Connect with Us

Djem dhe vajza shesin trupin rrugëve të Tiranës/ Zbulohet harta e prostitucionit

Lajme

Djem dhe vajza shesin trupin rrugëve të Tiranës/ Zbulohet harta e prostitucionit

Publikuar

-

Prej kohësh qytetarët e Tiranës janë të alarmuar për ushtrimin e prostitucionit në rrugët e kryeqytetit.

Në jo pak raste ata kanë ngritur shqetësimin e tyre për këtë situatë.

Çdo mbrëmje pas orës 23:30, në disa prej akseve kryesore, mblidhen vajza që janë gati të kryejnë marrëdhënie kundrejt pagesave. Shumica e tyre janë meshkuj të shndërruar në femra.

Report Tv ka kryer nje vëzhgim, në disa prej këtyre akseve, ku më së shumti ushtrohet prostitucioni më saktësisht në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit si dhe përgjatë Bulevardit Zogu i Parë, me vajza të shumta por, edhe meshkuj të shndërruar në femra të cilët shesin trupin e tyre.

Gjatë ushtrimit të prostitucionit këto vajza dhe djem janë nën monitorimin e tutorëve që i shfrytëzojnë.

LEXO EDHE:  Shfrytëzim prostitucioni/ Goditet grupi krimnal, në pranga grekë dhe shqiptarë

Në orët e pasmesnatës, kamerat kapën edhe momentin kur një patrullë policie i bënte thirrje këtyre vajzave të largohenin nga rruga.
Por, sapo patrulla largohet ato rikthehen sërish në vendin e tyre të punës.

Ky rast i shfrytëzimit të prostitucionit nuk është i vetmi në kryeqytet, pasi edhe më parë janë evidentuar raste të tjera të shfrytëzimit për prostitucion në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Studentët pastrojnë rrugën pas protestës/ S’jemi katranjosë jemi shembullorë

LEXO EDHE:  Studentët pastrojnë rrugën pas protestës/ S’jemi katranjosë jemi shembullorë

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas ambasadsës faza e radhës do të jetë, testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE