Connect with Us

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Kronika

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Publikuar

-

zjarrefikset neutralizojne zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në apartament nuk jetonte njeri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrëfikësën.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

39 vjeçarja humb jetën në një klinikë private/ Procedohen 2 mjekë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i transportit të paligjshëm/ Arrestohet në Korçë 37-vjeçari i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.



Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Gjirokastër/ Mes flakëve 2 dynym bar e shkurre

LEXO EDHE:  Mali i Taraboshit përfshihet nga flakët/ Rrezikohen banesat

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Situata kriminale në vend/ Ngrihen 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale

Publikuar

-

Nga

Në të gjithë vendin ka vijuar zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.



Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike. Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet nga flakët banesa në Mat

LEXO EDHE:  Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete. Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .

Policia e Shtetit fton qyetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion antidrogë në Tiranë/ Arrestohen katër persona

Publikuar

-

Nga

Operacion antidrogë në Tiranë/ Arrestohen katër persona

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Kombinat, Tiranë.

Sipas Abc news janë arrestuar katër persona për shpërndarje heroine. Po ashtu, mësohet se 33-vjeçari H.SH është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë bëhet me dije se po se në pranga ka rënë Erjon Korteshi dhe vëllai i tij, Armand Gashi, Ardian Kanina e Genci Rapo.



Mësohet se pak ditë më parë, babai i Erjon Korteshit, Reshit Korteshi është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai u kap me një dozë heroinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE