Connect with Us

Sulmi ndaj ambasadës së Malit të Zi/ Vasili-Ramës: Pse u bëre memec, llafazan i sëmurë!

Politikë

Sulmi ndaj ambasadës së Malit të Zi/ Vasili-Ramës: Pse u bëre memec, llafazan i sëmurë!

Publikuar

-

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, lidhur me faktin se ky i fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë, pas sulmit në ambasadën e Malit të Zi, në Serbi.

Vasili shkruan se, Rama si kryeministër, ministër i Jashtëm i Shqipërisë por, edhe si si një propagandist i palodhur i minishengenit, e kishte detyrim politik e diplomatik, të shprehej e të mbante qëndrim.

Ndërsa shtron edhe disa pyetje, ai thumbon edhe mbi faktin përse iu mbyll goja Ramës.

“Edi Rama memec per sulmin ndaj ndaj ambasades se Malit te Zi!!

Rama kryeminister dhe minister i jashtem i Shqiperise nuk ka shqiptuar e shkruar asnje fjale per sulmin ndaj ambasades se Malit te Zi ne Beograd.

E kishte detyrim shteteror qe te fliste. E kishte detyrim diplomatik te shprehej. E kishte obligim politik te mbante qendrim.

Si nje propagandist i palodhur i minishengenit gjer ne histeri, e kishte te detyruar te prononcohej per gjest te rende qe hedh ne ere mirekuptimin, klimen e paqes dhe besimit mes vendeve, qe jane edhe premisa kryesore te cdo marreveshjeje.

LEXO EDHE:  Asambleja e PS në Durrës/ Bylykbashi i “nxjerr bojën” Ramës

I palodhur ne komente boshe, i paepur ne beteja qesharake me ndjekesit ne FB fjalamani patologjik hesht per nje problem kaq serioz dhe tregon nje mungese integriteti kritike dhe vë bedelin Caka te belbezoje fjali te shkoqura qe s’thone asgje dhe pa asnje qendrim

Naryrshem lindin disa pyetje

Pse u be memec llafazani i semure Edi Rama??

Kush ja lidhi gjuhen gjuheleshuarit Edi Rama??

Ç’detyrim i madh ja mbylli gojen zhurmemadhit Edi Rama??

Pse u tremb kaq shume gojehumburi Edi Rama sa qe detyrohet e flet me gojen e Cakës??

Tek pergjigja e ketyre pyetjeve qendron edhe e verteta e hidhur e minishengenit tradhetar antishqiptar dhe anti Kosove te Edi Rama”, shkruan Vasili në reagimin e plotë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit, siguria e mirëqenia janë në rrezik

LEXO EDHE:  Censura në media/ Rama shtyn përpara projektligjet kontraverse

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Rama-Meta për emërimet në Kushtetuese/ Komisoni i Venecias zbarkon në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 3 ditore.

Mësohet se vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që shkaktuan ngërç dhe debate mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.

Mësohet se rreth orës 9:30  të mëngjesit të ditës së nesërme delegacioni i Venecias do të mbajë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për ta vijuar më tej me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor në orën 10:40.

Me Metën pritet që të takohen në orën 12:00, ndërsa 16:00 do të takohen me Arta Vorpsin.

LEXO EDHE:  “Mirënjohe për heronjtë”/ Mesazhi i fortë i Ramës: Në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës

LEXO EDHE:  Rama takon kryeparlamentarin Ruçi në selinë e Kuvendit

Gjithashtu një delegacioni i Komisionit të Venecias do të mbajë një takim edhe me kreun e KED-së Ardian Dvoranin në 10:15 të 14 shkurtit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon skandalin me pronat në Durrës/ Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një skandal me zonat që do të rindërtohen në Durrës pas tërmtit të 26 nëntorit.

Sipas Ramës, me mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, janë bërë me pronarë

“Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës, me mijëra e mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, por kur futesh nëpër labirinthe sheh lloj lloj rrumash, që janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk reale, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende fraxhil, por ama kemi arsye të besojmë se këtë betejë do ta fitojmë, pasi kemi SPAK. SPAK ka lindur për këtë, SPAK është aty që të bëjë këtë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE