Connect with Us

Ngërçi në Kushtetuese/ Avokati i Popullit padi kundër KED në Gjykatën Administrative të Apelit

Politikë

Ngërçi në Kushtetuese/ Avokati i Popullit padi kundër KED në Gjykatën Administrative të Apelit

Publikuar

-

Avokati i Popullit ka paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procedurat e ndjekura  për listat e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese, çështje kjo që solli shumë përplasje politike, kryesisht të Presidentit, Ilir Meta me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Padia mban datë 31 dhjetor dhe është formalizuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Institucioni i Avokatit të Popullit e kishte paralajmëruar që me datë 19 dhjetor një padi të tillë, ku me anë të një reagimi publikoi një raport të gjatë rreth KED. Ndërkohë kërkohet është shfuqizimi i neneve të caktuar në disa vendime të KED-së.

Institucioni i Avokatit të Popullit që është edhe një nga organet kryesore që mbikëqyr veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtës theksohen se padia është bërë “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” si dhe “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”. Gjykata Administrative e Apelit njofton se e ka regjistruar çështjen dhe shorti për shqyrtimin e saj ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa (Metaliaj).

Ndërkohë në raportin e publikuar më parë nga Avokati i Popullit ndaj KED, theksohej se gjatë hartimit të rregulloreve të funksionimit të KED u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit për të marrë pjesë në mbledhje, duke “parashikuar një kufizim të mëtejshëm të transparencës së Këshillit”.

Për sa i përket këtij kufizimi Avokati i Popullit, post ky që mbahet nga Erinda Ballancae njohur ndryshe edhe si avokatja e familjes Berisha, e cila u emërua në maj të 2017-ës, me propozim të Lulzim Bashës sipas marrëveshje PS-PD, thotë se një parashikim i tillë është në kundërshtim me kompetencat që Kushtetuta ka dhënë dhe kështu ata kanë ngritur edhe padinë.-raporton Shqiptarja.com.

LEXO EDHE:  “Minoi Kushtetuesen”/ PD reagon për kallëzimin ndaj Dvoranit

Avokati i popullit ashtu si presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të  hedh akuza ndaj kreut të KED duke thënë se është vërejtur mungesë transparence në ngritjen e KED. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellur një përplasje mes presidentit dhe mazhorancës, por edhe mes Presidentit dhe kreut të KED, Ardian Dvorani.  Pas emërimit të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. Nga ana tjetër Arta Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, u shpall edhe në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. Presidenti ka bërë edhe një padi kundër  Ardian Dvorani, padi të cilën e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshem, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës, për dy vepra penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i prerë/Anti-KÇK të nisë nga vila luksoze e Ramës dhe shtëpitë e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për “Anti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga politikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë politikanët.

Bardhi thotë se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 milionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj.
Sipas Bardhit, nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, ai do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut.

“Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.
Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!
AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Meta mban peng Këshillin e Emërimeve në Drejtësi/ Zbardhet strategjia

LEXO EDHE:  Debatet për Kushtetuesen/ Murrizi sulmon Kreun e KED: Komunist që e keni bërë si monument kulture

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE