LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi bën bilancin/ Dështimet e qeverisë në 2019

4 Janar 2020, 11:18, Politikë CNA
Kryemadhi bën bilancin/ Dështimet e qeverisë në 2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në konventen e kësaj partie politike, ka bërë një bilanc të dështimeve të qeverisë në 2019.

Kryemadhi u ndal te sektori i ekonomisë, arsimi dhe shëndetësia, për të cilat tha se shënuan vetëm rënie.

?Kthimi i ekonomisë në lavatrice të pastrimit të parave të krimit ka shkatërruar ekonominë.

Një tjetër dështim është edhe në bujqësi. Mbajmë vendin e fundit në rajon dhe dështimi për të mbështetur bujqësinë ka të bëjë më mbështetjen që kjo qeveri nuk i ka bërë gjysmës së popullsisë shqiptare. Ata që merren me bujqësi janë në kushte të mbijetesës.

Në 2019 vetëm një gjë shënoi rritje, pagesat për koncesionet?-tha Kryemadhi.

?2019-ta shënoi edhe një rekord të trishtë për investimet më të ulëta në arsim, shënoi mbylljen e disa shkollave. E akuzojmë këtë mazhorancë se kjo politikë e shkatërrimit të vendit është e qëllimshme

Shëndetësia falas, është grabitja më e madhe e buxhetit të shtetit shqiptar. Shëndetësia është më e shtrenjta në rajon. Mbi 70% e shërbimeve janë kaluar tek privati. Qeveria ka vetëm një qëllim grabitjen dhe zhvatjen e shqiptarëve?-theksoi kryetarja e LSI-së.

Po ashtu deklaroi se një tjetër dështim dhe ?shuplakë? për qeverinë ishte edhe refuzimi i BE për çeljen e negociatave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga