Connect with Us

“Ky është një provokim”/ Edvin Kulluri i kundërpërgjigjet aktivistit

Politikë

“Ky është një provokim”/ Edvin Kulluri i kundërpërgjigjet aktivistit

Publikuar

-

Pak ditë më parë, Endri Shabani shkruante në një postim në rrjetet sociale shkruante se prindërit na kanë gënjyer dhe se me punë të ndershme nuk ecet para.

“Sot shqiptari i zakonshem jeton nje jete te mundimshme, i lene ne nje ishull varferie, por i rrethuar nga nje det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lene ne fund te salles, ne nje skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.

Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, eshte vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.

Sot shqiptari i talentuar eshte ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.”-shkruante Endri Shabani.

Por, aktivisti Zirkon Disha, hedh poshtë shkrimin e Shabanit, ndërsa thekson se nuk na kanë gënjyer prindërit, por sot po na nëpërkemb zinxhiri i servileve të pushtetit, i qylaxhinjve, i të pashkolleve i spiunëve, sigurimsave, sufllaqexhinje, ata që ishin dhe janë shumica, pra jo i atyre qe degjuan prinderit ata qe studiuan dhe punuan ndershëm.

Pas këti debati, ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i cili në një postim në rrjetet sociale e cilëson këtë debat si një provokim që ha shumë diskutim.

Sipas tij, të shtrosh si deshtim gjithe historine e 30 viteve te fundit eshte mese paku e nxituar.

“Kjo puna e “baballareve qe na genjyen” eshte nje provokim qe ha shume diskutim! Te shtrosh si deshtim gjithe historine e 30 viteve te fundit eshte mese paku e nxituar!

Se pari te pergjithesosh nje brez te tere eshte te fajesosh edhe plot burra e gra te ndershem me nje pjese te elites qe ka bere gabime!

Nese ata qe dolen kunder diktatures qenkan fajtore, do te thote se ose je shume i vogel dhe nuk ke memorie, ose nuk e kupton dot se c’eshte nje diktature. “-shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  “Mua s’më kanë gënjyer prindërit, as Mjafti e as Rilindja”/ Aktivisti i njohur flet pa “dorashka”   

Po ashtu ai thekson se te pretendosh qe Shqiperia te jete “fanari ndricues i lirise dhe demokracise” pasi doli nga feudalizmi dhe pushtimi osman shume me vone se kombet e tjera e me pas ra ne komunizem per 45 vite, eshte shume siperfaqesore dhe naive. Me keq akoma utopike!

Gjithashtu Kulluri shkruan se ky “brezi i ri” politik qe po rritet duket se po ofron po aq servilizem, konformizem dhe padije sa brezi i meparshem.

“Mjafton te shikosh si ushqejne me nenshtrim dhe imoralitet lidershipin e tre partive te medha qe nuk perfaqeson shumicen e qytetareve, ca te “te rinj” vemje” eshte deshperuese! Kerkesa per nje shoqeri te te drejtave themelore dhe patriotizmit nuk eshte ceshtje brezash, por e njerezve qe luftojne per to ose i shkaterrojne ato.

As qe jane me te ndershem “te rinjte” dhe “te korruptuar” te vjetrit nuk rezulton e vertete! Ka plot te rinj te korruptuar dhe te vjeter te ndershem! Biles ca te korruptuar te rinj i kane ushqyer politikisht ca nga ata qe bertasin per “brezin e deshtuar te vjeter”!

Kriza e thelle aktuale e mosperfaqesimit nuk zgjidhet me propagande apo parrulla revolucionare por me propozime konkrete dhe njerez qe kane treguar moralitet me historine e tyre politike!

Te jesh pa histori nuk eshte avantazh! Thjesht je i panjohur dhe te jep mundesine te genjesh per here pare, ose te jesh me i mire se paraardhesit permes akteve sublime politike apo nje qasjeje vertet politike anti-krize konkrete!

Te sulmosh nje elite te tere si te deshtuar tingellon bukur, por te ndryshosh kete realitet kerkon me shume se retorike iluzioniste!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

“Mua s’më kanë gënjyer prindërit, as Mjafti e as Rilindja”/ Aktivisti i njohur flet pa “dorashka”   

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i prerë/Anti-KÇK të nisë nga vila luksoze e Ramës dhe shtëpitë e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për “Anti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga politikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë politikanët.

Bardhi thotë se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 milionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj.
Sipas Bardhit, nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, ai do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut.

“Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.
Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!
AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Kontrata me artistët/ Kulluri: Komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD

LEXO EDHE:  Kontrata me artistët/ Kulluri: Komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE