Connect with Us

SHBA e pakënaqur me europianët pas vrasjes së Soleimanit

Bota

SHBA e pakënaqur me europianët pas vrasjes së Soleimanit

Publikuar

-

Pas sulmit në Irak kundër gjeneralit iranian, Kasem Soleimani, SHBA duket e zhgënjyer nga qëndrimi i europianëve. Ndërkohë Brigadat Al-Kuds paralajmërojnë hakmarrje e nuk përjashtojnë as sulme në Ngushticën e Hormuzit.

Mijëra irakianë demonstruan të shtunën kundër SHBA në një ceremoni mortore për gjeneralin e vrarë, Kasem Soleimani duke kërkuar hakmarrje me thirrje „vdekje Amerikës”. Me arkivolin e gjeneralit të vrarë ata kaluan nëpër kryeqytetin e Bagdadit duke lëshuar thirrje urrejtjeje kundër SHBA-së. Soleimani u vra me drone amerikane në Irak, dhe njihej si drejtuesi i brigadave famëkeqe Al Kuds dhe këshilltar i afërt i liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Khamenei. Irani ka shpallur se do të ketë hakmarrje masive. Edhe Gardat e Revolucionit, pjesë e të cilave ishin Brigadat Al-Kuds kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër SHBA dhe nuk përjashtojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Irani do t’i ndëshkojë amerikanët, ku të jenë, tha komandanti i njësive elitë në provincën Kerman, gjenerali Golamali Abuhamseh të shtunën për agjencinë Tasnim. „Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme për perëndimin dhe shumë shkatërrues amerikanë dhe anije lufte e kalojnë atë”, tha Abuhamseh.

Pompeo kritik ndaj vendeve europiane

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e europianëve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Soleimani nga SHBA. Pompeo tha të premten për televizionin Fox News, se aleatët europianë „nuk ishin aq ndihmues”, sa kishte shpresuar ai.

Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli. Kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Afërt. Pas bisedimeve me aleatët në rajon dhe Europë, Pompeo tha se britanikët, francezët, gjermanët duhet të kuptojnë, se „ajo që kanë bërë amerikanët ka shpëtuar jetë njerëzish edhe në Europë.” Kurse bisedimet me partnerët tanë në rajon kanë qenë „të gjitha fantastike”, shtoi Pompeo, i cili e quajti sulmin „një gjë të mirë për të gjithë botën”.

Bundeswehr im Irak (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Bundeswehri gjerman si edhe NATO ndërprenë trajnimet në Irak

NATO ndërpret trajnimin e trupave irakiane

Pas vrasjes së gjeneralit të njohur iranian, Kasem Soleimani, për shkak të gjendjes së rrezikshme në rajon, NATO ka ndalur për momentin trajnimin e trupave irakiane. Zëdhënësi, Dylan White tha, se misioni megjithatë nuk do të ndërpritet. „Por aktivitetet e trajnimit janë ndalur përkohësisht.” NATO e vëzhgon gjendjen me kujdes, tha zëdhënësi. Siguria e personelit ka prioritet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Afërt./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas Brexit, BE: Gati t’i ofrojmë Britanisë diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë

Publikuar

-

Nga

BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë” si marrëveshje tregtare tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por jo pa paraqitur kërkesa të vetat.

Ursula von der Leyen e deklaroi këtë në Strasburg, në lidhje me ato që priten të jenë negociata të vështira për të ardhmen e tregtisë midis bllokut të BE dhe Britanisë së Madhe, që u largua nga BE.Presidentja e përshëndeti thirrjen e fundit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson që Mbretëria e Bashkuar pas Brexitit të bëhet “kampione globale e tregtisë së lirë”. Eurodeputetëve ajo u tha se edhe BE e mirëpret një sistem tregtar “më të drejtë dhe më të fortë”.

“Një sistem tregtar që është i hapur nga njëra anë, dhe është i drejtë nga ana tjetër,” tha ajo. Presidentja e Komisionit i vlerësoi marrëveshjet e tanishme tregtare të lidhura me Japoninë dhe Kanadanë, duke thënë se BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë, kurrë më parë për këdo tjetër”. BE ka përfytyrimin për një marrëveshje pa dogana dhe kuota tregtare për të gjitha mallrat, tha Presidentja.

BE: ‘Jo iluzione’ për shërbimet financiare

“Një model i ri tregtie, qasje unike,” vazhdoi ajo. “Por sigurisht kjo kërkon garanci korresponduese për konkurrencë korrekte dhe standarde sociale, mjedisore dhe të konsumatorëve.” Të gjitha marrëveshjet tregtare vijnë “jo vetëm me të drejta, por edhe me detyrime nga të dyja palët”, tha ajo.
Në lidhje me shërbimet financiare – një sektor kyç për ekonominë e Britanisë së Madhe – Michel Barnier, kryenegociatori i BE për Brexit-it dhe pas-Brexitin, theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të ketë “asnjë iluzion për këtë çështje; nuk do të ketë asnjë ekuivalent të përgjithshëm, global ose të përhershëm në shërbimet financiare”.
Më herët, shefi i thesarit në Mbretërinë e Bashkuar Sajid Javid, tha në një artikull për të përditshmen e biznesit City A.M. se Britania është e prirur të zhvillojë një “marrëdhënie të qëndrueshme” me BE për shërbimet financiare. Ai theksoi nevojën “për të trajtuar nevojat afatgjata të industrisë për një proces të besueshëm ekuivalent”, duke iu referuar kornizës së BE për qasje në tregjet financiare të të gjithë BE. Javidi beson se arritja e ekuivalencës nuk duhet të jetë “e ndërlikuar” dhe shtoi se rregulloret duhet të jenë “të pajtueshme”, por jo domosdoshmërisht “identike”.

‘Modeli’ australian?

LEXO EDHE:  Pagesat e PD për lobim/ Letërporosi jo vetëm nga SHBA, por edhe nga Skocia  

LEXO EDHE:  Prokurorja e “avionit me drogë”/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut

Von der Leyen u shpreh e habitur, megjithatë, që Johnson përmendi kohët e fundit “modelin australian”, pasi BE-ja aktualisht nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë, por po kërkon ta ndryshojë këtë gjendje. “Ne thjesht jemi në momentin kur po biem dakord me Australinë që duhet t’i japim fund kësaj situate dhe po punojmë për një marrëveshje tregtare me ta,” tha von der Leyen, duke shtuar se “natyrisht Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë për më pak, unë personalisht besoj se duhet të jemi më ambiciozë”.

Ambicia reciproke e tregtisë dhe një marrëveshje e përshtatshme do të “shkaktonin një konkurrencë dinamike në rritje”, nga e cila do të përfitonin të dyja palët, tha von der Leyen para Parlamentit Evropian. BE ka thënë që sa më shumë t’u përmbahet Britania e Madhe rregullave të bllokut, aq më e afërt do të jetë marrëdhënia ekonomike midis dy palëve.

Britania e Madhe u largua nga BE më 31 janar, pas 47 vjetësh anëtarësimi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  “Vrasësi” i veshur me Prada

LEXO EDHE:  Nga Lorenc VANGJELI/ Simetria e ligë e të keqes

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE