Connect with Us

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore. Gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësirat.

Sipas SHMU, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta:

Në zonat malore -2ºC deri në 9ºC
Në zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC
Në zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca ngre padi në Danimarkë ndaj Ramës dhe Veliajt

Publikuar

-

Nga

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca ngre padi në Danimarkë ndaj Ramës dhe Veliajt

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur kryeministrin Edi Rama në Danimarkë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aleanca bën me dije se padia është ngritur edhe për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha.

Në deklaratë thuhet se ministria e Drejtësisë së Danimarkës i është përgjigjur në kohë rekord dhe i ka siguruar atyre se do të kryhen të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze.

Sipas Alencës, autoritetet daneze kanë deklaruar se do të kërkojnë informacion shtesë edhe organet e drejtësisë shqiptare.



“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja si do të vijojnë temperaturat në orët në vijim

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.

Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare. E drejta vonon, por nuk harron”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/Gjobit dhe paralajmërohen 27 biznese, merr dhe 24 mostra qumështi për analizim

Publikuar

-

Nga

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/Gjobit dhe paralajmërohen 27 biznese, merr dhe 24 mostra qumështi për analizim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë vendin për garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 335 inspektime dhe monitorime ku janë vënë masat administrative paralajmërim për 27 biznese si dhe është ndëshkuar një prej tyre për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore.

“Task-Forca vazhdon monitorimet nëpër kopshte e shkolla, por edhe në të gjitha bizneset duke këmbëngulur në zbatimin me përpikmëri të gjitha masave të protokollit të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.



Gjatë inspektimeve është dhënë në një biznes një masë administrative, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe janë dhënë 27 paralajmërime në biznese të tjera ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, higjienizim të mureve të ambienteve të punës etj.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 24 mostra në monitorim të qumështit, por dhe të analizimit të perimeve për mbetje pesticide.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të bësh, nuk e ndalon dot rotacionin politik

Publikuar

-

Nga

Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të bësh, nuk e ndalon dot rotacionin politik

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka folur lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe përplasjet në Këshillin Politik.

Duma tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndryshimet kushtetuese dhe goditja e Kushtetutës të ndodhë në një mungesë të madhe konsensusi nga palët.

Demokratja deklaroi se PD ka bërë sakrificën për t’u ulur në tryezë, ndonëse Këshilli Politik nuk prezantohet nga pjesa e mirë e PS, por nga pjesa më keqe.



Teksa u pyet në News 24 për draftin e dorëzuar në Kuvend nga PS për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, ish-deputetja theksoi se ky është një hap i rrezikshëm për vendin.

Ajo paralajmëroi mazhorancën se çfarëdo sistemi të instalojnë, nuk e ndalojnë dot rotacionin politik.

“Pa diskutim që me çdo sistem nuk e ndalojnë dot rotacionin politik. Çfarëdolloj gjëje që të bëjnë. Domethënë PD, koalicioni opozitar do t’i drejtohet zgjedhjeve dhe do të hedhë poshtë të gjitha mundësitë për të pasur presion, kërcënimet etj. Ne sot jemi duke ndezur dhe po ndezim gjithmonë dhe më tepër motorët elektoralë që do të thotë shkuarja dhe bërja realitet e një rotacioni që në mendjet e shqiptarëve ka ndodhur. Pra, cilido qoftë sistemi i tyre të mos kemi asnjë iluzion që do të na tërheqin ne nga beteja që është beteja përfundimtare apo do na intimidojnë me elementë që do iu shkojnë atyre si kosto. Nuk ka ndodhur është ligjësi, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të fitosh zgjedhjet, qoftë kjo dhe një gjysmë demokraci nëpërmjet frikës”, nënvizoi Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE