Connect with Us

Nga patundshmëritë tek paratë dhe dhoma e gjumit dhuratë/ Prokurorja si tregtare shumice

Vetingu

Nga patundshmëritë tek paratë dhe dhoma e gjumit dhuratë/ Prokurorja si tregtare shumice

Publikuar

-

Prokurorja e Prokurorisë së Durrësit Flora Reka mund të konsiderohet si një nga njerëzit e pasur të drejtësisë. Pasuria e saj përveç llogarive të shumta bankare përbëhet edhe nga patundshmëri.

Si burime të ardhurash, prokurorja deklaron pagën e saj dhe të bashkëshortit gjyqtar si dhe përfitime nga qiraja e një apartamenti.

Ajo çfarë bie në sy në deklarimin e pasurisë së saj, të zbardhur nga CNA.al, janë shuma parash dhuratë, të dhëna nga të afërmit siç deklaron ajo.

Ajo deklaron se i është dhuruar në gusht 2005  shuma 1 000 dollarë nga vëllai i bashkëshortit, dhuruar në dhjetor 2005, shuma prej 2 000 euro nga kunati dhe dy vajzat e motrës, dhuruar nga nëna e saj, shuma 100 000 lekë, dhuruar nga vëllai, dhomë gjumi për fëmijët në shtator 2005, me vlerë mbi 10 000 lekë si dhe dhuruar në dhjetor 2005 shuma prej 50 000 lekësh nga motra e bashkëshortit.

Ndërsa si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2003 një apartament 1+1 me sipërfaqe 55 m2, ndërtuar para vitit 1990, një apartament 1+1 me sipërfaqe 70 m2, i ndërtuar në vitin 1999, të cilin e ka dhënë me qira.

Në vitin 2005 deklaron blerjen e një apartamenti 3+1, me vlerë 70 000 euro.

Ndërsa pasuri të luajtshme deklaron në vitin 2003 një makinë me vlerë 2 500 dollarë.

Në vitin 2008 ka blerë një automjet tip Opel me vlerë 5 000 euro, ndërsa në vitin 2012 ka blerë automjetin Mercedez Benz me vlerë 1 300 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga Flora Reka, e cila pritet së shpejti që të përballet me KPK.

Viti 2003

Ap 1+1 me sip 55 m2, ndërtuar para vitit 1990. Blerë nga privatizimi në vitin 1993.

Ap 1+1 me sip 70 m2, i ndërtuar në vitin 1999, dhënë me qira.

Tokë me sipërfaqe 250 m2.

Autoveturë me vlerë 2 500 dollarë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira, 5 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 0,53 milion lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 0,58 milion lekë.

Viti 2004

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti.

Paga e subjektit deklarues në shumën 755 093 lekë.

Shpërblime dhe orët jashtë orarit të subjektit deklarues, në shumën 128 760 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 760 831 lekë.

Shpërblime dhe orët jashtë orarit të bashkëshortit, në shumën 60 982 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 420 000 lekë.

Viti 2005

Blerë apartament 3+1, me vlerë 70 000 euro. Janë paguar 60 000 euro.

Shitur me datë 15.07.2005 një apartament 1+1 me vlerë 3 300 000 lekë.

Autoveturë, Benz  në emër të bashkëshortit, shitur 10 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 841 994 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 864 978 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 350 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 2 992 87 euro, ndërsa pa u shlyer 29 017 13 euro.

Dhuruar në gusht 2005  shuma 1 000 dollarë nga vëllai i bashkëshortit.

Dhuruar në dhjetor 2005, shuma prej 2 000 euro nga kunati dhe dy vajzat e motrës.

Dhuruar nga nëna e subjektit deklarues, shuma 100 000 lekë.

Dhuruar nga vëllai, dhomë gjumi për fëmijët në shtator 2005, me vlerë mbi 10 000 lekë.

Dhuruar në dhjetor 2005 shuma prej 50 000 lekësh nga motra e bashkëshortit.

Viti 2006

Kursimet vjetore në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 841 994 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 826 900 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 360 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 1 100 euro, ndërsa pa u shlyer 26 914 euro.

Viti 2007

Kursimet vjetore në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 102 249 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 999 090 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 360 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 6 364 euro, ndërsa pa u shlyer 24 636 euro.

Viti 2008

Automjet tip Opel me vlerë 5 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 896 600 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 807 099 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 360 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 14 395 euro, ndërsa pa u shlyer 16 605 euro.

Viti 2009

Kursimet vjetore në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 072 202 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 012 321 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 360 000 lekë.

Pagesa e subjektit deklarues si pedagoge e jashtme tek Justiniani, 30 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 3 850 euro, ndërsa pa u shlyer 14 715 euro.

Viti 2010

Kursimet vjetore në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 343 351 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 997 443 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 360 000 lekë.

Pagesa e subjektit deklarues si pedagoge e jashtme tek Justiniani, 41 400 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 3 694 23 euro, ndërsa pa u shlyer 12 366 57 euro.

Viti 2011

Kursimet vjetore në shumën 400 000 lekë.

Ap 3+1, me sip.146.5 m2 me vlerë 70 000 euro e shlyer tërësisht. Kjo pasuri është blerë në vitin 2004 dhe është pasqyruar në ILDKPKI në vitin 2006.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 469 122 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 402 385 lekë.

LEXO EDHE:  Plagoset rëndë një turiste në Durrës

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 360 000 lekë.

Pagesa e subjektit deklarues si pedagoge e jashtme tek Justiniani, 41 400 lekë.

Pagesa e vajzës si anëtare e Këshillit të Fakultetit të shkencave juridike në UAMD, në shumën 50 400 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 3 970 euro, ndërsa pa u shlyer 9 531 95 euro.

Viti 2012

Shitur automjeti tip Opel Corsa me vlerë 2 800 euro.

Blerë automjeti Mercedez Benz me vlerë 1 300 000 lekë.

Kursimet familjare të pakësuara në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 034 673 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 402 385 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 432 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 3 700 euro, ndërsa pa u shlyer 6 891 33 euro.

Viti 2013

Kursimet familje, janë shtuar në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 498 403 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 056 098 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 432 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 3 148 01 euro, ndërsa pa u shlyer 3 743 32euro.

Viti 2014

Kursimet familje, janë shtuar në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 588 531 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 296 878 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 432 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer shuma 4 016 99 euro, ndërsa pa u shlyer 297 95 euro.

Viti 2015

Të ardhura monetare të kursimeve familjare në shumën  1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 402 322 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 298 572 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 204 000 lekë.

Kredi me vlerë 31 000 euro për blerje apartamenti. Është shlyer e tëra.

Joli Reka ka hapur llogaritë bankare në shumat 72.05 lekë dhe 21 509 lekë.

Joli Reka ka blerë ap. me sip.57 m2 me vlerë 13 000 euro.

Joli Reka regjistruar si person fizik për tregëti me pakicë e produkteve kozmetike me vlerë 60 000 lekë.

Joli Reka, ka marre me qira një ambjent me sip 22 m2 me vlerë 80 000 lekë.

Erin Reka ka hapur llogari bankare në shumat 360 59 lekë, 46 82.00 lekë dhe  207.50 euro.

Erin Reka regjistruar si person fizik me agjenci imobiliare me vlerë 240 000 lekë.

Erin Reka, kontratë qiraje për një ambjent me sip 40 m2, me vlerë 300 euro në muaj.

Viti 2016

Llogari bankare në emrin e  subjektit deklarues dhe fëmijëve në shumën 16 820  37 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën  15 866 63 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën 657 43 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues, në shumën 9 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 359 88 lekë.

Llogari rrjedhëse për pagën e subjektit deklarues në shumën 5 086 lekë.

Gjendje cash jashtë sistemit bankar në shumën 300 000 lekë.

Pas vdekjes së nënës, subjekti deklarues ka trashëguar ¼ e  me vlerë 20 805 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 531 317 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 306 094 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 600 euro.

Viti 2017

Llogari bankare në emrin e  subjektit deklarues dhe fëmijëve në shumën 16 607  37 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën  15 416 63 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën 655 23 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortit dhe djalit, në shumën 966 2 lekë.

Depozitë me afat në emër të subjektit deklarues dhe fëmijëve në shumën 268 311 14 lekë.

Depozitë bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën 2 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse për pagën e subjektit deklarues në shumën 4 000 lekë.

Pas vdekjes së nënës, subjekti deklarues se ka trashëguar ¼ me sip 23.3 m2.

Të ardhura nga paga si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 544 748 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 277 929 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 344 250 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues të përfituara si trashëgimtare nga kompesimi i pronës me vlerë 3 538 474 lekë.

Bashkëshorti dhe djali kanë marrë kredi në shumën 800 000 lekë për blerjen e një automjeti me afat pesë vjeçar.

Viti 2018

Llogari bankare në emrin e  subjektit deklarues dhe fëmijëve në shumën 14 970 37 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën  13 716 63 lekë.

Llogari bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në shumën 638 76 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortit dhe djalit, në shumën 26 824 16 lekë.

Depozitë me afat në emër të subjektit deklarues dhe fëmijëve në shumën 269 451 47  lekë.

Depozitë bankare në emrin e subjektit deklarues dhe bashkëshortit, pakësuar në shumën 2 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse për pagën e bashkëshortit, në shumën 867 57 lekë.

Llogari rrjedhëse për pagën e subjektit deklarues në shumën 843 95 lekë.

Gjendje cash jashtë sistemit bankar në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Durrës, të subjektit deklarues në shumën 1 520 000 lekë.

Paga e bashkëshortit si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 337 559 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 459 000 lekë.

Bashkëshorti dhe djali kanë marrë kredi në shumën 800 000 lekë për blerjen e një automjeti me afat pesë vjeçar. Është shlyer shuma 202 441 12 lekë, ndërsa pa u shlyer 562 825 64 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Përgjithshme: Nuk i komentojmë deklaratat e Tom Doshit

LEXO EDHE:  40 punonjëse të helmuara në fasoneri/ Reagon KSSH, incidenti i paralajmëruar

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE