Connect with Us

Maqedonia e Veriut/ Qeveria teknike organizon zgjedhjet e 12 prillit

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut/ Qeveria teknike organizon zgjedhjet e 12 prillit

Publikuar

-

Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në njëqind ditët e ardhshme do të udhëheqë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ajo do të organizojë zgjedhjet parlamentare, për të cilat liderët e partive politike arritën harmonizim që të mbahen më 12 prill.

Zëvendëskryeministri i deritanishëm dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do ta kryesojë qeverinë teknike në tre muajt e ardhshëm, ndërsa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale janë Naqe Çulv dhe Rahela Mizrahi, të cilët janë propozim i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Në pajtim me vendimin ligjor, kryeministrin teknik e propozon partia në pushtet, partia më e madhe opozitare i propozon ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe PolitikësSociale. Pushteti ka zëvendës të vetë në MPB dhe MPPS, ndërsa opozita ka zëvendës të vetë në Ministrinë e Financave, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.

Zëvendësministra në MPB dhe në MPPS janë Sllavjanka Petrovska dhe Sanella Shkrijell, ndërsa zëvendës në Ministrinë e Financave, të Bujqësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë Gordana Dimitrieska Koçoska, Cvetan Tripunovski dhe NevenkaStamenkovska Stojkovski.

LEXO EDHE:  Takimi Xhafaj-Spasovski: Luftë kundër terrorizmit

Ndryshime në përbërjen lidhjur me qeverinë e fundit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje në mëngjes dha dorëheqje ka vetëm në pjesën e ministrave të propozuar dhe zëvendësve nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja, si dhe në vendin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Në vendin e Koço Angjushev, i cili dha dorëheqje, do të jetë Mila carovska, e cila ishte ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut me 101 vota “pro” pa të abstenuar dhe kundër  zgjodhi qeverinë e re teknike, e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill në pajtim me marrëveshjen e partive politike. Kryeministër në Qeverinë teknike është Oliver Spasovski./Tetovasot.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Plagoset 26-vjeçarja

LEXO EDHE:  A mund ta bëjë Mona dhe Nikolla, Pandin kryeministër?

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  A mund të ketë një fillim të ri të procesit të anëtarësimit të Ballkanit në BE?

LEXO EDHE:  Arrestohet çifti shqiptar/ Po kalonin drogë në Maqedoninë e Veriut

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE