Connect with Us

LSI drejt shkrirjes?/ Kryemadhi nuk heq dorë nga joshja me postet publike

Politikë

LSI drejt shkrirjes?/ Kryemadhi nuk heq dorë nga joshja me postet publike

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur sot me deklarata joshëse drejtuar qytetarëve.

Ajo u ka bërë ftesë atyre që të bëhen pjesë e LSI në këmbim të funksioneve shtetërore.

“Nën dritën e dekadës së re, ne e ofrojmë këtë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë, për t’u përfshirë në listat e partisë, për të garuar dhe për t’u bërë pjesë me angazhimin dhe kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie, për  këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, të forumeve drejtuese apo të konkurojnë për drejtues të degëve në të gjithë Shqipërinë”,është shprehur Kryemadhi.

A thua se postet shtetërore janë pronë private e Kryemadhit dhe ajo i ndan si t’i dojë.

Në fakt këto lloj deklaratash nuk përbëjnë habi, pasi Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj themelues i LSI, sot Presidenti Ilir Meta, njihen për pazare që në thelb kanë interesat të tyre.

Nëpërmjet pazareve politike dhe “tepsisë së pushtetit”, ata sot jetojnë në luks dhe për më tepër gjejnë guximin ta justifikojnë përpara qytetarëve.

LEXO EDHE:  LSI kundër Vangjush Dakos/Bashkon votat me PD-në për ...!

Thirrja e saj për bashkim me LSI –në, vjen në një kohë kur i gjithë opinioni publik, pret që ajo dhe bashkëshorti i saj të japin llogari për pasurinë e dyshimtë që kanë vënë ndër vite. Të japin llogari për milionat e eurove për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit.

Por, nga ana tjetër Kryemadhi, sot tregoi me zë dhe figurë se LSI është dobësuar më shumë se kurrë.

Rrudhja e LSI, kulmoi në vitin 2018, ku dhjetra këshilltarë bashkiakë u bashkuan me grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

LSI, sot në mjaft qytete thuajse është inekzistente, dhe sipas të gjitha gjasave “partia” e vetme që do t’i mbetet Kryemashit dhe Metës është SPAK, i cili pritet të hetojë psuritë e dyshimta dhe korrupsionin e politikanëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Përçahet Këshilli Bashkiak Gjirokastër/ Dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, i bashkohen PS

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Zyrtarët gjermanë “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Rama-Meta për emërimet në Kushtetuese/ Komisoni i Venecias zbarkon në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 3 ditore.

Mësohet se vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që shkaktuan ngërç dhe debate mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.

Mësohet se rreth orës 9:30  të mëngjesit të ditës së nesërme delegacioni i Venecias do të mbajë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për ta vijuar më tej me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor në orën 10:40.

Me Metën pritet që të takohen në orën 12:00, ndërsa 16:00 do të takohen me Arta Vorpsin.

LEXO EDHE:  Foto-Monika Kryemadhi rikthehet në vendlindje/ Zbulohet me kë e piu kafen e mëngjesit

LEXO EDHE:  “Duhet të pastrojmë miellin nga krimbat”/ Kujt i drejtohet Topollaj?

Gjithashtu një delegacioni i Komisionit të Venecias do të mbajë një takim edhe me kreun e KED-së Ardian Dvoranin në 10:15 të 14 shkurtit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon skandalin me pronat në Durrës/ Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një skandal me zonat që do të rindërtohen në Durrës pas tërmtit të 26 nëntorit.

Sipas Ramës, me mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, janë bërë me pronarë

“Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës, me mijëra e mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, por kur futesh nëpër labirinthe sheh lloj lloj rrumash, që janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk reale, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende fraxhil, por ama kemi arsye të besojmë se këtë betejë do ta fitojmë, pasi kemi SPAK. SPAK ka lindur për këtë, SPAK është aty që të bëjë këtë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE