Connect with Us

Rritet numri i të vdekurve në Australi/ Zjarret mbeten jashtë kontrollit

Bota

Rritet numri i të vdekurve në Australi/ Zjarret mbeten jashtë kontrollit

Publikuar

-

Zjarret e pyjeve po tërhiqen në mënyrë të pakontrollueshme në bregdetin lindor të Australisë, të favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, me zjarrfikësit që luftojnë për të shpëtuar jetë dhe prona. Dy njerëz vdiqën në ishullin Kangaroo në jug të vendit, duke rritur numrin e vdekjeve nga zjarret e kësaj jave në 12 dhe numrin total të vdekjeve në 22.

Autoritetet kanë thënë që kushtet mund të jenë më të këqija sesa në natën e Vitit të Ri, kur zjarret dogjën zona të mëdha dhe detyruan mijëra banorë dhe pushues të kërkojnë strehim në bregdet.

“Qeveria ka bërë thirrje që 3,000 rezerva të shpërndahen për të ndihmuar zjarrfikësit në luftimin e zjarreve të vendit”, tha kryeministri Scott Morrison, duke rritur mobilizimin e pajisjeve në pronësi të shtetit, përfshirë edhe anije lufte të ruajtur për raste emergjente katastrofale.

“Ky vendim na lejon të kemi më shumë burra në tokë, më shumë aeroplanë në qiell, më shumë anije në det”, tha Morrison, i cili është kritikuar për mënyrën se si ka menaxhuar zjarret e shtatorit.

Një gjeneral është ngarkuar me mbikëqyrjen e ndërhyrjes së ushtrisë, dhe HMAS Adelaide, transportues i helikopterëve, është përfshirë në operacione për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve.

LEXO EDHE:  Termometri shkon në minus/ Nesër priten reshje bore

Për muaj të tërë, Ushtria Australiane ka siguruar ndihmë në zbulimin, hartën, kërkimin dhe shpëtimin, logjistikën dhe ndihmën ajrore.

“Gjendja po përkeqësohet me shpejtësi në zjarret e Uellsit të Ri Jugor”, tha Shërbimi Meteorologjik në Twitter. “Nxehtësia dhe era e forcojnë stuhinë e zjarrtë.”

Në Australinë e Jugut, dy njerëz humbën jetën në ishullin Kangaroo, një vendpushim popullor pushimesh jo larg bregut, duke rritur numrin e vdekjeve nga zjarret e kësaj jave në 12. Njëzet e një njerëz raportohen të zhdukur në Viktoria.

Më shumë se 130 janë aktivë aktualisht në Uellsin e Ri Jugor, zjarre që për më tepër kanë dalë jashtë kontrollit. Në Viktoria autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e zonave për shkak të dimensioneve të rrezikshme që kanë marrë gjashtë zjarre dhe kanë lëshuar raporte emergjente për 11 të tjerë.

Nxehtësia pritet të mbizotërojë edhe sot, me temperatura që tejkalojnë 40 gradë celsius dhe shoqërohen me erëra të forta.

Që nga fillimi i sezonit të zjarrit në Shtator, të paktën 22 njerëz kanë vdekur, dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur, dhe më shumë se 1.300 shtëpi janë shkatërruar./Përshtati nga Kathimerini.gr, CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Termometri shkon në minus/ Nesër priten reshje bore

LEXO EDHE:  Rikthehen zjarret në Greqi/ Pushtojnë ishullin e Kretës

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas Brexit, BE: Gati t’i ofrojmë Britanisë diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë

Publikuar

-

Nga

BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë” si marrëveshje tregtare tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por jo pa paraqitur kërkesa të vetat.

Ursula von der Leyen e deklaroi këtë në Strasburg, në lidhje me ato që priten të jenë negociata të vështira për të ardhmen e tregtisë midis bllokut të BE dhe Britanisë së Madhe, që u largua nga BE.Presidentja e përshëndeti thirrjen e fundit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson që Mbretëria e Bashkuar pas Brexitit të bëhet “kampione globale e tregtisë së lirë”. Eurodeputetëve ajo u tha se edhe BE e mirëpret një sistem tregtar “më të drejtë dhe më të fortë”.

“Një sistem tregtar që është i hapur nga njëra anë, dhe është i drejtë nga ana tjetër,” tha ajo. Presidentja e Komisionit i vlerësoi marrëveshjet e tanishme tregtare të lidhura me Japoninë dhe Kanadanë, duke thënë se BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë, kurrë më parë për këdo tjetër”. BE ka përfytyrimin për një marrëveshje pa dogana dhe kuota tregtare për të gjitha mallrat, tha Presidentja.

BE: ‘Jo iluzione’ për shërbimet financiare

“Një model i ri tregtie, qasje unike,” vazhdoi ajo. “Por sigurisht kjo kërkon garanci korresponduese për konkurrencë korrekte dhe standarde sociale, mjedisore dhe të konsumatorëve.” Të gjitha marrëveshjet tregtare vijnë “jo vetëm me të drejta, por edhe me detyrime nga të dyja palët”, tha ajo.
Në lidhje me shërbimet financiare – një sektor kyç për ekonominë e Britanisë së Madhe – Michel Barnier, kryenegociatori i BE për Brexit-it dhe pas-Brexitin, theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të ketë “asnjë iluzion për këtë çështje; nuk do të ketë asnjë ekuivalent të përgjithshëm, global ose të përhershëm në shërbimet financiare”.
Më herët, shefi i thesarit në Mbretërinë e Bashkuar Sajid Javid, tha në një artikull për të përditshmen e biznesit City A.M. se Britania është e prirur të zhvillojë një “marrëdhënie të qëndrueshme” me BE për shërbimet financiare. Ai theksoi nevojën “për të trajtuar nevojat afatgjata të industrisë për një proces të besueshëm ekuivalent”, duke iu referuar kornizës së BE për qasje në tregjet financiare të të gjithë BE. Javidi beson se arritja e ekuivalencës nuk duhet të jetë “e ndërlikuar” dhe shtoi se rregulloret duhet të jenë “të pajtueshme”, por jo domosdoshmërisht “identike”.

‘Modeli’ australian?

LEXO EDHE:  Nga Ilir LEVONJA/ Akoma me Erionin kjo dëm-demokracia jonë

LEXO EDHE:  Termometri shkon në minus/ Nesër priten reshje bore

Von der Leyen u shpreh e habitur, megjithatë, që Johnson përmendi kohët e fundit “modelin australian”, pasi BE-ja aktualisht nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë, por po kërkon ta ndryshojë këtë gjendje. “Ne thjesht jemi në momentin kur po biem dakord me Australinë që duhet t’i japim fund kësaj situate dhe po punojmë për një marrëveshje tregtare me ta,” tha von der Leyen, duke shtuar se “natyrisht Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë për më pak, unë personalisht besoj se duhet të jemi më ambiciozë”.

Ambicia reciproke e tregtisë dhe një marrëveshje e përshtatshme do të “shkaktonin një konkurrencë dinamike në rritje”, nga e cila do të përfitonin të dyja palët, tha von der Leyen para Parlamentit Evropian. BE ka thënë që sa më shumë t’u përmbahet Britania e Madhe rregullave të bllokut, aq më e afërt do të jetë marrëdhënia ekonomike midis dy palëve.

Britania e Madhe u largua nga BE më 31 janar, pas 47 vjetësh anëtarësimi./DW

LEXO TE PLOTE