Connect with Us

Sulmi ndaj ambasadës malazeze/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, mesazh qeverisë

Politikë

Sulmi ndaj ambasadës malazeze/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, mesazh qeverisë

Publikuar

-

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas sulmit ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e cilëson sulmin si shprehje e një urrejtjeje të verbër nga qarqe nacionaliste e radikale serbe.

Ndërsa dënon dhunën, Këshilli i Ambasadorëve, thekson domosdoshmërinë e raporteve të mira fqinjësore në rajon.

“Sulmet që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd nuk janë vetëm një akt vandalizmi, por edhe shprehje e një urrejtjeje të verbër nga qarqe nacionaliste e radikale serbe ndaj legjitimitetit dhe të drejtës për vendimmarrje të parlamentit të Malit të Zi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon dhunën mbi selinë diplomatike të Malit të Zi, një institucion i paprekshëm dhe i garantuar nga konventat ndërkombëtare, si dhe shpreh shqetësim për frymën e konfliktit dhe të tensionit që sjellin veprime të tilla.

Rajoni ka nevojë për mirëkuptim e komunikim miqësor për të çuar më përpara aspiratat e popujve ballkanikë në rrugëtimin e tyre për në Bashkimin Evropian.

Fqinjësia e mirë dhe respektimi i të drejtave themelore të pavarësisë së vetvendosjes, duhen të karakterizojnë raportet midis vendeve të rajonit tonë.”-thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Sulmi mbi Parlamentin/Dëshmia rrënqethëse e ministrit maqedonas

Më tej, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon Qeverinë e Shqipërisë, e cila sapo ka marrë kryesimin e OSBE-së, të luajë një rol të fuqishëm në uljen e tensionit që është ndezur në Beograd dhe të jetë aktiv përmes veprimeve e komunikimeve diplomatike në tejkalimin e situatës së krijuar.

“Eshtë momenti që diplomacia shqiptare duhet të levizë intensivisht dhe të shprehet hapur në mbrojtje të legjitimitetit e vendimmarrjes sovrane të parlamentit Malazez lidhur me të drejtat e liritë fetare, si një nga ato drejtime që OSBE e ka pjesë të mandatit të saj.

Shpërdorimi i fesë për agjenda nacionaliste dhe politika hegjemoniste ndaj popujve fqinje na kthen në kohën e Milosheviçit.

Popujt e rajonit kanë vuajtur shumë nga politika të tilla. Beogradi zyrtar duhet një herë e përgjithmonë të ndahet nga trashëgimia politike e viteve 90′ dhe të respektojë pavarësine dhe të drejtat sovrane të shteteve fqinje.

Vetëm kjo i kontribuon aspiratës Euro-Atlantike të rajonit tonë.”-përfundon deklarata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i prerë/Anti-KÇK të nisë nga vila luksoze e Ramës dhe shtëpitë e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për “Anti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga politikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë politikanët.

Bardhi thotë se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 milionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj.
Sipas Bardhit, nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, ai do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut.

“Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.
Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!
AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Sulmi mbi Parlamentin/Dëshmia rrënqethëse e ministrit maqedonas

LEXO EDHE:  "Tedi Blushi shantazhohet nga ambasada"/ Meta kërkon hetim: Mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE