati për luftë vdekjeprurëse! (Video)

LEXO EDHE:  “S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë ”/ Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërpritet sërish seanca

Por ndërkohë u regjistruan edhe 132 të shëruar teksa në 24 orët e fundit numri i testimeve kapi shifrën e 1721 mostrave./CNA.al

LEXO TE PLOTE