LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Tiranë/ Dy gra të helmuara, me urgjencë në QSUT

4 Janar 2020, 21:03, Aktualitet CNA
E rëndë në Tiranë/ Dy gra të helmuara, me urgjencë

Dy gra, në Tiranë, janë dërguar me urgjencë në QSUT mbrëmjen e sotme.
Paraprakisht, dyshohet se dy kushërirat janë helmuar nga qymyri.

Ambulanca ka mbërritur në Qytetin Studenti ku edhe ka bërë shoqërimin për në spital të dy grave, gjendja e të cilave nuk dihet ende.

Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditur emrat dhe mosha e tyre.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga