Connect with Us

Dënimi i Ervin Salianjit/ Zbardhet vendimi

Lajme

Publikuar

-

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazetarja Glidona Daci thuhet se Salianji u përfshi në kallëzimin e rremë për interes politik të tij e të PD dhe se Albert Veliu është akomoduar në PD ku ka dhënë edhe intervista.

“Salianji u përfshi në kallëzimin e rreme për interes politik të tij e te PD. Albert Veliu njohur si Babalja u akomodua në selin e PD ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjisteuar në janar 2018. Biseda është regjistruar në një mjet pergjimi stilolpas të cilin Albert Veliua ja ka dorezuar Ervin Salianjit, raporton abcnews.com.

Stilolapsin përgjues ja dha Salianji. Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale.

Nuk ka ansjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim. Në tetor 2017 Albert Veliu ka marrë takim me Ervin Salianjin. Më 20 tetor 2017 Veliu ka biseduar me Salianjin për 51 sekonda. Ky komunikim perveçse motiveve për audiopergjimin si lidh të pandehurit me asnjë shkak tjetër. Nuk jane as miq as të afërm. Ervin Salianji realizoi kontaktin e Albert Veliut me gazetarin Jetmir Olldashi. Deklarimet publike të Salianjit nuk dhanë asnjë provë për veprën penale të trafikut të droges në ngarkim të Agron Xhafës. Pas publikimit të audipërgjimit ka një numër të lartë bisedash mes Albert Veliut e Fredi Alizotit, biseda këto kompromentuese.

Nga të gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafes e ka bërë Fredi Alizoti. Kjo veprintari e kallëzimit të rreme nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik te deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje gjykata e ka dënuar ish-deputetin Salianji me një vit burg.

Vendimi i plotë:

Republika e Shqipërisë
Gjykata e RRETHIT GJYQËSOR TIRANE

Nr.1862 REGJ.THEM. NR.2900 vendimi
VENDIM

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane e përbërë prej :

GJYQTAR -ARTAN GJERMËNI

Asistuar nga sekretare gjyqësore Ornela Balla, në Tirane, sot me datë 18.12.2019 mori në shqyrtim ne seancë gjyqesore publike, me gjykim të zakonshëm, çështjen penale me:

KËRKUESE: Prokuroria pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane e perfaqesuar nga prokuroret Genci Qana dhe Kolë Hysenaj.

NDAJ TË PANDEHURËVE:

Albert Veliu, i biri i Eqerem dhe Abe, i dtl. 19.01.1967, lindur dhe banues në Tiranë, me adresë: Lagjia “4 Heronjtë”, Rruga: “Isa Boletini”, Pall.1004, Shk. l, Kat. II-të, Vlorë, me arsim 10 klasë, i martuar, me dy fëmijë, hetuar me masën e sigurimit personal “arrest në burg” në mungesë, i deklaruar në mungese ne gjykim (i ikur) i mbrojtur nga mbrojtesja e caktuar kryesisht Elona Ullorja.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”

dhe “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal .

Fredi Alizoti, i biri i Elmaz dhe i Ildize, i dtl.13.04.1973, lindur dhe banues në Fier, Lagjia “1 Maji”, i divorcuar, me arsim 8-vjecar, i pranishëm ne gjykim, i hetuar me masën e sigurimit personal “arrest në burg”, i mbrojtur nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij Ilir Dode.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të

parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Jetmir Olldashi, i biri i Tahir dhe i Fatime, i dtl. 30.05.1981, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me adresë: Rruga “Mikel Maruli”, i padënuar, i divorcuar, me arsim të lartë, hetuar me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i deklauar në mungesë në gjykim, përfaqësuar nga mbrojtësi i zgjedhur Indrit Sefa.

Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shegë, i dtl. 16.01.1988, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me adresë: Rruga “Asim Vokshi”, i padënuar, me arsim të lartë, hetuar në gjendje te lirë, i mbrojtur nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij Ledio Braho.

AKUZUAR:Për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të

VIKTIMA/KALLËZUES: Geron (Agron) Xhafaj, i biri i Sezai dhe Elpiniqi, i dtl.

08.06.1975, lindur e banues në Vlorë, Lagjia: “Isa Boletini”, Rruga “Mehmet Petoshati”, Nd. 45, H. 3, Apt. 32, në mungesë, i përfaqësuar nga Av.Ardian Visha dhe Av.Arben Prenga (sipas Prokurës Nr. 2554 Rep., Nr. 717 Kol., dt. 15.05.2018).

Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe mori provat e nevojshme, dëgjoi përfundimisht palët që kërkuan:

Perfaqësuesit e Prokurorisë kërkuan:

1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Veliu për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit Albert Veliu për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Duke respektuar kriteret e përcaktuara në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Albert Veliu, me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Alizoti, për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervin Salianji, për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (nje) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në lidhje me këtë të pandehur, prokurori Genci Qana ndryshe nga prokurori Kolë Hysenaj kërkon që në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, të bëhet pezullimi i ekzekutimit të vendimit për një periudhë 3 (tre) vjeçare, duke urdhëruar të pandehurin që të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetmir Olldashi, për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i pandehuri Jetmir Olldashi të përmbushë një punë në interes publik, për një kohë prej 200 (dyqind) orë.

5-Bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637 dhe një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti.

6- Shpenzimet proçeduriale në shumën prej 50000 lekë dhe 13547 GBP (paund britanik), të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore në masën që do të përcaktohen nga Gjykata, t’i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

Mbrojtësja e të pandehurit Albert Veliu kërkoi:Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Albert Veliu.

Mbrojtësi i të pandehurit Fredi Alizoti kërkoi:Denim me të ulët.

Mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi kërkoi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, pasi fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c).

Mbrojtësi i të pandehurit Ervin Salianji kërkoi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, pasi fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c).

I pandehuri Ervin Salianji kërkoi:Deklarimin e pafajshëm.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë gjyqësore dhe si shqyrtoi në tërësi provat e marra në gjykim në lidhje me çështjen,

V ËR E N:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e cështje penale në ngarkim të të pandehurit Albert Veliu i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, dhe “Kallzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Me Vendimin Nr.1940 Regj.Them. ,datë 12.04.2019, gjyqtari i seancës paraprake, pasi është njohur me kërkesën për gjykim dhe aktet e dosjes së këtij proçedimi penal, ka disponuar për dërgimin për gjykim të çështjes penale objekt trajtimi gjyqësor.

Gjykata konstatoi se në seancën paraprake, i pandehuri Fredi Alizoti dhe mbrojtesi i zgjedhur prej tij Av.Ilir Doda kanë parashtruar kërkesën për të proçeduar me gjykim të shkurtuar të çështjes penale në respektim të nenit 403/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Përpara çeljes së shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje, i pandehuri i pranishëm konfirmoi para kësaj Gjykate qëndrimin e tij për të vijuar me gjykim të shkurtuar të çështjes duke u kërkuar edhe vecimi i cështjes.

Gjykata me vendim e saj të ndërmjetëm të datës 12.06.2019 në zbatim të neneve 93 e 405 të K.Pr.Penale disponoi te mos e panoje kete kerkese, duke vlerësuar se cështja në ngarkim të të pandehurit Fredi Alizoti nuk mund të zgjidhej ne gjendjen e ndodhur të akteve në dosje, per shkak se gjykimi penal zhvillohet ndaj disa te pandehurve, ku pjesa tjetër nuk e kanë parashtruar këtë kërkesë dhe akuza për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” eshte e cilesuar me elementin e kryerjes në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal per te gjithe te pandehurit (pengese ligjore kjo e specifikuar ne nenin 93/ç të K.Pr.Penale) dhe ndarja e cështjes do të sillte një dëm hetimit gjyqësor si dhe vertetimit te fakteve objekt gjykimi.

Referuar shqyrtimit gjyqësor, rrethanat e faktit të çështjes lidhur me këtë proçedim penal kanë rezultuar si vijon:

Në datën 14.05.2018, rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës).

Publikimi është bërë nga i pandehurit Ervin Salianji dhe shtetasi Enkelejd Alibeaj në cilësinë e deputetit, si dhe shtetasi Gazment Bardhi në cilësinë e funksionarit të PD-së. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Mbi bazën e këtij publikimi, në datën 17.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar Proçedimin penal Nr. 95, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal dhe hetimet e mëtejshme në kuadër të këtij procedimi nuk evidentuan ndonjë të dhënë apo indicie inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nisur nga motive personale te ndryshme, kanë krijuar një provë të rreme në formën e një “audio-regjistrimi”, me qëllim ngritjen e një dyshimi se nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ishte konsumuar një vepër penale në fushën e narkotikëve. Rreth muajit Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike. Në këtë takim, i pandehuri Albert Veliu i ka bërë të ditur të pandehurit Ervin Salianji se donte të çonte në burg shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, pasi kishte një inat të mëparshëm me të, për shkak të një qëndrimi në burg në Itali. Ai është vetëofruar dhe ka garantuar, se kishte mundësinë që të grumbullonte të dhëna kompromentuese për aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve që shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ushtronte në rrethin e Vlorës. Në bisedë midis tyre, i pandehuri Ervin Salianji i ka premtuar të pandehurit Albert Veliu se do të përfitonte një shpërblim ne nje vlerë prej prej 200 mijë eurosh, në rast se do të sillte të dhënat që inkriminonin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në vijim, i pandehuri Ervin Salianji ka mundësuar kontaktin midis të pandehurit Albert Veliu dhe të pandehurit Jetmir Olldashi, i cili në atë kohë punonte si gazetar investigativ tek emisioni “Të paekspozuarit” pranë televizionit “News 24”.

Mbasi janë takuar me njëri tjetrin, të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, kanë vendosur që të shkojnë në qytetin e Vlorës, me qëllim që të regjistronin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe të shkonin në vendet ku ky i fundit mendohej se ushtronte aktivitetin kriminal. Në mëngjesin e datës 24.10.2017, të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, janë nisur për në qytetin e Vlorës me një automjet që i pandehuri Jetmir e kishte marrë me qira dhe së bashku me ta ka qenë edhe dëshmitari Arnedo Selmanaj, si kameraman i emisionit investigativ “Të paekspozuarit”. Mbasi kanë arritur në qytetin e Vlorës, i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek lokali në pronësi të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, por nuk ka mundur që t’a takojë dhe komunikojë me të, mbasi nuk ndodhej aty. Në vijim, ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë ecur me makinë në drejtim të fshatit Radhimë dhe Tragjas të rrethit Vlorë, për të marrë kontakt me personat që mund të dispononin lëndë narkotike dhe të kryenin filmimet e nevojshme. Më pas, ata janë rikthyer në qytetin e Vlorës dhe me gjithë përpjekjen e bëra, nuk kanë mundur që të kontaktojnë shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, apo të bëjnë ndonjë regjistrim bisede me të.

Nisur nga fakti që deri në atë kohë nuk kishte arritur që të realizonte ndonjë regjistrim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, në datën 23.11.2017, rreth orës 16:00, i pandehuri Albert Veliu në marrëveshje me të pandehurin Ervin Salianji, ka shkuar në zyrën e dëshmitarit Besim Hajdarmataj, me detyrë drejtues i Prokurorisë pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Në këtë takim, i pandehuri Albert ka pretenduar se kishte informacione që në ditët e ardhshme do të trafikohej një sasi lënde narkotike për në Itali dhe se personat që do të bënin trafikimin ishin punonjës policie si dhe shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

Në datën 24.11.2017, rreth orës 10:00, dëshmitari Besim Hajdarmataj ka mundësuar takimin në zyrën e tij, të të pandehurit Albert Veliu me dëshmitarët Albert Tuci dhe Eduard Martini, me detyrë punonjës të SHISH. Mandej punonjësit e SHISH-it kanë vijuar me procedurat duke e pajisur të pandehurin Albert Veliu, me një pajisje përgjimi në formën e një pulti automjeti.

Rreth orës 15.00’-15.30’, të datës 24.11.2018, punonjësit e SHISH dhe i pandehuri Albert Veliu kanë arritur në qytetin e Vlorës, ku ky i fundit u ka shpjeguar se, me personat do të takohej tek lokali “2 Palmat”. Mbas rreth gjysëm ore, i pandehuri Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it me qëllim për t’u dhënë pajisjen përgjuese dhe në momentin e takimit u ka thënë se kishte takuar një person me emrin Agron, por pa u thënë mbiemrin. Ai gjithashtu u ka thënë se nuk e kishte përfunduar bisedën për trafikimin e narkotikëve pasi kishte lënë një takim ditën e nesërme me një shtetas të quajtur Ermal dhe për të kryer ndonjë regjistrim të mundshëm, punonjësit e SHISH-it i kanë lënë një tjetër mjet përgjimi të kamufluar si “usb”. Ndërkohë që, e kanë porositur se në momentin që do merrte kontakt me Ermalin, t’i njoftonte për vendin dhe orën e takimit.

Në datën 25.11.2017, rreth orës së drekës i pandehuri Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it dhe u ka kërkuar të shkonin në Vlorë. Mbasi është takuar me ta në rrugë tek “Lungomare”, ai u ka shpjeguar se ishte takuar me Ermalin, por nuk kishte regjistruar bisedë me interes për çështjen, mbasi kishte patur edhe persona të tjerë në tavolinë. Ai u ka kërkuar dhjetë mijë lekë të reja për të ngrënë një drekë me Ermalin dhe aty të bënte edhe përgjimin e bisedës, por kjo kërkesë është refuzuar nga punonjësit e SHISH-it. Në vijim, i pandehuri Albert Veliu u ka kërkuar që të shkonin tek vendet ku mbahej hashashi apo mjetet, kërkesë që i është plotësuar nga punonjësit e SHISH-it. Komunikimi i të pandehurit Albert Veliu me punonjësit e SHISH ka vazhduar deri në datën 30.11.2017 dhe në përfundim të gjithë procedurës së kryer nuk rezultoi asnjë e dhënë inkriminuese (proceduriale apo informative) për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Në rrethanat kur nuk po mundte që të realizonte ndonjë regjistrim kompromentues me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të pandehurin Fredi Alizoti me të cilin kishte një njohje të vjetër dhe shumë miqësore. Në takimin midis tyre, i pandehuri Albert Veliu i ka kërkuar ndihmë të pandehurit Fredi Alizoti për të realizuar një regjistrim bisede midis tyre, ku ky i fundit do të luante rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, mbasi do të shpërbleheshin në shumën prej 200 mijë eurosh nga i pandehuri Ervin Salianji.Pervec perfitimit material , i pandehuri Albert Veliu dhe familja e tij do te perfitonin edhe përfitimin e azilit politik në ndonje shtet.

Fillimisht, i pandehuri Fredi Alizoti ka hezituar dhe nuk ka pranuar që të kryejë veprimin e kërkuar, por pas disa ditësh ai ka rënë dakort, i ndikuar nga këmbëngulja e të pandehurit Albert Veliu si dhe joshja nga përfitimi financiar në shumën prej 100 mijë eurosh (gjysma e shumës prej 200 mijë eurosh) që ai do të kishte. Të dy të pandehurit kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu j’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018, nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, është vazhduar me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale të realizuar nga i pandehuri Albert Veliu në rolin e “Bashkëpunëtori X” dhe i pandehuri Fredi Alizoti në rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, duke imituar zërin e këtij të fundit. Në fund, materiali i fabrikuar pason me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”. Publikimi i materialit solli më pas edhe regjistrimin e një procedimi penal dhe kryerjen e hetimeve nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, të cilat në përfundim të tyre rezultuan pa ndonjë implikim për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj duke passjellë edhe pushimin e çështjes penale sipas vendmit nr 53 date 12.4.2019. te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime të Renda Tirane

Në zbatim të planit të mëparshëm të tij, në datën 24.05.2018 i pandehuri Albert Veliu është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë duke kaluar në territorin e Republikës së Kosovës, jashtë vendeve të përcaktuara për kalimin e kufirit shtetëror. Në datën 28.05.2018, ai është paraqitur në policinë e Republikës së Kosovës dhe në datën 29.05.2018, ka kërkuar azil pranë zyrës përkatëse. Në vijim, mbasi është pajisur me çertifikatën e statusit të azilkërkuesit me nr.1311, është lënë i lirë nga policia dhe aktualisht ndodhet i arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, duke i’u nënshtruar proçedurave të ekstradimit.

Sa më sipër, u provua në gjykimin e çështjes me provat e specifikuara më poshtë të paraqitura nga organi i akuzës dhe të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, pjesë e fashikullit të gjykimit, ku theksohen dhe analizohen ne fuqine e tyre provuese si vijon:

-Procesverbali për kryerjen e kqyrjes dt.14.05.2018, me anë të të cilit dokumentohet publikimi i materialit në daljen publike të dëshmitarëve Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, si dhe të pandehurit Ervin Salianji;

-Procesverbali për sekuestrimin e sendit dt.15.05.2018, me anë të të cilit dokumentohet fakti se shtetasit Enkeled Alibeaj i është sekuestruar një “DVD” në të cilën është i regjistruar materiali i publikuar në daljen publike të datës 14.05.2018;

– Procesverbal për sekuestrimin e sendeve dt.06.10.2018, me anë të të cilit dokumentohet fakti se të pandehurit Fredi Alizoti, i janë sekuestruar një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637 dhe një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091.

– Procesverbali për marrjen e dokumentit dt.15.05.2018, me anë të të cilit dokumentohet fakti se shtetasit Geron (Agron) Xhafaj i është marrë me cilësinë e dokumentit një regjistrimi “video” që ndodhet tek një “USB” e markës “VERBATIM”, në një “folder” në formatin “MP4”, i emërtuar (Deklarate PD).

– Procesverbali për marrjen e dokumentave dt.23.05.2018, me anë të të cilit është marrë në cilësinë e dokumentit një fotokopje e “Kontratë qiraje autoveturë”, e datës 23.10.2017, me palë “qirramaës” të pandehurin Jetmir Olldashi dhe “qirradhënës” Iris Jaupaj dhe objekt dhënien me qira të automjetit me targë AA 283 SD. Pikërisht ky është automjeti, me të cilin të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, së bashku edhe me dëshmitarin Arnedo Selmanaj, kanë udhëtuar për në Vlorë, në datën 24.10.2017.

– Procesverbali për këqyrjen e sistemit TIMS dt.05.10.2018, nga ku dokumentohet se dalja e fundit për të pandehurin Albert Veliu nga territori i Republikës së Shqipërisë ishte regjistruar në datë 28.09.2017 dhe nuk evidentohet ndonjë shënim për dalje të tij në datën 24.05.2018.

– Shkresa Nr.4857 Prot., datë 05.06.2018, e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, me anë të të cilës është përcjellë fotokopje e regjistrit të shërbimit të sallës se komandimit të DVP Fier. Nga të dhënat e fletës rezulton se në datë 01.06.2018, ora 16.00’, i pandehuri Fredi Alizoti ka telefonuar nga numri telefonik 0676494091 dhe komunikimet vazhdojnë edhe në orën 16.30’ dhe 16.48’.

– Shkresa Nr.FRS/2094/ES, datë 21.05.2018, e shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë të gjithë numrat telefonikë të kësaj shoqërie dhe që janë përdorur nga abonenti Albert Veliu;

-Raporti (ekspertimi) mbi krahasimet shkencore të folësve dt.6/09/2018, në të cilin është ekspertuar materiali i publikuar në datën 14.05.2018, duke e krahasuar me modelet e zërit të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, si dhe shtetasve Geron (Agron) Xhafaj dhe Agron Hyseni. Ky Akt ekspertimi i shqyrtuar dhe administruar me cilësine e provës ka konkluduar se:Regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jetë një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar ‘Bashkëpunëtori’ dhe ‘Agroni’; megjithatë, vetëm e folura që i atribuohet ‘Bashkëpunëtorit’ është e dëgjueshme (e kapshme) dhe për këtë arsye ekspertja ka ekzaminuar ‘Bashkëpunëtori’ por jo ‘Agroni’ nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrimi i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë dhe 46 sekonda. Përsëri, ajo është një bisedë midis burrit të quajtur “Bashkëpunëtori” dhe “Agroni”. Në këtë regjistrim e folura nga të dy palët është e dëgjueshme (e kapshme). Ndërsa shumica e bisedës është midis ‘Agroni’ dhe ‘Bashkëpunëtori’ ka shenja (të dhëna) që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrimi nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndetje, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë, është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shumë të papritura, sa i takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme: a) regjistrimi është një pjesë/pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë, ose b) vetëm një pjesë e bisedës është regjistruar.

Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Bashkëpunëtori” në bisedën e parë është Albert Veliu;
Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Bashkëpunëtori” në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu;
Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Agroni” në bisedën ë dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni; Vërehen ndryshime të rëndësishme forensike midis zërit të ‘Agroni’ dhe atij të z. Hyseni.

Kampioni i bisedës në regjistrimin “Agroni” në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni i ligjëratës (të folurit) në ‘Agroni’ nuk është i mjaftueshëm (adekuat) për të arritur në konkluzion (pozitiv apo negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni “Agroni” është i një cilësie shumë të dobët. Arsyeja pse ekspertja ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për z. Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe “Agroni” kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Kjo nuk ishte kështu në lidhje si me z. Alizoti ashtu edhe z. Xhafaj. Ata janë zëra të ngjashëm si me njëri tjetrin ashtu edhe me “Agroni”, të paktën për sa ky i fundit mund të analizohet. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së “Agroni” për të arritur në një konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

Sikurse vihet re, përfundimet e arritura në këtë ekspertim duke u parë në raport me deklarimet e të pandehurit Fredi Alizoti dhe provat e tjera të marra gjatë këtij gjykimi e të analizuara gjatë këtyre konkluzioneve, tregojnë bindshem se zëri i subjektit “Agroni” nuk është zëri i shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

-Nga regjistrimet e përgjimeve të komunikimeve me telefon dhe transkriptet për numrat telefonikë 0698612599, 0695793764, 0695366327, 0696177770, 0685692692, 0695187565, 0676494091, 0692151212, 0694024321, 0697808251, 0685579637 dhe 0698621974, evidentohet se:

Në datë 18.05.2018, ora 13.13, përdoruesi i nr. të tel. 067 64 94 091 (i identifikuar më pas si i pandehuri Fredi Alizoti) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) dhe bëjnë këtë bisedë: 599- Alo, ore vella; 091-Ore ça po ben?; 599-Po ik o se jam ne prokurori mos mer o; 091- Eee?; 599- Hajd mos mer ne telefon vlla hajde.

Në datë 18.05.2018, ora 21.14, përdoruesi i nr. të tel. 067 64 94 091 (i identifikuar më pas si i pandehuri Fredi Alizoti) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) dhe veç të tjerash bëjnë edhe këtë bisedë: 091- po ato b…q…at do japin nai leke ata apo tja kthejme ndryshe ne?; 599- Ça thua e do i q…t motra prit te percjell dhe djalin o Fredi po me zien truri per djalin mua; 091- Ej – ore une te kam vella degjo mua, degjo mua, degjo nje minut le mua te mbaroj degjo mua; 599- He!?; 091- Une nuk jam bukeshkale shpine time e ke hapur une ca te bej ty po une i qi e di ci bej atyre kurvave do japin nai leke apo jo une kaq po them; 599- Te percjelle njehere djalin e vogel pastaj flasim; 091 –Po te percjellim djalin se ja q… motren qe neser une; 599- Fredi nuk eshte muhabeti me te q… Fredi; 091-Jo jo ore; 599-Une nuk shkaterroj dy njerez qe kam lene lart ne fund te dynjase Fredi te kam vella te vejen ata ne … pastaj flasim; 091- O vlla une te kam vlla dhe prape nuk e ve ne dyshim; 599- Atehere ca jane kto muhabete; 091 – Jane muhabete se ne e kupton vete ti;

Në datë 19.05.2018, ora 15.47, përdoruesi i nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 53 66 327 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 599- E flori ca ben ti? 327- Po rrime po ngrohim veze; 599- Mire e motra e mora vesh qe po rri degjo se jam dhe me kte zoterine ktu une e mos kini merak fare se do behen te gjitha brenda dy diteve mbarojne e hotelin e pagojne kta neser mos kini merak. 327- Deri neser ne 12 e kam paguar une. 599- Na na fol njeçik vete me kte na fol vete (flet person tjeter jo poseduesi i numrit telefonik) Alo………

Në datë 20.05.2018, ora 09.25, përdoruesi i nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 61 77 770 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 599- Ku do takojme pime nje kafe? 770- Te thashe dhe dje do te marim vete. 599- O vlla une jam ne mes te kater rrugeve ne rregull e skam ça pres me tani vllai jot se jam shume i stresuar dhe i lodhur ka dhe te tjere per lart e per poshte sdua te flas ne telefon ka mundesi te takohesh pak 5 minuta”…….

Në datë 20.05.2018, ora 09.37, përdoruesi i nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) i dërgon sms përdoruesit të nr. të tel. 069 20 85 947(i pandehuri Ervin Salianji) me këtë përmbajtje: Mirmengjes duet te me takosh patjetr.

Në datë 20.05.2018, ora 19.55, përdoruesi i nr. të tel. 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 53 66 327 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 692- E me thuaj se tani po ulem po flas me lart mos flas shume une tani ca te thane ata zoterinjte aty? 327- Ata zotrinjte ishin ane shoqerore e juaja nga ana e atit tjetrit? 692- Po e atit shokut tim po shokut tim nga Vlora po vazhdo. 327- Bravo vetem njeri nga ata edhe erdhen dy edhe thane ne kemi si urdher qe ik e gjejuni nje shtepi nje muaj tha pastaj gjera te tjera jo. 692- Gjera te tjera sbejne asnje gje ata vetem shtepi nje muaj? Kaq te tha? 327-Po po po pastaj ne nuk dime tha se as njeri as tjetri nuk na kane sqaruar asnje gje…………692-Ka dhene urdher dikush te vijne t’ju marrin t’ju sistemojne e te gjitha ça te duan kshu eshte puna. 327- T’ja them hapur atyre? 692- Po me kane derguar thuaj e di vete ti emrin E-ja me L-ne.. 327- Nuk e di Berti kush na ka shkruaje me mesazh. 692- L-ja eshte ai i madhi krushku im E-ja eshte ai poshte. 327- Shkruaje nje mesazh Ledios Ledio te na e shkruaj ne. 692- L si Luli jot shoqa jote. 327- Puna eshte nuk duhet te flas une te flasin ata gojarisht dhe ata te jene se une kur ika ika me urdher. 692-Mos fol shume ne telefon Luli me Ervinin kaq e di vete ai. 327-Kush? 692-Luli me Ervinin kaq…..

Në datë 22.05.2018, ora 17:01:51, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: Hajd te vendi vlla he hajde. +091: Ku në ç’vend?”.

Në datë 22.05.2018, ora 21:09:57, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: O vlla ik te dhoma se po vimë ngavash ngavash aty se ktu jemi po presim ne edhe do vimë te dhoma te …ik te hoteli ngavash ngavash. +091: E mirë hajd. +692: Hajde vlla…”.

Në datë 23.05.2018, ora 10:22:18, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 069 53 66 327 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: Sa të vi djali të veni direkt për azil politik. +327: Mirë mirë mirë. +692: Aty ambjenti mirë duket? +327: Mirë o Berti aman të keqen jemi brenda…”.

Në datë 24.05.2018, ora 19.35, përdoruesi i nr. të tel. 069 41 01 289 i dërgon sms përdoruesit të nr. të 067 64 94 091 me këtë përmbajtje: “Do të të marë mbas nja dy oresh se paska kalu deri ne maqedoni”

Në datë 27.05.2018, ora 21:17:08, përdoruesi i numrit telefonik 069 94 23 771 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+091: Ej po se, po s’fola me ty nuk flas me asnjeri në botë, dëgjo mua. +771: Po. +091: Më është afruar një gjë e mirë nga një pala tjetër e kupton tani muhabetin. +771: Po. +091: Janë të gjitha, unë i kam me… e ke parasysh?”.

Në datë 28.05.2018, ora 12.32, përdoruesi i nr. të tel. 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i nr. të tel. 068 20 29 700 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 700- Ej e more vesh? 091-He? 700-I arrestun ne Kosove ato shokun tend me djalin……..

Në datë 28.05.2018, ora 19:42:36, përdoruesi i numrit telefonik 068 20 29 700 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+700: Ej nuk e kam problem unë se ky shoku jonë që ishte sot ky ky i vje keq pak. +091: O vllai i thashë, o Salë i thashë unë ca të jenë i thashë unë ndajme të tre, në rregull në rregull po pse t’i lëmë kështu i ….motrën. ai duhet ta ulë në tavolinë e di si është muhabeti t’ja jap me…e ke parasysh ti?”.

Në datë 29.05.2018, ora 17:17:22, përdoruesi i numrit telefonik 068 20 29 700 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+700: Edhe tha hajde tha, thuj Fredit hajd ta takojmë e të shkoj ta takoj vetë atë me dur të lidhme, ti thojmë o kshu o të fillojmë në krahin tjetër. +091: Po në rregull në rregull. +700: Më mirë kshu më mirë kshu tha Saliu, shkoj unë e takoj. +091: O vlla unë ju kam vllezër e unë. +700: E di Fredi, Fredi jemi shokë ne jemi shokë po shko tako Saliun e shkoni, tako atë”.

Në datë 29.05.2018, ora 21:00:02, përdoruesi i numrit telefonik 069 20 62 000 (i rezultuar gjatë bisedës si shtetasi Erzen Breçani) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 (i rezultuar në tërësinë e bisedave të përgjuara si i pandehuri Fredi Alizoti) dhe, gjatë bisedës u fol: për premtimin që duhej të mbante dikush që e kishte dhënë atë: “…+000: …unë nuk kam dit gjo fare, as u kam thon hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka than, duhet t’u rri tek kamt e me ja marr. +091: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë…+091: Jo me se me premtun diçka ktu, prit, eee e kupton ti…”; për dijeninë e Fredit rreth të dhënave që me shumë gjasa kanë lidhje me çështjen: “…+091: Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë…e kupton vetë ti muhabetin…”; për vlerësimin nga Shkëlzeni si gabim, nëse gjithçka ishte organizuar për të përfituar para: “+000: Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr…”; për qënien e gjithçkaje të trilluar, të stisur, të pohuar si të tillë nga Fredi: “…+091:…unë prap po rri fisnik, ato që janë premtuar…nuk kam marrë asgjë…edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…kupton…+091: Janë fallco, janë fallco, po ta them me shpirt. +000: Eni pra mos u bini në qafë njerzve kur janë fallco, mos u binë në qafë njerëzve kot o vlla”; për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit: “…+000: Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë….vetja i thashë, ke hi i merr në qafë robt kot. +000: Me i bo letrat për azil, nuk e di si i boni kto punë. +091: është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë…”.

Në datë 01.06.2018, ora 16.50, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) i telefonon nr. 355129 dhe bëjnë këtë bisedë: ….091-dëgjo mua, dëgjo mua..je, një sekondë do më dëgjosh me vëmendje, a më dëgjon? 129-po ju dëgjoj zotri fol 091-ajo dëshmi e babales është fallso, edhe unë jam ai orgjinali. 129-mirë, mirë, ja po të merr drejtori në telefon tani lëre atë e di un….

Ne datë 01.06.2018, ora 16:52:23,përdoruesi i numrit telefonik 069 41 10 316 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 (ndërsa më parë midis tyre ishin realizuar disa komunikime ku i kërkohet përdoruesit të numrit telefonik 069 41 10 316, i rezultuar drejtues i policisë në Qarkun Fier, nga komunikuesi takim për diçka shumë të rëndësishme) dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…091- ajo që eshte bërë mes telefonatave dhe përgjimi kam qenë unë që e kam bërë atë……. Ai që është bërë në përgjime…..ajo që është bërë me babalen në përgjime….kam qenë unë që e kam bërë…….. 316- me kë ke qenë kur e ke bërë? 091-me babalen, me asnjë tjetër. 316-nuk ke qenë ti nuk ke qenë bashkë me Agronin? 091-jo, jo ka qenë babalja unë kam qenë në vend të Agronit. 316- je I sigurtë për këtë? +091: Jam i sigurt, më dëgjo mua do më dëgjosh me vëmendje, më dëgjo mua, edhe do të flisja me fakte….na premtuan 200 (dyqind) mijë Euro unë s’kam marë asgjë, i mori Berti 70 (shtatëdhjetë) mijë Euro dhe iku e kupton, jam i sigurt dhe me dorë në zjarr…”.

Në datë 01.06.2018, ora 16:56:52, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 068 20 29 700 dhe, zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje:: “+091: E morën vesh se ja thash tgjitha unë historin, tani të marim ndonjë ej, aa do e shikosh në televizor, mua hajd ik, kalofsh mirë…”.

Në datë 05.06.2018, ora 14:32, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 069 94 23 771 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..771-ani vlla, ej i thashe une dicka atyne-I thashe me duket se po ja kercet anej nga ana tjeter. 091-jo, ja kercita une ja kercita. 771- ej me tha ai me gisht te keputun thuj te vije te me takoj s di gje thashe une s ma ka hap telefonin.

Në datë 05.06.2018, ora 18:47, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete i pandehuri Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “….. 272-e mire shume mire hajde vlla hajde-edhe degjo vetem kaq mendo per femijet e mi asgje ne bote ca takon mbaro punen e mendo per femijet e mi qe kam rrugeve po je vellai im. 091-e kam lene per me vone me ate pune. 272-po mire e mire dakort mendo per femijet e mi kaq. 091-e ore e mos e vri mendjen nga ajo pune tip o ejj I ka gati ato ai?,,,,,,

Në datë 05.06.2018, ora 21:05, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 0694101289 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “….. 091-mire mo ne rregull po sonte ku do rri une si keni marre masat mire ku do rri sonte. 289-ku do rrish sonte? 091-po 289-po fol ijer me Saliun mos ashu rri ke Saliu sonte rri ke Saliu sonte fol ma Saliun njehere……

Në datë 05.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete i pandehuri Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “….. 272-po mire e neser ne mengjes mere Salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti mos te flas shume ne telefon te kam vlla dhe une jam i shqetesuar, e beson qe po ha buke azili, po ha buke azili me vdekshin te dy djemte. 091-se ve ne dyshim. . . .. .

Në datë 06.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete i pandehuri Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..091-e takova jo ktej jo andej jam keq po dridhej. 272-ore thuaj bej likuidimin qe kemi lene thuaj kaq asgje ne bote o Fredi vllai se me ate s kam lidhje fare kontakti besome se jam ne azil per shpirt te plakes-une flas me ane te tjetrit me kosovarin me ate – thuaj e vlla me bej likuidimin si e lame thuaj……

Në datë 06.06.2018, ora 13:49, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete shtetasi Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..091-fol njeher me ata miqte e vlla se une sdola dot andej poshte mua me erdhen me degjeneruan dy here ne mengjes me mbajten kater ore aty me benin presion mendo dhe per mua i q.. motren…272-ore po sbehet llaf po rri rehat tani bol tani. 091-ai miku qe ti njehe me thoshte mua fol hap gojen sa do ore une sikur e kam….

Në datë 10.06.2018, ora 09:30, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 069 94 23 771 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..771-mire, ca thojne kto gazeta e vlla? 091- ne s do mbajmë atë në kurriz unë i dola nga borxhi. 091- ne sdo mbajmë atë në kurriz unë i dola nga borxhi…..

Në datë 12.06.2018, ora 12:55, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 069 86 21 974 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..091-muhabeget nuk e ke digjeguar ne televizor ti me shteget me shtogu po fola unë gjëra e ai muhabegeti jam une e kape ti filmin e?…..091-une begera sikur kisha vllagai i atit e ke parasysh-degjon e? 974-he 091- begera sikur igisha vllagai i atikit e kupton ti qe dogoj kshu e kupton do migirnim nga nje qikinshe e kupton ti. 974-eee 091-pa kela re burre po s ishte e mire ajo gje kupton ti nga nje qiginshe erdhi muhabeti prit re nga nje qigince per njer dyqigin e me tha mua nuk marim dyqigin me tha mua do magarim njeqikice ore mire I thashe une mendogova une vari k… 091- dgjo ree e me thaga mua do magarim nji iqikince me tha mua nuk japin dyqind une e kuptova edhe e pashe qe po me devijonte e ke parasysh vete ti se ca tipi ka ai. 974-e di une e di. 091-edhe i thashe mire i qikince i thashe une nem nje njezegetce mua nje zeget une viki andej levizja e kupton vlla-as njezeget asgjege vlla ikuqe ky muhabet…

Në datë 19.06.2018, ora 11:46, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonon përdoruesin e numrit telefonik 0685296508 dhe zhvillojnë këtë bisedë:”…….508-Hic ca te bej ne ship-mer lexo Gazeten Shqiptare mere. 091-ca thote? 508-e he fortune. 091-ca thote? 508-fortune, fortune, arrestime ca thote pranaj pot e them lexoje gazeten. 091-e po ku mar vesh une. 508-ca bone ti? 091- kur e dha kur e dha? 508-sot sot. 091-ca thote e ca thote. 508-arrestime thote priten arrestime…..”

Në datë 19.06.2018, ora 15:00, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 0685296508 dhe zhvillojnë këtë bisedë:”…….508- ne ship ku te jem – E pe ate gazeten? 091-jo se pashe, ca thoshte, ca thoshte? 508-po hic e do arrestohen po pak e pashe une po smora gazete-nuk mora gazete e pashe vetem me mjes te gazetat qe dalin ne gazette-priten arrestime edhe 100 miljon jane mare 100 miljon leke nga deshmitari nga Novosela thote qe eshte paraqitur te krimet e renda. 091-si ka marre 100 miljon qe jane marre? 508-jo jo qe jane mare 100 mije euro jan mar qe ka marre babalja.Nga përgjimet e sipërcituara vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas bërjes publike të regjistrimit të bisedës që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.

Në bisedat e zhvilluar të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Në asnjë bisedë që ka patur konteks çështjen e shpërblimit, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që ka aprovuar në heshtje.

Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Midis të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, ka shumë komunikime pas bërjes publike të regjistrimit të bisedës që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji.

Nga këto tabulate evidentohet se:

-Në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-Nnë datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna vertetojnë tej çdo dyshimi se, është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

-Po keshtu nga administrimi i Shkresës me nr.prot.4434/1, datë 18.9.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet fakti se numri 0676494091, është në përdorim të abonentit Fredi Alizoti. Më sipër janë pasqyruar edhe regjistrimet e përgjimeve të këtij numri celular.

-Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.2740/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet se numri celular 0692151212, është në përdorim të abonentit Jetmir Olldashi.

-Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate vihet re se nga numri i tel. 069 93 24 140, në përdorim të pandehurit Albert Veliu, është telefonuar numri i tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, në datën 09.10.2017, ora 19.32, biseda ka zgjatur 69 sekonda dhe në datën 10.10.2017, ora 13.38, biseda ka zgjatur 121 sekonda.

Në datën 24.10.2017, ora 14.27’, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të të pandehurit Albert Veliu ka telefonuar numrin e tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe biseda ka zgjatur 20 sekonda. Në momentin e thirrjes, qeliza e transmetimit e numrit celular 0699477182 në përdorim të shtetasit Albert Veliu, është “KRAPSI-S” dhe “MIFOLI-N”.

Në datën 24.10.2017, ora 14.50’, numri i tel. 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj ka telefonuar numrin e tel. 069 94 77 182 në përdorim të pandehurit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 29 sekonda. Në momentin e thirrjes, numri telefonik 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ka loguar në zonën “Mbrostari Ura B”, Fier.

Në datën 24.10.2017, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të pandehurit Albert Veliu ka realizuar thirrje telefonike me numra të tjerë celularë, në orën 15.06’ me qelizë transmetimi “PESHTAN-N” dhe “FIER SOUTH-N”, në orën 15.57’ me qelizë transmetimi “KAVAJE-SE” dhe në orën 16.38’ me qelizë transmetimi “NEW RING ROAD 3-SE” (Unaza e Re).

Këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë. Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

-Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

– Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:

-Në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-Në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– Në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

-Nga Shkresa me nr.prot.53/1, datë 10.01.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, evidentohen numrat telefonikë që ka përdorur i pandehuri Fredi Alizoti.

-Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhës kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

-Me Shkresën me nr.FRS/0458/LP, datë 31.01.2019, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet telefonike dhe qelizat e trasmetimit për numrin telefonik 0694024321, në përdorim të dëshmitarit Agron Hyseni, për komunikimet e kryera në datën 24.11.2017. Nga këto të dhëna vihet re qartë se atë ditë (pra në dt.24.11.2017) ai ndodhej në qytetin e Vlorës, ndonëse është me banim në Tiranë.

Sipas vendimit Nr 53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

-Nga materialet e përcjella me Shkresën me nr.32/2 Prot./BK, datë 24.01.2019, të Ministrisë së Drejtësisë, dokumentohet se i pandehuri Albert Veliu ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në datën 24.05.2018. Në datën 28.05.2018 ai është paraqitur në policinë e Republikës së Kosovës dhe në datën 29.05.2018, ka kërkuar azil pranë zyrës përkatëse. Mbasi është pajisur me çertifikatën e statusit të azilkërkuesit me nr.1311, i pandehuri Albert Veliu është lënë i lirë nga policia.

-Në gjykim në funksion të këtij proçedimi kanë deshmuar dëshmitarët Ermal Sadiraj, Ermal Kodhima dhe Ermal Hitoaliaj, me detyrë efektivë në Komisariatet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Në dëshmitë e dhëna përpara Gjykatës ndër të tjera ata shpjeguan që nuk kishin as njohje dhe as kontakte si me të pandehurin Albert Veliu ashtu dhe me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Të gjithë dëshmitarët mohuan që ndonjë prej tyre të ishte personi me emrin “Ermal” që përmendej në materialin e publikuar në datën 14.05.2018.

Ne vijim, ne gjykim dëshmitari Ermal Haxhi, dëshmoi përpara Gjykatës se në periudhën Gusht 2017 – Nëntor 2017 kishte qenë shef i Stacionit Policisë Kufitare Dhërmi dhe nuk kishte as njohje dhe as kontakte si me të pandehurin Albert Veliu ashtu dhe me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Për këtë rast ai ishte vënë në dijeni pas bërjes publike të regjistrimit dhe mohoi që të ishte personi me emrin “Ermal” që përmendej në materialin e publikuar në datën 14.05.2018.

Po kështu dëshmitari Eriton Demiri, dëshmoi përpara Gjykatës se njihej ndryshe edhe me nofkën “toto qorri”. Ai shpjegoi kishte në pronësi të tij një lokal të ndodhur në “lungomare” Vlorë dhe të pandehurin Albert Veliu e njihte si person problematik dhe me të kishte marrëdhënie si gjiton që ishin. Ai mohoi kategorikisht që i pandehuri Albert Veliu të kishte drekuar ndonjëherë në lokalin e tij dhe pas daljes së regjistrimit edhe stafi i lokalit i kishin konfirmuar që Albert Veliu nuk kishte qenë ndonjëherë në lokalin e tij.

Edhe dëshmitarët Besim Hajdarmataj, Robert Tuci dhe Eduard Martini, dëshmuan përpara Gjykatës per fakte qe evidentuan mënyrën se si secili prej tyre kishte kontaktuar me të pandehurin Albert Veliu, informacionin që ai pretendonte se dispononte, mënyrën se si ishte proceduar më tej dhe faktin që nga gjithë procedura e kryer nuk kishte rezultuar ndonjë e dhënë implikuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Ne gjykim deshmuan rreth fakteve objekt proçedimi edhe dëshmitarët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët shpjeguan përpara Gjykatës rrethanat se si ishin vënë në dijeni të materialit që u publikua prej tyre dhe të pandehurit Ervin Salianji, në daljen publike të datës 14.05.2018. Nga dëshmia e tyre, u evidentua qartë se kishte qenë pikërisht i pandehuri Ervin Salianji që ishte marrë paraprakisht me materialin që ishte publikuar.

Ne gjykim deshmuan rreth fakteve objekt proçedimi edhe dëshmitarët Albert Nushi dhe Andon Marko, të cilët kanë qenë përkatësisht në detyrën e drejtorit dhe zv/drejtorit të DVP Fier, në periudhën kur është publikuar “videopërgjimi”. Të dy këta dëshmitarë, shpjeguan në mënyrë të hollësishme përpara Gjykatës, lidhur me rrethanat se si janë kontaktuar nga i pandehuri Fredi Alizoti dhe veprimet që kanë kryer më pas me të.

Ne séance gjyqësore në dëshmine e dhënë në gjykim, shtetasi Arnedo Selmanaj shpjegoi përpara Gjykatës se në rolin e kameramanit dhe për llogari të një emision investigativ për çështje në ndjekje të parcelave të hashashit, kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës së bashku me të pandehurin Jetmir Olldashi dhe me një person që thirrej “babale”. Në qytetin e Vlorës kishin takuar shumë individë por nuk kishin faktuar aq sa donin.

Në dëshminë e tij të dhënë në gjykim shtetasi Ylli Rakipi, shpjegoi përpara Gjykatës se si drejtues i emisionit “Të paekspozuarit” kishte miratuar kërkesën e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer një investigim për çëshjte droge në qytetin e Vlorës. I pandehuri Jetmir nuk i kishte referuar ndonjë emër konkret, por i kishte premtuar se do sillte video. Kur i pandehuri është kthyer ngë Vlora, dëshmitari është vënë në dijeni për materialin dhe meqënëse nuk kishte asnjë vlerë nuk e kishte marrë dhe shfrytëzuar për ndonjë emision.

Sikurse rezultoi si gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Jetmir Olldashi nuk dorëzoi në asnjë moment regjistrimet origjinale që ai pretendon se janë bërë në Vlorë në datën 24.10.2017.

Në gjykim dëshmitari Erzen Breçani, konfirmoi përpara Gjykatës bisedat telefonike që kishte kryer me të pandehurin Fredi Alizoti dhe konteksin e tyre. Në komunikimet me të pandehurin ai i kishte thënë se nuk ishte ai personi i duhur dhe të mos merrnin më qafë njerëzit.

Po kështu dëshmitari Nertil Mehmetaj, shpjegoi përpara Gjykatës se administronte lokalin “Vila del Sol”, që ndodhej në qytetin Vlorës, në të cilin kishte të punësuar edhe shtetasin Klevis Veliu, djali i të pandehurit Albert Veliu. Ditën që është publikuar materiali i përgjimit është njoftuar nga një i njohur i tij, i cili i kishte thënë që personi i thirrur “Bashkëpunëtori X” dyshonte se ishte shtetasi Bert Veliu. Pas këtij momenti, kishte komunikuar me të pandehurin Albert Veliu, i cili i kishte pohuar që personi në bisedë ishte ai. Të nesërmen e asaj dite, Klevisi i kishte thënë që do e linte punën, pasi do të ikte larg.

Në gjykim dëshmitari Agron Hyseni dëshmoi përpara Gjykatës se kishte aktivitet biznesi në Vlorë dhe për këtë shkak, shpesh herë shkonte atje.

Në respektim të kërkesave të nenit 369/2 të K.Pr.Penale gjatë shqyrtimit gjyqësor u lexuan edhe deklarimet e dhëna gjatë hetimeve paraprake nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj dhe procesverbali përkatës u bë pjesë e fashikullit të shqyrtimit gjyqësor. Në deklarimet e bëra prej tij përpara prokurorit, ky shtetas ka mohuar kategorikisht që të kishte kryer ndonjë bisedë me të pandehurin Albert Veliu, e për më tepër bisedë për ndonjë trafikim të mundshëm lëndësh narkotike.

Ne deklarimet e dhëna në gjykim përpara Gjykatës i pandehuri Fredi Alizoti, (në respektim të nenit 166 të K.Pr.Penale) shpjegoi në mënyrë të hollësishme gjithë mënyrën se si kishin vepruar ai dhe bashkëpunëtorët e tjerë në realizimin e veprës penale, faktin e kryerjes se kesaj veprimtarie i motivuar nga një përfitim material i premtuar, etj.

Ne gjykim u administruan edhe Proçesverbalet me deklarimet e dhëna gjatë hetimit paraprak të të pandehurit Albert Veliu (i proçeduar ne mungese ne gjykim, konform nenit 370/2 te K.Pr.Penale), i cili megjithëse u njoftua nga Gjykata nëpërmjet Letërporosisë për zhvillimin e këtij gjykimi dhe akuzat ndaj tij, nuk paraqiti asnjë kërkesë lidhur me gjykimin. Në lidhje me deklarimet e tij të mëparshme Prokuroria evidentoi disa pasaktësi si më poshtë:

I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij në Prokurori ka rrëfyer të dy udhëtimet e tij në Vlorë të datave 24.10.2017 dhe 24.11.2017 në një deklarim. Është e vërtetë që ai ka shkuar në Vlorë i shoqëruar nga i pandehuri Jetmir Olldashi në datë 24.10.2017, ku dhe ka kryer komunikime telefonike në këtë datë në rrethinat e Vlorës referuar logimeve të antenave me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj por nuk rezulton që të jetë takuar me këtë shtetas. Gjithashtu, i pandehuri Albert Veliu ka qenë në Vlorë dhe në datë 24.11.2017, i shoqëruar nga punonjës të SHISH-it ku ka regjistruar një bisedë me shtetasin Agron Hyseni. I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij i referohet datës 24.11.2017 e cila është disa ditë para përmbytjeve. Në këtë datë ai nuk ka asnjë komunikim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe ka kryer regjistrimin e bisedës me shtetasin Agron Laver Hyseni. Gjithashtu, lokali i pretenduar në deklarimin e tij “2 Palmat” është lokali ku ai ka kryer bisedën i shoqëruar nga punonjësit e SHISH-it me shtetasin Agron Laver Hyseni. Gjithashtu në deklarimet e dhëna prej tij lidhur me pajisjen ai i referohet pajisjes së përdorur kur ka qenë i shoqëruar nga punonjësit SHISH-it.

I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij i referohet udhëtimit në Vlorë me punonjësit e agjencisë ligjzbatuese në datë 24.11.2017, datë e cila përkon me atë që përmend në deklarim, rreth katër ditë përpara se të binin shirat e mëdha në Vlorë. Ka mospërputhje rreth një muaj midis udhëtimit me të pandehurin Jetmir Olldashi në Vlorë në datë 24.10.2017, me udhëtimin me punonjësit e SHISH-it në datë 24.11.2017.

Personat e përmendur nga i pandehuri Albert Veliu nuk rezulton të kenë qenë të pranishëm në bisedë. Për më tepër që, emri “Ermal” përmendet dhe në bisedën e realizuar me punonjësit e SHISH-it.

I pandehuri Albert Veliu pranon që kishte “qejfmbetje” të vjetër me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj pasi sipas tij ai nuk ishte interesuar për problemet e tij.

Këtë fakt e pranon dhe i pandehuri Jetmir Olldashi në deklarimet e tij sipas të cilit Alberti kishte ndjenjë të fortë hakmarrjeje për njerëzit për të cilët fliste, midis tyre dhe për Geron (Agron) Xhafajn.

I pandehuri Albert Veliu përmend në deklarimin e tij që ka komunikuar me shtetasin Edmon Hyseni ndërkohë që ky i fundit e mohoi një fakt të tillë. Gjithashtu pretendon që ka drekuar në lokalin e “toto qorrit”. Ky i fundit i identifikuar si dëshmitari Eriton Demiri e mohoi një fakt të tillë përpara Gjykatës.I pandehuri Albert Veliu, pas publikimit të audiopërgjimit ka larguar fillimisht familjarët e tij jashtë vendit dhe më pas është larguar dhe vetë duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kosovë.

Mbi bazën e këtyre fakteve, nga përfaqësuesit e organit të akuzës u kërkua deklarimi fajtor i secilit prej të pandehurve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprat penale të atribuara ne kete gjykim, si dhe denimi i secilit prej tyre me burgim ne masat e percaktuara ne pjesen hyrese te ketij vendimi, duke u kerkuar aplikimi i nenit 63 të Kodit Penal për të pandehurin Jetmir Olldashi (ku prokurori G.Qana kerkoi aplikim të nenit 59 të Kodit Penal ndaj te pandehurit Ervin Salianji). Perfaqesuesit e akuzes parashtruan se të pandehurit me veprimet e tyre të kryera me dashje kane konsumuar elementet e ketyre veprave penale, duke kerkuar nga Gjykata qe ne caktimin e llojit dhe te mases se denimit ndaj seicilit prej te pandehurve te marre ne vleresim rrezikshmerine e veprave penale, faktin që vepra penale e parashikuar nga nent 305-25 është kryer në bashkëpunim, rrezikshmërinë e vetë të pandehurve dhe rrethanat individuale, sociale e familjare te secilit prej te pandehurve si me siper jane evidentuar.

Mbrojtësja e të pandehurit Albert Veliu ne konkluzionet e fundit kerkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Albert Veliu për veprat penale të atribuara duke i evidentuar pretendimet kontestuese me shkrim.

Mbrojtësi i të pandehurit Fredi Alizoti kerkoi caktimin e një mase dënimi më të butë ndaj tij, për shkak të qëndrimit pohues e pendues të tij ndaj akuzës dhe bashkëpunimit të treguar me organin procedure në zbulimin e të vërtetës.

Mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi kerkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit për veprën penale të atribuar me pretendimin se fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c), duke i evidentuar pretendimet kontestuese me shkrim.

Mbrojtësi i të pandehurit Ervin Salianji kërkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit për veprën penale të atribuar me pretendimin se fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c), duke i evidentuar pretendimet kontestuese me shkrim.

Vetë i pandehuri Ervin Salianji u shpreh dakord me mbrojtësin e tij duke kërkuar pafajësi.

Vlerësimi, arsyetimi dhe disponimi i Gjykatës.

Interpretimi i dispozitave penale, analiza e provave lidhur me akuzën respektive të atribuar secilit të pandehur.

Referuar faktit penal te sipercituar dhe teresise se provave te shqyrtuara e administruara ne gjykim, Gjykata çmon se në veprimet e të pandehurit Albert Veliu janë të pranishëm të gjithë elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurave të veprave penale të “Kallëzimit të rreme, të kryer në bashkëpunim” dhe të “Kalimit të paligjshëm te kufirit shtetëror”, të parashikuara nga nenet 305 e 25 dhe 297 të K.Penal.Gjithashtu Gjykata çmon se në veprimet e secilit prej të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji janë të pranishëm të gjithë elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale të “Kallëzimit të rreme, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Në nenin 305 të Kodit Penal përcaktohet se:“Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Në analizë të kuptimit, elementeve te bashkepunimit dhe rolit te bashkepunetoreve, si dhe referuar praktikes unifikuese te Gjykates se Larte e konkretisht vendimit unifikues penal Nr.4, date 15/04/2011 qe te ekzistoje bashkepunimi ne kryerjen e nje vepre penale detyrimisht duhet te bashkeekzistojne si kushte “sine qua non” njeherazi keto 4 elemente:

Dy ose me shume subjekte (pluralitet personash);
Realizimi i faktit kriminal ne te gjithe elementet e tij materiale;
Dhenia e nje kontributi rilevant ne kryerjen e vepres penale nga seicili prej bashkepunetoreve;
Ana subjektive, qe eshte dijenia e bashkepunetoreve per te bashkepunuar me te tjeret ne kryerjen e faktit kriminal.

Ndersa ne permbajtjen e nenit 297 te K.Penal, sanksionohet se: “Kalimi i paligjshem i kufijve shteterore perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet.”

Sipas nenit 152/1 te K.Pr.Penale:“Çmuarja e provave eshte percaktimi i vertetesise dhe i fuqise provuese te tyre. Çdo prove i nenshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlere te paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes se formuar pas shqyrtimit te tyre ne teresi.”

Gjykata vlereson se, nisur nga rrethanat e ngjarjes, nga shqyrtimi i provave të analizuara më sipër, të administruara ne funksion te ketij proçedimi qe japin hollesi dhe tregojne rrjedhën kronologjike të veprimtarisë së të katër të pandehurvë në kryërjën e veprave penale të atribuara, të kohes kur ka ndodhur krimi, menyres se si eshte fabrikuar audiopergjimi i rreme ne përmbajtje dhe i rreme për subjektin që referon si nje nga protagonistët e tij (shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, nderkohe qe subjekte te vertetë të tij janë të pandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti), te perdorimit të kësaj prove të rremë si bazë e një deklarimi publik e mediatik për kryerjen e një nje krimi të rëndë ne fushen e narkotikëvë, tërësisht i sajuar (i planifikuar kohë më parë nga të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, duke qene se te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti rezultuan të kishin njohje te mepareshme, ndërsa të pandehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji kane krijuar njohje për shkak të këtij bashkëpunimi me të pandehurit, të rezultuar nga komunikimet mes tyre dhe më tej takimet), mjetet qe jane perdorur ne kryerjen e ketij krimi (pergjues, media, etj.), shtuar ketu dhe faktin e pranuar ne gjykim nga vete i pandehuri Fredi Alizoti per bashkeautoresine e pohuar mbi kryerjen e këtij krimi me të pandehurit e tjerë, rezulton teresisht e provuar se fakti ka ndodhur ne variantin e percaktuar nga ana e Prokurorise, e vertetuar nga aktet provuese si me siper jane specifikuar, dhe Gjykata vlereson se ne teresine e veprimeve te kryera nga te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji cilesohet kryerja e vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal dhe se autoret e kryerjes se ketij krimi jane pikërisht te pandehurit.

Për të pandehurin Albert Veliu.
Persa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji jane autoret e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale, marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Albert Veliu ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale ne vlera monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Gjykata konstaton se pervec perfitimit material i pandehuri Albert Veliu ka pasur si qellim tjeter ne kryerjen e vepres penale edhe ate te perfitimit te azilit politik per vete dhe familjaret e tij. Nga provat rezulton se ky qellim i te pandehurit Albert Veliu per azil politik per vete dhe familjaret e tij del qarte i provuar nga komunikimet e pergjimet telefonike gjate kohes kryerjes se vepres penale e pas saj,duke u ndihmuar ne kete qellim edhe nga bashkepandehuri tjeter Ervin Salianji ,deputet ne ate kohe i Partise Demokratike te Republikes se Shqiperise.Ky qellim i te pandehurit rezulton edhe nga veprimet e te pandehurit pas kryerjes se vepres penale.Nga aktet rezulton se i pandehuri Albert Veliu ka kerkuar strehim politik ne Mbreterine e Belgjikes ku eshte kapur per efekte ekstradimi drejt Republikes se Shqiperise. Nga ana e kesaj gjykate i eshte mundesuar te pandehurit Albert Veliu njoftimi per kete procedim penal objekte gjykimi, por i pandehuri rezulton qe ti fshihet drejtesisë pavarsisht se ishte ne dijeni te ketij procedimi penal.

Ka rezultuar e provuar qe të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e dhena ne hetim te bashketepandehurit Albert Veliu (subjekti iniciues dhe protagonist ne audiopergjim, me precedente penale dhe i motivuar nga nje ndjenje qejfmbetje e dashakeqesie ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj te cilat vlerësohen me rezervë nga Gjykata për shkak të kontradiktoritetit të tyre në faktet e deklaruara me provat e tjera si me siper janë evidentuar, dhe deklarimet e te pandehurit Fredi Alizoti si ne hetim e gjykim (ku ky i fundit pohon pjesemarrjen e tij si nje prej subjekteve bashkebisedues ne kete audiopergjim duke simuluar rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj), e po keshtu permbajtja e bisedave sipas tabulateve telefonike per komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve disa dite para realizimit te audiopergjimit, mungesa e cdo qellimi tjetër të mundshëm qe te shpjegoje komunikimet telefonike te shpeshta e zinxhir mes te pandehurve pergjate periudhes se realizimit te audiopergjimit e mbas tij, faktojne e provojne bashkepunimin e te pandehurve ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe se ne muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike. Në vlerësim të nenit 152/3 të K.Pr.Penale, deklarimet e dhena ne hetim nga bashketepandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti përbëjnë prove, por vleresohen në unitet me provat e tjera të specifikuara e të marra gjatë këtij gjykimi që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.

Kështu nga dëshmitë e dëshmitarëvë të pytur në gjykim nuk u vërtëtua ekzistenca e personit me emrin “Ermal” që përmendej nga i pandehuri Albert Veliu në materialin e publikuar në datën 14.05.2018. Po kështu dëshmitari Arnedo Selmanaj shpjegoi përpara Gjykatës se në rolin e kameramanit dhe për llogari të një emisoni investigativ për çështje në ndjekje të parcelave të hashashit, kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës së bashku me të pandehurin Jetmir Olldashi dhe me një person që thirrej “babale”. Në qytetin e Vlorës kishin takuar shumë individë por nuk kishin faktuar aq sa donin.I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij i referohet datës 24.11.2017 e cila është disa ditë para përmbytjeve. Në këtë datë ai nuk ka asnjë komunikim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transkriptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X” ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se veprimtaria kriminale e te pandehurit Albert Veliu ka iniciuar me realizimin e audiopergjimit te sajuar ne bashkëpunm me të pandehurit e tjerë, si dhe ka vijuar me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji ne parashtrimin publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Kallëzimi publik e mediatik i bere dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës, bazur në një provë audiopërgjim të sajuar për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, paraqitja e këtij kallëzimi publik dhe mediatik i perseritur nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së Parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes.

I pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit e tjere ka konsumuar vepren penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 te K.Penal me veprime aktive te kunderligjshme, te cilat konsistojne ne realizimin e nje veprimtarie ne kuader te bisedave telefonike audio te pergjuara, teresisht te rreme, duke kallezuar publikisht ne media e me tej duke investuar organet e ndjekjes penale, si subjekt te nje veprimtarie kriminale ne fushen e narkotikeve, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Ky i pandehuri nepermjet kesaj veprimtarie te paligjshme rrjedhimisht ka adresuar nje kallezim penal drejtuar Prokurorise se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, kallezim i cili dihet qe eshte realisht i rreme, pasi ne permbajtjen e tij nga i pandehuri jane dhene informacione qe nuk i pergjigjen te vertetes per kryerjen e nje krimi (Trafikim i narkotikeve, te parashikuar nga neni 283/a i K.Penal Shqiptar) qe ne te vertete nuk eshte kryer, i atribuar nga i pandehuri shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj, me qellim qe organet e drejtesise te fillonin ndjekjen penale ndaj ketij shtetasi.

Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Bashkeautoresia e tij ne kryerjen e kesaj vepre penale provohet si nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara, ku ka komunikuar ky i pandehur me bashketepandehurit e tjere te ketij procedimi, nga deklarimet pohuese te bashkeautoresise ne pjesemarrjen si subjekt ne kete audiopergjim e te pandehurit Fredi Alizoti, ashtu edhe me rezultatet negative te Raporit të zërit dhe deshmite e deshmitareve, të cilat japin fakte konkrete te perfshirjes se te pandehurit Albert Veliu ne kete veprimtari kriminale. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.Pavaresisht qe bisedat nder te tjera kane patur kontekst çështjen e shpërblimit per punen e kryer, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që e ka aprovuar në heshtje.Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji. Nga këto tabulate evidentohet se: -në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurit tjeter Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine aktive te tij ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar qe disa dite para se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate vihet re se nga numri i tel. 069 93 24 140, në përdorim të pandehurit Albert Veliu, është telefonuar numri i tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, në datën 09.10.2017, ora 19.32, biseda ka zgjatur 69 sekonda dhe në datën 10.10.2017, ora 13.38, biseda ka zgjatur 121 sekonda.

Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

Me shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Salianji. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:

-në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te secilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Eshte nje fakt i provuar nga aktet provuese, vecanerisht nga permbajtja e transkripteve te bisedave telefonike te siperevidentuara midis te pandehurve, ku evidentohet dhe vertetohet pjesemarrja aktive e te pandehurit Albert Veliu ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi nga pergatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron(Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, per qellime fitimi shumash te caktuara monetare. I pandehuri Albert Veliu ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta (per te perfituar shuma monetare te premtuara nga i bashkepandehuri tjeter Ervin Salianji), veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (kallezimin e rreme ne organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme. Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar procedimin penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Albert Veliu, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017 (disa dite para realizimit te vidiopergjimit).

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Albert Veliu ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Në lidhje me elementet e figures se vepres penale te parashikuar nga neni 297 i K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, rezultoi e provuar qe i pandehuri Albert Veliu ka konsumuar këtë vepër penale dhe ka cenuar objektin e kësaj vepre penale që janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar ligjshmërinë e kalimit të kufirit shtetëror. Në rastin konkret, i pandehuri Albert Veliu i cili me veprimet e tij të kundërligjshmë, të drejtëpërdrejta dhe të vullnetshme ka cënuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar paprekshmerine e integritetit territorial te vendit tone dhe rregullat e vendosura per te normuar veprimtarine e daljes dhe hyrjes te çdo personi nga dhe drejt kufijve shteterore te Republikes se Shqiperise, nga veprimet kriminale, marredhenie keto te mbrojtuara nga legjislacioni yne penal.

Referuar nenit 297 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” nga ana objektive kryhet nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacion të rregullt. Eshtë e qarte që kjo është një dispozitë blankete, ndaj dhe lidhur me perkufizimin e kufijve shtetërorë dhe përcaktimin e rregullave ligjore te kalimit të territorit, Gjykata duhet t’i referohemi Ligjit Nr. 9861, datë 24.08.2008 “Për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror”, i ndryshuar, ku në nenin 4 të këtij ligji nën titullin “Përkufizime” parashikohet shprehimisht: “Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: “…

-“Kufiri shtetëror” (më poshtë kufiri) është vija, e cila ndan territorin tokësor, ujërat e brendshme e territoriale dhe nëntokën e Republikës së Shqipërisë me shtetet fqinje, si edhe kufiri në territorin e pikave të kalimit kufitar, në aeroporte, aerodrome, porte detare, lumore, liqenore, nëpërmjet të cilave kryhet transporti ndërkombëtar…

-“Pikë e kalimit kufitar” është vendi i autorizuar nga autoritetet kompetente, ku kategori të caktuara personash mund të kalojnë kufirin gjatë orarit zyrtar të punës.

-“Kalim i kufirit shtetëror” është çdo lëvizje e njerëzve, e gjësë së gjallë, e sendeve vetjake dhe e mjeteve nëpërmjet kufirit.”,

Ndërsa në nenin 13 të këtij ligji nën titullin “Kalimi i kufirit” thuhet shprehimisht se: “1. Kalimi i kufirit bëhet vetëm në pikat e kalimit kufitar, brenda orarit të caktuar, me dokumente të vlefshme udhëtimi apo me dokumente që autorizojnë kalimin e kufirit; me një vizë të vlefshme, nëse kërkohet…””

Persa i perket anes objektive te kesaj vepre penale dispozita kerkon detyrimisht qe keto veprime per t’u konsideruar te kunderligjshme dhe per te formuar kundervajtje penale, pra per te rene ne penalitetet e kesaj dispozite te kryhen ne nje nga keto forma:

nëpërmjet daljes nga kufiri shteteror i Republikës së Shqipërisë nga pika apo vende te ndryshme te territorit dhe jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim;
nëpërmjet hyrjes ne territorin e Republikës së Shqipërisë jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim, por nga vende te ndryshme te territorit;
nëpërmjet hyrjes apo daljes ne/nga territori i Republikës së Shqipërisë jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim dhe pa dokumentet përkatëse identifikuese të nevojshme sipas normave ligjore shqiptare në fuqi, por në mënyrë të fshehtë duke iu shmangur autoriteteve kompetente që kontrollojnë dhe verifikojnë pajisjen apo jo të shtetasve me dokumentat e nevojshëm konform rregullave ligjore për të kaluar kufirin shtetëror;
nëpërmjet hyrjes, kalimit, daljes ne/nga ujrat territoriale te Republikës së Shqipërisë, ne kundershtim me percaktimet e legjislacionit te aplikueshem ne fuqi per percaktimin dhe respektimin e vijes kufitare detare, te liqeneve dhe te lumenjve kufitare;
nëpërmjet hyrjes, kalimit ne hapesiren ajrore ku shtrihet sovraniteti i Republikës së Shqipërisë jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim, ne kundershtim me percaktimet e legjislacionit te aplikueshem ne fuqi per percaktimin dhe respektimin e vijes kufitare.

Ne rastin objekt trajtimi, ka rezultuar e provuar nga aktet provuese te administruara se i pandehuri Albert Veliu ka dale me date 24.05.2018 nga kufijte shteterore te vendit tone, pra është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë duke kaluar në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshme, jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara ligjerisht për kalimin e kufirit shtetëror sipas normave ligjore shqiptare në fuqi, por në mënyrë të fshehtë duke iu shmangur autoriteteve kompetente që kontrollojnë dhe verifikojnë pajisjen apo jo të shtetasve me dokumentat e nevojshëm konform rregullave ligjore për të kaluar kufirin shtetëror, duke qenë i pandehuri në dijeni të faktit qe ndaj tij ishte caktuar një masë sigurimi personal shtrënguese “arrest në burg” ne funksion të këtij procedimi. Në datën 28.05.2018, ai është paraqitur në policinë e Republikës së Kosovës dhe në datën 29.05.2018, ka kërkuar azil pranë zyrës përkatëse. Në vijim, mbasi është pajisur me çertifikatën e statusit të azilkërkuesit me nr.1311, është lënë i lirë nga policia dhe aktualisht ndodhet i arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, duke i’u nënshtruar proçedurave të ekstradimit.

Në kryerjen e kësaj vepre penale i pandehuri, ka vepruar me dashje të drejtëpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar karakterin shoqërisht të rrezikshëm të veprimeve të tij dhe ka vepruar në mënyrë të paligjshme, duke kaluar kufirin shtetëror pa dokumentacionin ligjor,jo ne pikat e ligjshme te kalimit te kufirit shtetëror.

Pas shqyrtimit të akteve provuese, Gjykata konkludoi se i pandehuri Albert Veliu ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kalimit te paligjshëm të kufirit shtetëror”, të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Albert Veliu, Gjykata bazuar ne nenet 47, 49,50, te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale e parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal që i atribuohet të pandehurit përbën një krim, ndersa vepra tjeter penale perben kundervajtje, përcaktime keto që lidhen drejtpërdrejt me rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton me precedente te mëparshëm penalë, por i rehabilituar, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), moshën dhe nivelin arsimor të tij, motivin per perfitim pasuror që e ka shtyrë në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, si dhe faktin qe i është fshehur drejtësisë duke iu shmangur procedimit penal.

Gjykata vlerëson se për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të marrëdhënieve juridike të cenuara nga kjo vepër penale (veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë dhe të drejtat e liritë e njeriut), si dhe faktit që i pandehuri e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobta (pasurore e politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime proçeduriale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proçeduese, lloji i dënimit me burgim i kërkuar nga organi i akuzës për t’u caktuar ndaj të pandehurit per te dyja akuzat e atribuara, është ligjërisht i bazuar në dispozitën përkatëse penale.

Nga ana tjetër, lidhur me masat respektive dhe atë përfundimtare të dënimit me burgim të kërkuar nga organi i akuzës për të pandehurin Albert Veliu, Gjykata vlerëson se masat e dënimit të vlerësuara nga Gjykata në dispozitiv të këtij vendimi, përfshirë këtu dhe atë përfundimtare ne zbatim te nenit 55 të K.Penal, i përgjigjen rëndësisë së faktit, veprave penale të kryera nga i pandehuri, si edhe rrethanave të mësipërme të çështjes në tërësi, që të çmuara në kompleksitet justifikojne ligjërisht këtë masë përfundimtare dënimi dhe realizimin e qëllimit kompleks të dënimit penal lidhur me riedukimin dhe ndëshkimin e të pandehurit, por edhe qellimin e parandalimit te pergjithshem ne shoqeri te kryerjes se kategorise se ketyre veprave penale qe cenojne e drejtat dhe lirite e individit dhe devijojne veprimtarine e organeve proceduese te drejtesise per te luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, ne vend te atij te sajuar.

Për të pandehurin Fredi Alizoti.

Persa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu ,Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji jane autoret e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale,marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Fredi Alizoti ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale ne vlera monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Ka rezultuar e provuar qe të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e bashketepandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e po keshtu permbajtja e tabulateve telefonike per komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve, faktojne e provojne bashkëpunimin e tyre në kryerjen e këtij krimi dhe se ne muajin tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se veprimtaria kriminale e te pandehurit Fredi Alizoti ka iniciuar nga i pandehuri tjeter Albert Veliu duke u motivuar nga interesa teresisht pasurorë duke u bërë Fredi Alizoti një nga protagonistët dhe subjekti i realizimit të audiopergjimit te sajuar, por kjo veprimtari është organizuar me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji si në drejtim të fabrikimit të këtij audiopërgjimi të rremë ashtu edhe në drejtim të parashtrimit publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Kallëzimi publik e mediatik i bere dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës bazuar në një provë audiopërgjim të sajuar për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, realizimi i një audiopërgjimi të rremë nga të pandehurit Fredi Alizoti e Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes. Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar.

Bashkeautoresia e tij ne kryerjen e kesaj vepre penale provohet si nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara, ku ka komunikuar ky i pandehur me bashketepandehurit e tjere te ketij procedimi, nga deklarimet pohuese te bashkeautoresise ne pjesemarrjen si subject ne kete audiopergjim e te pandehurit Fredi Alizoti, ashtu edhe me rezultatet e Raportit të zërit dhe deshmite e deshmitareve, të cilat japin fakte konkrete te perfshirjes se te pandehurit Fredi Alizoti ne kete veprimtari kriminale. Konkretisht rezultojne nje numer I konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Pavaresisht qe bisedat nder te tjera kane patur kontekst çështjen e shpërblimit per punen e kryer, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që e ka aprovuar në heshtje.

Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë ëprcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji të analizuara më sipër.

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurit tjeter Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine active te tij ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar kohe me parë se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Po keshtu nga administrimi i Shkresës me nr.prot.4434/1, datë 18.9.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet fakti se numri 0676494091, është në përdorim të abonentit Fredi Alizoti.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.2740/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet se numri celular 0692151212, është përdorim të abonentit Jetmir Olldashi.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ku këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Me Shkresën me nr.FRS/0458/LP, datë 31.01.2019, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet telefonike dhe qelizat e trasmetimit për numrin telefonik 0694024321, në përdorim të dëshmitarit Agron Hyseni, për komunikimet e kryera në datën 24.11.2017. Nga këto të dhëna vihet re qartë se atë ditë (pra në dt.24.11.2017) ai ndodhej në qytetin e Vlorës, ndonëse është me banim në Tiranë.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Fredi Alizoti ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Eshte nje fakt i provuar nga aktet provuese, vecanerisht nga permbajtja e transkripteve te bisedave telefonike te siperevidentuara midis te pandehurve, ku evidentohet dhe vertetohet pjesemarrja aktive e te pandehurit Fredi Alizoti ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi nga pergattja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, per qellime fitimi shumash te caktuara monetare. I pandehuri Fredi Alizoti ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron )Xhafaj.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta (per te perfituar shuma monetare te premtuara nga i bashkepandehuri tjeter Ervin Salianji), veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (kallezimin e rreme ne organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere public ky kallezim i rreme. Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar procedimin penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Fredi Alizoti, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Fredi Alizoti ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Fredi Alizoti, Gjykata bazuar ne nenet 47, 48, 49,50 te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale që i atribuohet të pandehurit përbën një krim dhe si e tille paraqet rrezikshmëri shoqërore, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton i dënuar më parë por fakti qe kjo veper penale eshte kryer ne bashkepunim qe e lehteson arritjen e rezultatit kriminal është tregues i rrezikshmerise se tij, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), faktin qe ai ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë dhe eshte paraqitur prane organeve kompetente pas kryerje vepre penale, moshën dhe nivelin arsimor të tij, motivin per interesa pasurore që e ka shtyrë në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, si dhe rolin e tij ne kryerjen e vepres penale si ekzekutor.

Gjykata vlerëson se për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të marrëdhënieve juridike të cenuara nga kjo vepër penale (veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë dhe të drejtat e liritë e njeriut), si dhe faktit që i pandehuri e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobta (politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime proçeduriale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proçeduese, lloji i dënimit me burgim i kërkuar nga organi i akuzës për t’u caktuar ndaj të pandehurit për akuzën e atribuar, është ligjërisht i bazuar në dispozitën përkatëse penale.

Ndaj dhe Gjykata per sa u argumentua, ne rastin objekt shqyrtimi çmon qe dhenia dhe vuajtja fizikisht e sanksionit penal me burgim prej te pandehurit Fredi Alizoti, në masën e dënimit te vlerësuar nga Gjykata në dispozitiv të këtij vendimi gjyqësor, i përgjigjet rëndësisë së faktit, veprave penale të kryera nga i pandehuri, si edhe rrethanave të mësipërme të çështjes në tërësi, që të çmuara në kompleksitet justifikojne ligjërisht këtë masë dënimi dhe realizimin e qëllimit kompleks të dënimit penal lidhur me riedukimin dhe ndëshkimin e të pandehurit, por edhe qellimin e parandalimit te pergjithshem ne shoqeri te kryerjes se kategorise se ketyre veprave penale qe cenojne e drejtat dhe lirite e individit dhe devijojne veprimtarine e organeve proceduese te drejtesise per te luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, ne vend te atij virtual e te sajuar.

Për të pandehurin Jetmir Olldashi.

1-Përsa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji jane autoret e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Jetmir Olldashi ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehuit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale ne vlera monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Ka rezultuar e provuar qe me ndihmesen e të pandehurit Jetmir Olldashi (ne venien ne dispozicion te automjetit, shoqerimin, instruksioneve, gjetjes se vendit per realizimin e audiopergjimit) të dy të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.Sikurse rezultoi si gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Jetmir Olldashi nuk dorëzoi në asnjë moment regjistrimet origjinale që ai pretendon se janë bërë në Vlorë në datën 24.10.2017. Per kete shkak sipas Raportit te ekspertimit te zerit, ka rezultuar se regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara.

Deshmitari Arnedo Selmanaj shpjegoi përpara Gjykatës se në rolin e kameramanit dhe për llogari të një emisoni investigativ për çështje në ndjekje të parcelave të hashashit, kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës së bashku me të pandehurin Jetmir Olldashi dhe me një person që thirrej “babale”. Në qytetin e Vlorës kishin takuar shumë individë por nuk kishin faktuar aq sa donin.

Deklarimet e bashketepandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e po keshtu permbajtja e tabulateve telefonike per komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve, faktojne e provojne bashkëpunimin mes të pandehurve, dhe se ne muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Vlen per t’u theksuar se veprimtaria kriminale e te pandehurit Albert Veliu ka iniciuar me realizimin e audiopergjimit te sajuar duke qene si protagonist dy të pandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti, me kontributin e të pandehurit Jetmir Olldashi, por kjo veprimtari është organizuar edhe me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji si në drejtim të fabrikimit të këtij audiopërgjimi të rremë ashtu edhe në drejtim të parashtrimit publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Kallëzimi publik e mediatik i bere dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit Fredi Alizoti ,Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, paraqitja e këtij kallëzimi publik dhe mediatik i perseritur nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes.

I pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me te pandehurit e tjere ka konsumuar vepren penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 te K.Penal me veprime aktive te kunderligjshme, te cilat konsistojne ne realizimin e nje veprimtarie ne kuader te bisedave telefonike audio te pergjuara, teresisht te rreme per personin qe i atribuohet krimi dhe veprimtaria kriminale e trafikimit te narkotikeve e sajuar, duke passjelle kjo prove e rreme bazen e nje kallezimi publik ne media e me tej duke investuar organet e ndjekjes penale, për ta konsideruar si një subjekt te mundshëm të dyshuar të nje veprimtarie kriminale ne fushen e narkotikeve, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

I pandehuri Jetmir Olldashi me kontributin e tij ne kete veprimtari kriminale per fabrikimin e një prove të rreme te kryer ne bashkëpunim me të pandehurit e tjerë sikundër më lart është analizuar, rrjedhimisht ka adresuar nje kallezim penal drejtuar Prokurorise se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, kallezim i cili dihet qe eshte realisht i rreme, pasi ne permbajtjen e tij nga te pandehurit jane dhene informacione qe nuk i pergjigjen te vertetes per kryerjen e nje krimi (Trafikim i narkotikeve, te parashikuar nga neni 283/a i K.Penal Shqiptar) qe ne te vertete nuk eshte kryer, i atribuar nga te pandehurit shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj, me qellim qe organet e drejtesise te fillonin ndjekjen penale ndaj ketij shtetasi.

Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji. Nga këto tabulate evidentohet se: -në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurve Jetmir Olldashi e Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine active te tyre ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar kohe me parë se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate dalin të dhëna që evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Jetmir Olldashi ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij, pavarësisht detyrës së tij si gazetar investigativ që e ngarkon edhe me me tepër përgjegjësi profesionale në ushtrimin korrekt të detyrës së gazetarit, provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri Albert Veliu bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. I pandehuri Jetmir Olldashi ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuiar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Referuar, analizes juridike dhe provave të analizuara si me siper, Gjykata i konsideron te pabazuara pretendimet e mbrojtesit te te pandehurit Jetmir Olldashi per deklarimin e pafajshem te ketij te pandehuri, pasi vlereson se ndryshe nga sa mbrojtesi pretendon, tërësia e këtyre provave e implikojne te pandehurin ne kryerjen e veprimtarise kriminale te sajimit e fabrikimit te provave te rreme me qellim inicimin e nje procedimi penal te paligjshem ndaj nje shtetasi shqipar.

Lidhur me kete rast dhe funksionin e të pandehurit si gazetar investigativ, Gjykata vlerëson me rëndësi të theksojë se liria e shprehjes është një e drejtë thelbësore e garantuar nga legjislacioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e te treteve, apo autoriteteve publike duke respektuar kufijtë ligjor.

Liria e shprehjes, e shtypit, radios e televizionit, lirisë së informimit, si një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe si një parakusht për të gëzuar të drejtat e tjera garantohet nga Neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë. Neni 22 i Kushtetutës, në të cilin thuhet se: “Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar…”.

Kjo e drejtë garantohet edhe nga neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut me titull “Liria e shprehjes”. Në nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut parashikohet se:

“1. Çdo person ka të drejtën e lirise se shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë pjesë ose për të dhënë informata, ose mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë…

Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masat e nevojshme për sigurimin kombëtar, për integritetin territorial ose për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe për parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të parandaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”.

Për më tepër Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka zgjeruar shumë kufijtë e lirisë së shprehjes. Kjo Gjykatë thekson se kjo e drejtë përfshin lirinë e zotërimit të bindjeve, si dhe të marrjes apo transmetimit të informacioneve dhe të ideve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht kufijve shtetërorë, por nuk është e pakufizuar, për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëvë si edhe për shkak të ruajtjes së balancës mes nenit 10 dhe nenit 8 “E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare” të K.E.D.NJ-së.

Kështu në rastin objekt trajtimi gjyqësor, veprimtaria e të pandehurit Jetmir Olldashi në cilësinë e gazetarit nuk është zhvilluar konform kornizave kushtetuese e ligjore të disiplinimit të veprimtarisesë së tij, duke mos u mjaftuar me investigimin, administrimin e një informacioni me rëndësi për publikun dhe informimin mediatikisht të publikut lidhur me të, përkundrazi, vlen te theksohet se pavarësisht detyrës së tij si gazetar investigativ që e ngarkon edhe me me tepër përgjegjësi profesionale e ligjore në ushtrimin korrekt të detyrës së gazetarit, është nje fakt tashmë i provuar nga aktet provuese, pjesemarrja aktive e te pandehurit Jetmir Olldashi ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi të sajuar nga pergatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron(Agron) Xhafaj.

Në rastin “Karakó kundër Hungarisë”, Gj.E.D.Nj u shpreh se Konventa mbron nëpërmjet nenit 8, aspektet thelbësore të reputacionit të individit, siguron mbrojtje “nga pretendimet apo akuza faktike të një natyre të tillë seriozisht ofenduese, saqë publikimi i tyre do të kishte një efekt të pashmangshëm, të drejtpërdrejtë në jetën private të kërkuesit” dhe jo thjesht në vlerësimin e jashtëm të individit. Cilido qoftë ky “prag”, është e qartë se GJ.E.D.NJ-ja njeh të drejtën e “reputacionit” dhe e nxjerr atë nga koncepti i jetës private.

Gj.E.D.Nj-ja ne jurisprudence e saj ka zbërthyer raportin ndërmjet lirisë së shprehjes së individit, lirisë së shtypit, radios dhe televizionit, si dhe të drejtës së informimit. GJEDNJ i jep më tepër rëndësi disa elementëve si: pozicionit të deklaruesit dhe personit të cenuar, natyrës dhe objektittë të materialeve apo deklaratave te pretenduara dëmtuese, kualifikimit/cilësimit të tyre si dhe ekzistencës se provave për vërtetësinë e deklaratave cënuese.

Po kështu Komisioni i Venecias ka referuar një vendim të Dhomës së Lordëve në Britani, rasti Reynolds, ku janë evidentuar një listë faktorësh, për vlerësimin e balancimit mes dy të drejtave në konflikt:

1.Serioziteti i pretendimit. Sa më serioze të jetë akuza, aq më shumë publiku është i keqinformuar dhe individi i dëmtuar – nëse pohimi nuk është i vërtetë.

Natyra e informacionit, dhe shkalla në të cilën përmbajtja është një çështje me interes publik.
3.Burimi i informacionit. Disa informatorë nuk kanë njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Disa mund të kenë qëllimet e tyre dhe mund të paguhen për historinë që tregojnë.

Hapat e ndërmarrë për të verifikuar informacionin.
Statusi i informacionit. Pretendimet/akuzat mund të ketë qenë tashmë objekt i një hetimi, që duhet respektuar.
Urgjenca e çështjes/lajmit.
Nëse është kërkuar koment nga paditësi për lajmin. Ai mund të ketë informacione të tjera që nuk janë zbuluar.
Nëse artikulli përmban edhe thelbin e këndvështrimit të palës paditëse për historinë/lajmin.
Toni i artikullit. Një gazetë mund të ngrejë pyetje ose të kërkojë një hetim. Nuk duhet të pranojë pretendimet/akuzat si deklarata faktike.
Rrethanat e botimit, duke përfshirë kohën. “

Nga hetimi e gjykimi, ka rezultuar e provuar se te gjithe të pandehurit ishin në dijeni të këtij audiopërgjimi të sajuar për kryerjen e të cilit kanë kontribuar dhe kanë lejuar e dëshiruar publikimin e tij.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta, veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (kallezimin e rreme ne organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme. Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar procedimin penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Jetmir Olldashi, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Jetmir Olldashi ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Jetmir Olldashi, Gjykata bazuar ne nenet 47, 49,50, te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale që i atribuohet të pandehurit përbën një krim dhe si e tille paraqet rrezikshmëri shoqërore, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton i padënuar më parë por fakti qe kjo veper penale eshte kryer ne bashkepunim qe e lehteson arritjen e rezultatit kriminal është tregues i rrezikshmerise se tij, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), moshën dhe nivelin arsimor të tij, si dhe rolin e tij ne kryerjen e vepres penale si ndihmes.

Gjithsesi, në një vleresim të hollesishem të përmbajtjes, konstatimeve si dhe të të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale nga i pandehuri Jetmir Olldashi, Gjykata e cmon të bazuar kërkimin e Prokurorise për llojin e dënimit të kërkuar për t’u caktuar ndaj tij si dhe për aplikimin e nenit 63 të K.Penal në masën e dënimit të vlerësuar nga Gjykata të shprehur në dispozitiv të vendimit gjyqësor, zëvendësimin e tij pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke detyruar të pandehurin për kryerjen e një pune në interes publik, sipas përcaktimeve të shprehura në dispozitiv. Gjykata vlerëson se në rastin konkret plotësohen kriteret ligjore për shkak të cmuarjes së rolit te tij ne kete bashkepunim dhe rrethanve të tjera social-familjare të evidentuara nga Gjykata.

Për të pandehurin Ervin Salianji.

Persa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi kane bashkeautoresinë e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Ervin Salianji e ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi, veprime këto të cilat konsistojnë në nje kontribut relevant, te zgjatur ne kohe e te qendrueshem ne planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e interesave politike per vete dhe forcen politike te perfaqesuar (i pandehuri Albert Veliu eshte akomoduar ne seline e P.D-se ku dhe ka dhene deklarata e intervista mbi kete audiopergjim duke konfirmuar vertetesine e tij, i shtyrë për motive qifmbetje me te kallëzuarin dhe të perfitimeve monetare te premtuara ips tij per te dhe te pandehurin tjeter protagonist i vertete ne audiopergjim Fredi Alizoti.

Ka rezultuar e provuar qe të dy të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e dhena ne hetim te bashketepandehurit Albert Veliu (subjekti iniciues dhe protagonist ne audiopergjim, me precedente penale dhe i motivuar nga nje ndjenje qejfmbetje e dashakeqesie ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj) dhe deklarimet e te pandehurit Fredi Alizoti si ne hetim e gjykim (ku ky i fundit pohon pjesemarrjen e tij si nje prej subjekteve bashkebisedues ne kete audiopergjim duke simuluar rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, e po keshtu komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve ne kohe para dhe pas realizimit te audiopergjimit, mungesa e cdo qellimi tjetër të mundshëm qe te shpjegoje komunikimet telefonike te shpeshta e zinxhir mes te pandehurve pergjate periudhes se realizimit te audiopergjimit e mbas tij, rezultatet negative të Raportit të ekspertimit të zërit, faktojne e provojne bashkepunimin e te pandehurve ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe se ne muajin tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, duke bashkëorganizuar këtë veprimtari kriminale.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se dijenia dhe kontributi i të pandehurit Ervin Salianji ne veprimtarine kriminale te paramenduar nga i pandehuri Albert Veliu dhe te mireorganizuar me ndihmesen e të pandehurit Ervin Salianji dhe te bashketepandehurve te tjere Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi ka iniciuar që në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, kur numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda. Ky komunikim qe pervec motivit te kryerjes se ketij audiopergjimi, nuk i lidh te pandehurit me asnje shkak tjeter te mundshem e te njohur komunikimi (miq, te aferm, etj), dhe ka vijuar midis të pandehurve të tjerë pergjate disa muajve deri në publikimin e ketij audiopergjimi te rreme e pas tij.

Konkretisht ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë ëprcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji. Nga këto tabulate evidentohet se: -në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurit tjeter Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine active te tij ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar qe disa kohe me parë se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, duke qenë ky i fundit nderlidhësi i tyre më pas.

Gjithashtu, veprimtaria kriminale e të pandehurit Ervin Salianji tej kontributit te tij për realizimin e audiopergjimit te sajuar, ka avancuar e vijuar me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji edhe ne parashtrimin publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese te drejtesise, te një kallëzimi penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron(Agron) Xhafaj.

Deklarimi publik e mediatik i bere (i adresuar si kallëzim) dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, bazuar në një audiopërgjim të sajuar, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, paraqitja e këtij kallëzimi publik dhe mediatik i perseritur nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes.

Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.

Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate të dhënat evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:

-në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën dhjetor 2017-janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Eshte nje fakt i provuar nga aktet provuese, vecanerisht nga permbajtja e transkripteve te bisedave telefonike te siperevidentuara midis te pandehurve, ku evidentohet dhe vertetohet pjesemarrja aktive e te pandehurit Ervin Salianji ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi nga pergattja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, per qellime fitimi shumash te caktuara monetare. I pandehuri Ervin Salianji ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta (per interesa politike e diskretitim te personalitetit te shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe cenim te reputacionit e imazhit te vellait te tij, ish-ministrit te brendshem te kohes kur ka ndodhur fakti), veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (sajimin e provave te rreme (audiopergjimi kompromentues i rreme) dhe kallezimin e rreme duke e adresuar publikisht e mediatikisht drejt organit procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-Ministrit te Brendshem të Republikës së Shqipërisë ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme.

Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar proces penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017 (disa dite para realizimit te vidiopergjimit).

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Referuar, analizes juridike si me siper, Gjykata i gjen te pabazuara pretendimet e mbrojtesit te te pandehurit Ervin Salianji per deklarimin e pafajshem te ketij te pandehuri, pasi vlereson se ndryshe nga sa mbrojtesi pretendon, rezultatet e komunkimeve telefonike me të bashkëtëpandehurit e tjerë Albert Veliu e Jetmir Olldashi qe implikojne te pandehurin Ervin Salianji ne kryerjen e veprimtarise kriminale te sajimit e fabrikimit te provave te rreme me qellim inicimin e nje procedimi penal te paligjshem ndaj nje shtetasi shqipar, harmonizohen edhe me prova te tjera qe jane detajuar me siper nga Gjykata.

Gjykata gjen me rëndësi të theksojë se pikërisht për shkak të funksionit që ky i pandehur ka pasur ne kohen kur ka ndodhur fakti penal në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, duhet të reflektonte në veprimtarinë e tij kushtetuese parimet themelore kushtetuese e veçanërisht respektimin e Kushtetutës e ligjit, dhe kurrsesi kjo veprimtari e tij nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushes së ushtrimit të funksionit të tij politik apo të ushtrimit të lirisë së shprehjes, përderisa sikundër Gjykata ka evidentuar me lart jurisprudencen e Gj.E.D.Nj-se ne trajtimin e nenit 10 te Konventës, një veprimtari e tillë duke bashkëorganizuar me të pandehurit e tjerë për të krijuar nje provë të rreme, një audiopergjim të sajuar, si themeli i nje deklarimi e kallezimi public mediatik per kryerjne e një krimi të rëndë, per interesa politikë me qellim inicimin e ndjekjes penale e diskretitim te personalitetit te shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe cenim te reputacionit e imazhit te vellait te tij, ish-ministrit te brendshem te kohes kur ka ndodhur fakti, cenon te drejtat dhe lirite e individit, pengon dhe mbingarkon veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë, si dhe shkakton një impakt negativ tek publiku përçimi mediatik i provave te sajuara dhe deklaratave te tilla disinformuese, ndaj dhe nje veprimtari e tille kriminale është e papranueshme ne një shtet të së drejtës dhe si e tillë penalizohet nga K.Penal.

U provuan ne gjykim te gjithe elementet cilesues te ekzistences se bashkepunimit te te pandehurit Ervin Salianji me bashketepandehurit e tjere ne kete aktivitet kriminal qe jane: pluraliteti i personave (kater), realizimi i faktit kriminal ne te gjithe elementet e tij material (kallezimi i rreme qe perben faktin penal eshte ezauruar ne teresine e tij ne te dy format, ate te sajimit te nje prove te rreme qe eshte audiopergjimi dhe te adresimit mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme qe ne themel ka nje prove te rreme), seicili ka nje kontribut relevant te qendrueshem dhe deciziv ne ardhjen e pasojes (motivet e ndryshme, dijenia, komunikimet telefonike, instruksionet e mundshme per realizimin e audiopergjimit te rreme, ndihma per te gjetur mjetin e pergjimit, venia ne dispozicion e nje gazetari, administrimi i proves se rreme, shfaqja e saj mediatikisht dhe adresimi qellimisht per te iniciuar procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, si dhe dijenia e vullneti i manifestuar dukshëm i seicilit prej bashkepunetoreve per te bashkepunuar me njëri-tjetrin ne kryerjen e faktit kriminal eshte evidente dhe e qarte ne analizen e faktit penal si me siper eshte shtjelluar.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Ervin Salianji, I cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Ervin Salianji ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Ervin Salianji, Gjykata bazuar ne nenet 47, 49,50. te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale që i atribuohet të pandehurit përbën një krim dhe si e tille paraqet rrezikshmëri shoqërore, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton i padënuar më parë por fakti qe kjo veper penale eshte kryer ne bashkepunim dhe qe e pare lidhur edhe me funksionin e tij kushtetues si deputet i Kuvendit te Shqiperisë ne kohën kur ka ndodhur fakti penal, qe e lehtesojne arritjen e rezultatit kriminal janë tregues i rrezikshmerise se tij, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), moshën dhe nivelin arsimor të tij, motivin per interesa politike që e ka shtyrë në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, si dhe rolin e tij ne kryerjen e vepres penale si bashkeorganizator.

Gjykata vlerëson se për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të marrëdhënieve juridike të cenuara nga kjo vepër penale (veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë dhe të drejtat e liritë e njeriut), si dhe faktit që i pandehuri e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobta (politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime proçeduriale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proçeduese, lloji i dënimit me burgim i kërkuar nga organi i akuzës për t’u caktuar ndaj të pandehurit për akuzën e atribuar, është ligjërisht i bazuar në dispozitën përkatëse penale.

Gjithsesi, në një vleresim të hollesishem të përmbajtjes, konstatimeve si dhe të të gjitha rrethanave të kryerjes së veprave penale nga i pandehuri, Gjykata e gjen te pabazuar ligjerisht kerkesene nje prej perfaqesuesve te akuzes per te aplikuar nenin 59 te K.Penal ndaj te pandehurit.

Gjykata per sa u argumentua, ne rastin objekt shqyrtimi çmon qe dhenia dhe vuajtja fizikisht e sanksionit penal me burgim prej te pandehurit Ervin Salianji, në masën e dënimit te vlerësuar nga Gjykata ne dispozitiv të këtij vendimi gjyqësor, i përgjigjet rëndësisë së faktit, veprës penale të kryer nga i pandehuri, si edhe rrethanave të mësipërme të çështjes në tërësi, që të çmuara në kompleksitet justifikojne ligjërisht këtë masë dënimi dhe realizimin e qëllimit kompleks të dënimit penal lidhur me riedukimin dhe ndëshkimin e të pandehurit, por edhe qellimin e parandalimit te pergjithshem ne shoqeri te kryerjes se kategorise se ketyre veprave penale qe cenojne e drejtat dhe lirite e individit dhe devijojne veprimtarine e organeve proceduese te drejtesise per te luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, ne vend te atij virtual e te sajuar.

Lidhur me provat materiale te sekuestruara e te pasqyruara ne Proçesverbalet përkatëse të sekuestrimit te sendeve te ndodhura ne fashikullin hetimor (konkretisht: një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637, një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, Gjykata në mbeshtetje te nenit 190/1(ç) te K.Pr.Penale urdheron t’i kthehen pronarit te ligjshem të pandehurit Fredi Alizoti.

Persa i perket percaktimit te llojit te sigurise te Institucionit te ekzekutimit te denimit penal dhe konkretisht vendit te vuajtjes se denimit penal me burgim per te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji, ne referim te dispozitave te Ligjit 8328 dt.16.4.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve” te ndryshuar, Gjykata çmon qe vuajtja e denimit penal me burgim nga tre te pandehurit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

Së fundi, persa i perket detyrimit ligjor per pagimin e shpenzimeve proçeduriale hetimore e ato gjyqesore te parapaguara nga shteti, ne referim te neneve 392, 393 te K.Pr.Penale, keto te fundit i ngarkohen solidarisht te pandehurve.

PËR KETO ARSYE

Gjykata bazuar në nenet 297, 305, 25, 47, 49,63 të K.Penal dhe në nenet 379,383 dhe 384 të K.Pr.Penale,

V E N D O S I:

1.Të deklaroje fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, dhe në bazë të nenit 297 te Kodit Penal, e dënon me 10(dhjete) muaj burgim.

–Të deklaroje fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2(dy) vjet e 10(dhjete) muaj burgim.

-Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve, denimin e te pandehurit Albert Veliu me 3 (tre) vjet e 5 (pese) muaj burgim.

-Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Albert Veliu fillon nga dita e kapjes së tij pasi ky vendim te marr forme te prere.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.

Të deklaroje fajtor të pandehurin Fredi Alizoti për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2(dy) vjet burgim.
-Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti fillon nga data e masës shtrënguese personale “Arrest në burg”.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.

3.Të deklaroje fajtor të pandehurin Jetmir Olldashi për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 6(gjashte) muaj burgim.

-Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij, me detyrimin e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer 100(njeqind) orë pune në interes publik.

-Detyrohet i pandehuri te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves të vendbanimit te tij.

-Heqjen e mases se sigurimit “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore” te parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhene me vendimin Nr.2103 Regj.Them datë 12.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tirane.

4.Të deklaroje fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te K.Penal,e dënon me 1(një) vit burgim.

LEXO EDHE:  Tmerr në Tiranë/ Polici, pronari i hotelit dhe taksistët bëjnë namin, si i shfrytëzonin vajzat

-Vuajtja e denimit per te pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita qe ky vendim merr forme te prere.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.

–Provat materiale të sekuestruar bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, konkretisht :

1.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637

2.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti.

-Shpenzimet procedurale të fazes së hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore, jane në ngarkim të të pandehurve në mënyre solidare.

-Kundër vendimit mund të bëhet ankim nga palet brënda 15(pesembedhjete) diteve ne Gjykaten e Apelit Tirane duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. Nje kopje e këtij vendimi t’’i komunikohet përfaqesuesve te viktimes.

U shpall në Tirane, sot më datë 18.12.2019.

SEKRETARE GJYQTAR

Ornela BALLA Artan GJERMËNI

Republika e Shqipërisë
Gjykata e RRETHIT GJYQësOR TIRANE

Nr.1862 REGJ.THEM. NR.2900 vendimi

VENDIM

“Në EMëR Të rEPUBLIKëS”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane e përbërë prej :

GJYQTAR -ARTAN GJERMËNI

Asistuar nga sekretare gjyqësore Ornela Balla, në Tirane, sot me datë 18.12.2019 mori në shqyrtim ne seancë gjyqesore publike, me gjykim të zakonshëm, çështjen penale me:

KËRKUESE:Prokuroria pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane e perfaqesuar nga prokuroret Genci Qana dhe Kolë Hysenaj.

NDAJ TË PANDEHURËVE:

Albert Veliu, i biri i Eqerem dhe Abe, i dtl. 19.01.1967, lindur dhe banues në Tiranë, me adresë: Lagjia “4 Heronjtë”, Rruga: “Isa Boletini”, Pall.1004, Shk. l, Kat. II-të, Vlorë, me arsim 10 klasë, i martuar, me dy fëmijë, hetuar me masën e sigurimit personal “arrest në burg” në mungesë, i deklaruar në mungese ne gjykim (i ikur) i mbrojtur nga mbrojtesja e caktuar kryesisht Elona Ullorja.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”

dhe “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal .

Fredi Alizoti, i biri i Elmaz dhe i Ildize, i dtl.13.04.1973, lindur dhe banues në Fier, Lagjia “1 Maji”, i divorcuar, me arsim 8-vjecar, i pranishëm ne gjykim, i hetuar me masën e sigurimit personal “arrest në burg”, i mbrojtur nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij Ilir Dode.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të

parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Jetmir Olldashi, i biri i Tahir dhe i Fatime, i dtl. 30.05.1981, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me adresë: Rruga “Mikel Maruli”, i padënuar, i divorcuar, me arsim të lartë, hetuar me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i deklauar në mungesë në gjykim, përfaqësuar nga mbrojtësi i zgjedhur Indrit Sefa.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të

parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Ervin Salianji, i biri i Bujar dhe Shegë, i dtl. 16.01.1988, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me adresë: Rruga “Asim Vokshi”, i padënuar, me arsim të lartë, hetuar në gjendje te lirë, i mbrojtur nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij Ledio Braho.

AKUZUAR:Për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” i kryer në bashkëpunim të

parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

VIKTIMA/KALLËZUES: Geron (Agron) Xhafaj, i biri i Sezai dhe Elpiniqi, i dtl.

08.06.1975, lindur e banues në Vlorë, Lagjia: “Isa Boletini”, Rruga “Mehmet Petoshati”, Nd. 45, H. 3, Apt. 32, në mungesë, i përfaqësuar nga Av.Ardian Visha dhe Av.Arben Prenga (sipas Prokurës Nr. 2554 Rep., Nr. 717 Kol., dt. 15.05.2018).

Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve dhe mori provat e nevojshme, dëgjoi përfundimisht palët që kërkuan:

Perfaqësuesit e Prokurorisë kërkuan:

1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Veliu për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit Albert Veliu për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Duke respektuar kriteret e përcaktuara në nenin 55 të Kodit Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Albert Veliu, me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Alizoti, për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervin Salianji, për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (nje) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në lidhje me këtë të pandehur, prokurori Genci Qana ndryshe nga prokurori Kolë Hysenaj kërkon që në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, të bëhet pezullimi i ekzekutimit të vendimit për një periudhë 3 (tre) vjeçare, duke urdhëruar të pandehurin që të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4-Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetmir Olldashi, për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i pandehuri Jetmir Olldashi të përmbushë një punë në interes publik, për një kohë prej 200 (dyqind) orë.

5-Bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637 dhe një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti.

6- Shpenzimet proçeduriale në shumën prej 50000 lekë dhe 13547 GBP (paund britanik), të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore në masën që do të përcaktohen nga Gjykata, t’i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

Mbrojtësja e të pandehurit Albert Veliu kërkoi:Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Albert Veliu.

Mbrojtësi i të pandehurit Fredi Alizoti kërkoi:Denim me të ulët.

Mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi kërkoi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, pasi fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c).

Mbrojtësi i të pandehurit Ervin Salianji kërkoi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, pasi fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c).

I pandehuri Ervin Salianji kërkoi:Deklarimin e pafajshëm.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë gjyqësore dhe si shqyrtoi në tërësi provat e marra në gjykim në lidhje me çështjen,

V ËR E N:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e cështje penale në ngarkim të të pandehurit Albert Veliu i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, dhe “Kallzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Me Vendimin Nr.1940 Regj.Them. ,datë 12.04.2019, gjyqtari i seancës paraprake, pasi është njohur me kërkesën për gjykim dhe aktet e dosjes së këtij proçedimi penal, ka disponuar për dërgimin për gjykim të çështjes penale objekt trajtimi gjyqësor.

Gjykata konstatoi se në seancën paraprake, i pandehuri Fredi Alizoti dhe mbrojtesi i zgjedhur prej tij Av.Ilir Doda kanë parashtruar kërkesën për të proçeduar me gjykim të shkurtuar të çështjes penale në respektim të nenit 403/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Përpara çeljes së shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje, i pandehuri i pranishëm konfirmoi para kësaj Gjykate qëndrimin e tij për të vijuar me gjykim të shkurtuar të çështjes duke u kërkuar edhe vecimi i cështjes.

Gjykata me vendim e saj të ndërmjetëm të datës 12.06.2019 në zbatim të neneve 93 e 405 të K.Pr.Penale disponoi te mos e panoje kete kerkese, duke vlerësuar se cështja në ngarkim të të pandehurit Fredi Alizoti nuk mund të zgjidhej ne gjendjen e ndodhur të akteve në dosje, per shkak se gjykimi penal zhvillohet ndaj disa te pandehurve, ku pjesa tjetër nuk e kanë parashtruar këtë kërkesë dhe akuza për kryerjen e veprës penale “Kallzimi i rremë” eshte e cilesuar me elementin e kryerjes në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal per te gjithe te pandehurit (pengese ligjore kjo e specifikuar ne nenin 93/ç të K.Pr.Penale) dhe ndarja e cështjes do të sillte një dëm hetimit gjyqësor si dhe vertetimit te fakteve objekt gjykimi.

Referuar shqyrtimit gjyqësor, rrethanat e faktit të çështjes lidhur me këtë proçedim penal kanë rezultuar si vijon:

Në datën 14.05.2018, rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës).

Publikimi është bërë nga i pandehurit Ervin Salianji dhe shtetasi Enkelejd Alibeaj në cilësinë e deputetit, si dhe shtetasi Gazment Bardhi në cilësinë e funksionarit të PD-së. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Mbi bazën e këtij publikimi, në datën 17.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar Proçedimin penal Nr. 95, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal dhe hetimet e mëtejshme në kuadër të këtij procedimi nuk evidentuan ndonjë të dhënë apo indicie inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nisur nga motive personale te ndryshme, kanë krijuar një provë të rreme në formën e një “audio-regjistrimi”, me qëllim ngritjen e një dyshimi se nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ishte konsumuar një vepër penale në fushën e narkotikëve. Rreth muajit Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike. Në këtë takim, i pandehuri Albert Veliu i ka bërë të ditur të pandehurit Ervin Salianji se donte të çonte në burg shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, pasi kishte një inat të mëparshëm me të, për shkak të një qëndrimi në burg në Itali. Ai është vetëofruar dhe ka garantuar, se kishte mundësinë që të grumbullonte të dhëna kompromentuese për aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve që shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ushtronte në rrethin e Vlorës. Në bisedë midis tyre, i pandehuri Ervin Salianji i ka premtuar të pandehurit Albert Veliu se do të përfitonte një shpërblim ne nje vlerë prej prej 200 mijë eurosh, në rast se do të sillte të dhënat që inkriminonin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në vijim, i pandehuri Ervin Salianji ka mundësuar kontaktin midis të pandehurit Albert Veliu dhe të pandehurit Jetmir Olldashi, i cili në atë kohë punonte si gazetar investigativ tek emisioni “Të paekspozuarit” pranë televizionit “News 24”.

Mbasi janë takuar me njëri tjetrin, të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, kanë vendosur që të shkojnë në qytetin e Vlorës, me qëllim që të regjistronin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe të shkonin në vendet ku ky i fundit mendohej se ushtronte aktivitetin kriminal. Në mëngjesin e datës 24.10.2017, të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, janë nisur për në qytetin e Vlorës me një automjet që i pandehuri Jetmir e kishte marrë me qira dhe së bashku me ta ka qenë edhe dëshmitari Arnedo Selmanaj, si kameraman i emisionit investigativ “Të paekspozuarit”. Mbasi kanë arritur në qytetin e Vlorës, i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek lokali në pronësi të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, por nuk ka mundur që t’a takojë dhe komunikojë me të, mbasi nuk ndodhej aty. Në vijim, ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë ecur me makinë në drejtim të fshatit Radhimë dhe Tragjas të rrethit Vlorë, për të marrë kontakt me personat që mund të dispononin lëndë narkotike dhe të kryenin filmimet e nevojshme. Më pas, ata janë rikthyer në qytetin e Vlorës dhe me gjithë përpjekjen e bëra, nuk kanë mundur që të kontaktojnë shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, apo të bëjnë ndonjë regjistrim bisede me të.

Nisur nga fakti që deri në atë kohë nuk kishte arritur që të realizonte ndonjë regjistrim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, në datën 23.11.2017, rreth orës 16:00, i pandehuri Albert Veliu në marrëveshje me të pandehurin Ervin Salianji, ka shkuar në zyrën e dëshmitarit Besim Hajdarmataj, me detyrë drejtues i Prokurorisë pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Në këtë takim, i pandehuri Albert ka pretenduar se kishte informacione që në ditët e ardhshme do të trafikohej një sasi lënde narkotike për në Itali dhe se personat që do të bënin trafikimin ishin punonjës policie si dhe shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

Në datën 24.11.2017, rreth orës 10:00, dëshmitari Besim Hajdarmataj ka mundësuar takimin në zyrën e tij, të të pandehurit Albert Veliu me dëshmitarët Albert Tuci dhe Eduard Martini, me detyrë punonjës të SHISH. Mandej punonjësit e SHISH-it kanë vijuar me procedurat duke e pajisur të pandehurin Albert Veliu, me një pajisje përgjimi në formën e një pulti automjeti.

Rreth orës 15.00’-15.30’, të datës 24.11.2018, punonjësit e SHISH dhe i pandehuri Albert Veliu kanë arritur në qytetin e Vlorës, ku ky i fundit u ka shpjeguar se, me personat do të takohej tek lokali “2 Palmat”. Mbas rreth gjysëm ore, i pandehuri Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it me qëllim për t’u dhënë pajisjen përgjuese dhe në momentin e takimit u ka thënë se kishte takuar një person me emrin Agron, por pa u thënë mbiemrin. Ai gjithashtu u ka thënë se nuk e kishte përfunduar bisedën për trafikimin e narkotikëve pasi kishte lënë një takim ditën e nesërme me një shtetas të quajtur Ermal dhe për të kryer ndonjë regjistrim të mundshëm, punonjësit e SHISH-it i kanë lënë një tjetër mjet përgjimi të kamufluar si “usb”. Ndërkohë që, e kanë porositur se në momentin që do merrte kontakt me Ermalin, t’i njoftonte për vendin dhe orën e takimit.

Në datën 25.11.2017, rreth orës së drekës i pandehuri Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it dhe u ka kërkuar të shkonin në Vlorë. Mbasi është takuar me ta në rrugë tek “Lungomare”, ai u ka shpjeguar se ishte takuar me Ermalin, por nuk kishte regjistruar bisedë me interes për çështjen, mbasi kishte patur edhe persona të tjerë në tavolinë. Ai u ka kërkuar dhjetë mijë lekë të reja për të ngrënë një drekë me Ermalin dhe aty të bënte edhe përgjimin e bisedës, por kjo kërkesë është refuzuar nga punonjësit e SHISH-it. Në vijim, i pandehuri Albert Veliu u ka kërkuar që të shkonin tek vendet ku mbahej hashashi apo mjetet, kërkesë që i është plotësuar nga punonjësit e SHISH-it. Komunikimi i të pandehurit Albert Veliu me punonjësit e SHISH ka vazhduar deri në datën 30.11.2017 dhe në përfundim të gjithë procedurës së kryer nuk rezultoi asnjë e dhënë inkriminuese (proceduriale apo informative) për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Në rrethanat kur nuk po mundte që të realizonte ndonjë regjistrim kompromentues me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të pandehurin Fredi Alizoti me të cilin kishte një njohje të vjetër dhe shumë miqësore. Në takimin midis tyre, i pandehuri Albert Veliu i ka kërkuar ndihmë të pandehurit Fredi Alizoti për të realizuar një regjistrim bisede midis tyre, ku ky i fundit do të luante rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, mbasi do të shpërbleheshin në shumën prej 200 mijë eurosh nga i pandehuri Ervin Salianji.Pervec perfitimit material , i pandehuri Albert Veliu dhe familja e tij do te perfitonin edhe përfitimin e azilit politik në ndonje shtet.

Fillimisht, i pandehuri Fredi Alizoti ka hezituar dhe nuk ka pranuar që të kryejë veprimin e kërkuar, por pas disa ditësh ai ka rënë dakort, i ndikuar nga këmbëngulja e të pandehurit Albert Veliu si dhe joshja nga përfitimi financiar në shumën prej 100 mijë eurosh (gjysma e shumës prej 200 mijë eurosh) që ai do të kishte. Të dy të pandehurit kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu j’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018, nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, është vazhduar me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale të realizuar nga i pandehuri Albert Veliu në rolin e “Bashkëpunëtori X” dhe i pandehuri Fredi Alizoti në rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, duke imituar zërin e këtij të fundit. Në fund, materiali i fabrikuar pason me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”. Publikimi i materialit solli më pas edhe regjistrimin e një procedimi penal dhe kryerjen e hetimeve nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, të cilat në përfundim të tyre rezultuan pa ndonjë implikim për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj duke passjellë edhe pushimin e çështjes penale sipas vendimit nr 53 date 12.4.2019. te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime të Renda Tirane

Në zbatim të planit të mëparshëm të tij, në datën 24.05.2018 i pandehuri Albert Veliu është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë duke kaluar në territorin e Republikës së Kosovës, jashtë vendeve të përcaktuara për kalimin e kufirit shtetëror. Në datën 28.05.2018, ai është paraqitur në policinë e Republikës së Kosovës dhe në datën 29.05.2018, ka kërkuar azil pranë zyrës përkatëse. Në vijim, mbasi është pajisur me çertifikatën e statusit të azilkërkuesit me nr.1311, është lënë i lirë nga policia dhe aktualisht ndodhet i arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, duke i’u nënshtruar proçedurave të ekstradimit.

Sa më sipër, u provua në gjykimin e çështjes me provat e specifikuara më poshtë të paraqitura nga organi i akuzës dhe të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, pjesë e fashikullit të gjykimit, ku theksohen dhe analizohen ne fuqine e tyre provuese si vijon:

-Procesverbali për kryerjen e kqyrjes dt.14.05.2018, me anë të të cilit dokumentohet publikimi i materialit në daljen publike të dëshmitarëve Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, si dhe të pandehurit Ervin Salianji;

-Procesverbali për sekuestrimin e sendit dt.15.05.2018, me anë të të cilit dokumentohet fakti se shtetasit Enkeled Alibeaj i është sekuestruar një “DVD” në të cilën është i regjistruar materiali i publikuar në daljen publike të datës 14.05.2018;

– Procesverbal për sekuestrimin e sendeve dt.06.10.2018, me anë të të cilit dokumentohet fakti se të pandehurit Fredi Alizoti, i janë sekuestruar një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637 dhe një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091.

– Procesverbali për marrjen e dokumentit dt.15.05.2018, me anë të të cilit dokumentohet fakti se shtetasit Geron (Agron) Xhafaj i është marrë me cilësinë e dokumentit një regjistrimi “video” që ndodhet tek një “USB” e markës “VERBATIM”, në një “folder” në formatin “MP4”, i emërtuar (Deklarate PD).

– Procesverbali për marrjen e dokumentave dt.23.05.2018, me anë të të cilit është marrë në cilësinë e dokumentit një fotokopje e “Kontratë qiraje autoveturë”, e datës 23.10.2017, me palë “qirramaës” të pandehurin Jetmir Olldashi dhe “qirradhënës” Iris Jaupaj dhe objekt dhënien me qira të automjetit me targë AA 283 SD. Pikërisht ky është automjeti, me të cilin të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, së bashku edhe me dëshmitarin Arnedo Selmanaj, kanë udhëtuar për në Vlorë, në datën 24.10.2017.

– Procesverbali për këqyrjen e sistemit TIMS dt.05.10.2018, nga ku dokumentohet se dalja e fundit për të pandehurin Albert Veliu nga territori i Republikës së Shqipërisë ishte regjistruar në datë 28.09.2017 dhe nuk evidentohet ndonjë shënim për dalje të tij në datën 24.05.2018.

– Shkresa Nr.4857 Prot., datë 05.06.2018, e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, me anë të të cilës është përcjellë fotokopje e regjistrit të shërbimit të sallës se komandimit të DVP Fier. Nga të dhënat e fletës rezulton se në datë 01.06.2018, ora 16.00’, i pandehuri Fredi Alizoti ka telefonuar nga numri telefonik 0676494091 dhe komunikimet vazhdojnë edhe në orën 16.30’ dhe 16.48’.

– Shkresa Nr.FRS/2094/ES, datë 21.05.2018, e shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë të gjithë numrat telefonikë të kësaj shoqërie dhe që janë përdorur nga abonenti Albert Veliu;

-Raporti (ekspertimi) mbi krahasimet shkencore të folësve dt.6/09/2018, në të cilin është ekspertuar materiali i publikuar në datën 14.05.2018, duke e krahasuar me modelet e zërit të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, si dhe shtetasve Geron (Agron) Xhafaj dhe Agron Hyseni. Ky Akt ekspertimi i shqyrtuar dhe administruar me cilësine e provës ka konkluduar se:Regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jetë një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar ‘Bashkëpunëtori’ dhe ‘Agroni’; megjithatë, vetëm e folura që i atribuohet ‘Bashkëpunëtorit’ është e dëgjueshme (e kapshme) dhe për këtë arsye ekspertja ka ekzaminuar ‘Bashkëpunëtori’ por jo ‘Agroni’ nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrimi i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë dhe 46 sekonda. Përsëri, ajo është një bisedë midis burrit të quajtur “Bashkëpunëtori” dhe “Agroni”. Në këtë regjistrim e folura nga të dy palët është e dëgjueshme (e kapshme). Ndërsa shumica e bisedës është midis ‘Agroni’ dhe ‘Bashkëpunëtori’ ka shenja (të dhëna) që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrimi nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndetje, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë, është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shumë të papritura, sa i takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme: a) regjistrimi është një pjesë/pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë, ose b) vetëm një pjesë e bisedës është regjistruar.

Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Bashkëpunëtori” në bisedën e parë është Albert Veliu;
Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Bashkëpunëtori” në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu;
Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Agroni” në bisedën ë dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni; Vërehen ndryshime të rëndësishme forensike midis zërit të ‘Agroni’ dhe atij të z. Hyseni.

Kampioni i bisedës në regjistrimin “Agroni” në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni i ligjëratës (të folurit) në ‘Agroni’ nuk është i mjaftueshëm (adekuat) për të arritur në konkluzion (pozitiv apo negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni “Agroni” është i një cilësie shumë të dobët. Arsyeja pse ekspertja ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për z. Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe “Agroni” kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Kjo nuk ishte kështu në lidhje si me z. Alizoti ashtu edhe z. Xhafaj. Ata janë zëra të ngjashëm si me njëri tjetrin ashtu edhe me “Agroni”, të paktën për sa ky i fundit mund të analizohet. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së “Agroni” për të arritur në një konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

Sikurse vihet re, përfundimet e arritura në këtë ekspertim duke u parë në raport me deklarimet e të pandehurit Fredi Alizoti dhe provat e tjera të marra gjatë këtij gjykimi e të analizuara gjatë këtyre konkluzioneve, tregojnë bindshem se zëri i subjektit “Agroni” nuk është zëri i shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

-Nga regjistrimet e përgjimeve të komunikimeve me telefon dhe transkriptet për numrat telefonikë 0698612599, 0695793764, 0695366327, 0696177770, 0685692692, 0695187565, 0676494091, 0692151212, 0694024321, 0697808251, 0685579637 dhe 0698621974, evidentohet se:

Në datë 18.05.2018, ora 13.13, përdoruesi i nr. të tel. 067 64 94 091 (i identifikuar më pas si i pandehuri Fredi Alizoti) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) dhe bëjnë këtë bisedë: 599- Alo, ore vella; 091-Ore ça po ben?; 599-Po ik o se jam ne prokurori mos mer o; 091- Eee?; 599- Hajd mos mer ne telefon vlla hajde.

Në datë 18.05.2018, ora 21.14, përdoruesi i nr. të tel. 067 64 94 091 (i identifikuar më pas si i pandehuri Fredi Alizoti) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) dhe veç të tjerash bëjnë edhe këtë bisedë: 091- po ato b…q…at do japin nai leke ata apo tja kthejme ndryshe ne?; 599- Ça thua e do i q…t motra prit te percjell dhe djalin o Fredi po me zien truri per djalin mua; 091- Ej – ore une te kam vella degjo mua, degjo mua, degjo nje minut le mua te mbaroj degjo mua; 599- He!?; 091- Une nuk jam bukeshkale shpine time e ke hapur une ca te bej ty po une i qi e di ci bej atyre kurvave do japin nai leke apo jo une kaq po them; 599- Te percjelle njehere djalin e vogel pastaj flasim; 091 –Po te percjellim djalin se ja q… motren qe neser une; 599- Fredi nuk eshte muhabeti me te q… Fredi; 091-Jo jo ore; 599-Une nuk shkaterroj dy njerez qe kam lene lart ne fund te dynjase Fredi te kam vella te vejen ata ne … pastaj flasim; 091- O vlla une te kam vlla dhe prape nuk e ve ne dyshim; 599- Atehere ca jane kto muhabete; 091 – Jane muhabete se ne e kupton vete ti;

Në datë 19.05.2018, ora 15.47, përdoruesi i nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 53 66 327 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 599- E flori ca ben ti? 327- Po rrime po ngrohim veze; 599- Mire e motra e mora vesh qe po rri degjo se jam dhe me kte zoterine ktu une e mos kini merak fare se do behen te gjitha brenda dy diteve mbarojne e hotelin e pagojne kta neser mos kini merak. 327- Deri neser ne 12 e kam paguar une. 599- Na na fol njeçik vete me kte na fol vete (flet person tjeter jo poseduesi i numrit telefonik) Alo………

Në datë 20.05.2018, ora 09.25, përdoruesi i nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 61 77 770 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 599- Ku do takojme pime nje kafe? 770- Te thashe dhe dje do te marim vete. 599- O vlla une jam ne mes te kater rrugeve ne rregull e skam ça pres me tani vllai jot se jam shume i stresuar dhe i lodhur ka dhe te tjere per lart e per poshte sdua te flas ne telefon ka mundesi te takohesh pak 5 minuta”…….

Në datë 20.05.2018, ora 09.37, përdoruesi i nr. të tel. 069 86 12 599 (i pandehuri Albert Veliu) i dërgon sms përdoruesit të nr. të tel. 069 20 85 947(i pandehuri Ervin Salianji) me këtë përmbajtje: Mirmengjes duet te me takosh patjetr.

Në datë 20.05.2018, ora 19.55, përdoruesi i nr. të tel. 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 53 66 327 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 692- E me thuaj se tani po ulem po flas me lart mos flas shume une tani ca te thane ata zoterinjte aty? 327- Ata zotrinjte ishin ane shoqerore e juaja nga ana e atit tjetrit? 692- Po e atit shokut tim po shokut tim nga Vlora po vazhdo. 327- Bravo vetem njeri nga ata edhe erdhen dy edhe thane ne kemi si urdher qe ik e gjejuni nje shtepi nje muaj tha pastaj gjera te tjera jo. 692- Gjera te tjera sbejne asnje gje ata vetem shtepi nje muaj? Kaq te tha? 327-Po po po pastaj ne nuk dime tha se as njeri as tjetri nuk na kane sqaruar asnje gje…………692-Ka dhene urdher dikush te vijne t’ju marrin t’ju sistemojne e te gjitha ça te duan kshu eshte puna. 327- T’ja them hapur atyre? 692- Po me kane derguar thuaj e di vete ti emrin E-ja me L-ne.. 327- Nuk e di Berti kush na ka shkruaje me mesazh. 692- L-ja eshte ai i madhi krushku im E-ja eshte ai poshte. 327- Shkruaje nje mesazh Ledios Ledio te na e shkruaj ne. 692- L si Luli jot shoqa jote. 327- Puna eshte nuk duhet te flas une te flasin ata gojarisht dhe ata te jene se une kur ika ika me urdher. 692-Mos fol shume ne telefon Luli me Ervinin kaq e di vete ai. 327-Kush? 692-Luli me Ervinin kaq…..

Në datë 22.05.2018, ora 17:01:51, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: Hajd te vendi vlla he hajde. +091: Ku në ç’vend?”.

Në datë 22.05.2018, ora 21:09:57, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: O vlla ik te dhoma se po vimë ngavash ngavash aty se ktu jemi po presim ne edhe do vimë te dhoma te …ik te hoteli ngavash ngavash. +091: E mirë hajd. +692: Hajde vlla…”.

Në datë 23.05.2018, ora 10:22:18, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 069 53 66 327 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: Sa të vi djali të veni direkt për azil politik. +327: Mirë mirë mirë. +692: Aty ambjenti mirë duket? +327: Mirë o Berti aman të keqen jemi brenda…”.

Në datë 24.05.2018, ora 19.35, përdoruesi i nr. të tel. 069 41 01 289 i dërgon sms përdoruesit të nr. të 067 64 94 091 me këtë përmbajtje: “Do të të marë mbas nja dy oresh se paska kalu deri ne maqedoni”

Në datë 22.05.2018, ora 17:01:51, përdoruesi i numrit telefonik 068 56 92 692 (i pandehuri Albert Veliu) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+692: Hajd te vendi vlla he hajde. +091: Ku në ç’vend?”.

Në datë 27.05.2018, ora 21:17:08, përdoruesi i numrit telefonik 069 94 23 771 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+091: Ej po se, po s’fola me ty nuk flas me asnjeri në botë, dëgjo mua. +771: Po. +091: Më është afruar një gjë e mirë nga një pala tjetër e kupton tani muhabetin. +771: Po. +091: Janë të gjitha, unë i kam me… e ke parasysh?”.

Në datë 28.05.2018, ora 12.32, përdoruesi i nr. të tel. 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i nr. të tel. 068 20 29 700 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash: 700- Ej e more vesh? 091-He? 700-I arrestun ne Kosove ato shokun tend me djalin……..

Në datë 28.05.2018, ora 19:42:36, përdoruesi i numrit telefonik 068 20 29 700 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+700: Ej nuk e kam problem unë se ky shoku jonë që ishte sot ky ky i vje keq pak. +091: O vllai i thashë, o Salë i thashë unë ca të jenë i thashë unë ndajme të tre, në rregull në rregull po pse t’i lëmë kështu i ….motrën. ai duhet ta ulë në tavolinë e di si është muhabeti t’ja jap me…e ke parasysh ti?”.

Në datë 29.05.2018, ora 17:17:22, përdoruesi i numrit telefonik 068 20 29 700 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…+700: Edhe tha hajde tha, thuj Fredit hajd ta takojmë e të shkoj ta takoj vetë atë me dur të lidhme, ti thojmë o kshu o të fillojmë në krahin tjetër. +091: Po në rregull në rregull. +700: Më mirë kshu më mirë kshu tha Saliu, shkoj unë e takoj. +091: O vlla unë ju kam vllezër e unë. +700: E di Fredi, Fredi jemi shokë ne jemi shokë po shko tako Saliun e shkoni, tako atë”.

Në datë 29.05.2018, ora 21:00:02, përdoruesi i numrit telefonik 069 20 62 000 (i rezultuar gjatë bisedës si shtetasi Erzen Breçani) i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 (i rezultuar në tërësinë e bisedave të përgjuara si i pandehuri Fredi Alizoti) dhe, gjatë bisedës u fol: për premtimin që duhej të mbante dikush që e kishte dhënë atë: “…+000: …unë nuk kam dit gjo fare, as u kam thon hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka than, duhet t’u rri tek kamt e me ja marr. +091: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë…+091: Jo me se me premtun diçka ktu, prit, eee e kupton ti…”; për dijeninë e Fredit rreth të dhënave që me shumë gjasa kanë lidhje me çështjen: “…+091: Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë…e kupton vetë ti muhabetin…”; për vlerësimin nga Shkëlzeni si gabim, nëse gjithçka ishte organizuar për të përfituar para: “+000: Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr…”; për qënien e gjithçkaje të trilluar, të stisur, të pohuar si të tillë nga Fredi: “…+091:…unë prap po rri fisnik, ato që janë premtuar…nuk kam marrë asgjë…edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…kupton…+091: Janë fallco, janë fallco, po ta them me shpirt. +000: Eni pra mos u bini në qafë njerzve kur janë fallco, mos u binë në qafë njerëzve kot o vlla”; për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit: “…+000: Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë….vetja i thashë, ke hi i merr në qafë robt kot. +000: Me i bo letrat për azil, nuk e di si i boni kto punë. +091: është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë…”.

Në datë 01.06.2018, ora 16.50, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) i telefonon nr. 355129 dhe bëjnë këtë bisedë: ….091-dëgjo mua, dëgjo mua..je, një sekondë do më dëgjosh me vëmendje, a më dëgjon? 129-po ju dëgjoj zotri fol 091-ajo dëshmi e babales është fallso, edhe unë jam ai orgjinali. 129-mirë, mirë, ja po të merr drejtori në telefon tani lëre atë e di un….

Në datë 01.06.2018, ora 16:52:23,përdoruesi i numrit telefonik 069 41 10 316 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 067 64 94 091 (ndërsa më parë midis tyre ishin realizuar disa komunikime ku i kërkohet përdoruesit të numrit telefonik 069 41 10 316, i rezultuar drejtues i policisë në Qarkun Fier, nga komunikuesi takim për diçka shumë të rëndësishme) dhe zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje: “…091- ajo që eshte bërë mes telefonatave dhe përgjimi kam qenë unë që e kam bërë atë……. Ai që është bërë në përgjime…..ajo që është bërë me babalen në përgjime….kam qenë unë që e kam bërë…….. 316- me kë ke qenë kur e ke bërë? 091-me babalen, me asnjë tjetër. 316-nuk ke qenë ti nuk ke qenë bashkë me Agronin? 091-jo, jo ka qenë babalja unë kam qenë në vend të Agronit. 316- je I sigurtë për këtë? +091: Jam i sigurt, më dëgjo mua do më dëgjosh me vëmendje, më dëgjo mua, edhe do të flisja me fakte….na premtuan 200 (dyqind) mijë Euro unë s’kam marë asgjë, i mori Berti 70 (shtatëdhjetë) mijë Euro dhe iku e kupton, jam i sigurt dhe me dorë në zjarr…”.

Në datë 01.06.2018, ora 16:56:52, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 i telefonoi përdoruesit të numrit telefonik 068 20 29 700 dhe, zhvilluan bisedën me këtë përmbajtje:: “+091: E morën vesh se ja thash tgjitha unë historin, tani të marim ndonjë ej, aa do e shikosh në televizor, mua hajd ik, kalofsh mirë…”.

Në datë 05.06.2018, ora 14:32, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 069 94 23 771 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..771-ani vlla, ej i thashe une dicka atyne-I thashe me duket se po ja kercet anej nga ana tjeter. 091-jo, ja kercita une ja kercita. 771- ej me tha ai me gisht te keputun thuj te vije te me takoj s di gje thashe une s ma ka hap telefonin.

Në datë 05.06.2018, ora 18:47, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete i pandehuri Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “….. 272-e mire shume mire hajde vlla hajde-edhe degjo vetem kaq mendo per femijet e mi asgje ne bote ca takon mbaro punen e mendo per femijet e mi qe kam rrugeve po je vellai im. 091-e kam lene per me vone me ate pune. 272-po mire e mire dakort mendo per femijet e mi kaq. 091-e ore e mos e vri mendjen nga ajo pune tip o ejj I ka gati ato ai?,,,,,,

Në datë 05.06.2018, ora 21:05, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 0694101289 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “….. 091-mire mo ne rregull po sonte ku do rri une si keni marre masat mire ku do rri sonte. 289-ku do rrish sonte? 091-po 289-po fol ijer me Saliun mos ashu rri ke Saliu sonte rri ke Saliu sonte fol ma Saliun njehere……

Në datë 05.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete i pandehuri Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “….. 272-po mire e neser ne mengjes mere Salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti mos te flas shume ne telefon te kam vlla dhe une jam i shqetesuar, e beson qe po ha buke azili, po ha buke azili me vdekshin te dy djemte. 091-se ve ne dyshim. . . .. .

Në datë 06.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete i pandehuri Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..091-e takova jo ktej jo andej jam keq po dridhej. 272-ore thuaj bej likuidimin qe kemi lene thuaj kaq asgje ne bote o Fredi vllai se me ate s kam lidhje fare kontakti besome se jam ne azil per shpirt te plakes-une flas me ane te tjetrit me kosovarin me ate – thuaj e vlla me bej likuidimin si e lame thuaj……

Në datë 06.06.2018, ora 13:49, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 355438343766272 (dyshohet te jete shtetasi Albert Veliu) dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..091-fol njeher me ata miqte e vlla se une sdola dot andej poshte mua me erdhen me degjeneruan dy here ne mengjes me mbajten kater ore aty me benin presion mendo dhe per mua i q.. motren…272-ore po sbehet llaf po rri rehat tani bol tani. 091-ai miku qe ti njehe me thoshte mua fol hap gojen sa do ore une sikur e kam….

Në datë 10.06.2018, ora 09:30, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 069 94 23 771 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..771-mire, ca thojne kto gazeta e vlla? 091- ne s do mbajmë atë në kurriz unë i dola nga borxhi. 091- ne sdo mbajmë atë në kurriz unë i dola nga borxhi…..

Në datë 12.06.2018, ora 12:55, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 069 86 21 974 dhe zhvillojnë këtë bisedë: “…..091-muhabeget nuk e ke digjeguar ne televizor ti me shteget me shtogu po fola unë gjëra e ai muhabegeti jam une e kape ti filmin e?…..091-une begera sikur kisha vllagai i atit e ke parasysh-degjon e? 974-he 091- begera sikur igisha vllagai i atikit e kupton ti qe dogoj kshu e kupton do migirnim nga nje qikinshe e kupton ti. 974-eee 091-pa kela re burre po s ishte e mire ajo gje kupton ti nga nje qiginshe erdhi muhabeti prit re nga nje qigince per njer dyqigin e me tha mua nuk marim dyqigin me tha mua do magarim njeqikice ore mire I thashe une mendogova une vari k… 091- dgjo ree e me thaga mua do magarim nji iqikince me tha mua nuk japin dyqind une e kuptova edhe e pashe qe po me devijonte e ke parasysh vete ti se ca tipi ka ai. 974-e di une e di. 091-edhe i thashe mire i qikince i thashe une nem nje njezegetce mua nje zeget une viki andej levizja e kupton vlla-as njezeget asgjege vlla ikuqe ky muhabet…

Në datë 19.06.2018, ora 11:46, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 telefonon përdoruesin e numrit telefonik 0685296508 dhe zhvillojnë këtë bisedë:”…….508-Hic ca te bej ne ship-mer lexo Gazeten Shqiptare mere. 091-ca thote? 508-e he fortune. 091-ca thote? 508-fortune, fortune, arrestime ca thote pranaj pot e them lexoje gazeten. 091-e po ku mar vesh une. 508-ca bone ti? 091- kur e dha kur e dha? 508-sot sot. 091-ca thote e ca thote. 508-arrestime thote priten arrestime…..”

Në datë 19.06.2018, ora 15:00, përdoruesi i numrit telefonik 067 64 94 091 (i pandehuri Fredi Alizoti) telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 0685296508 dhe zhvillojnë këtë bisedë:”…….508- ne ship ku te jem – E pe ate gazeten? 091-jo se pashe, ca thoshte, ca thoshte? 508-po hic e do arrestohen po pak e pashe une po smora gazete-nuk mora gazete e pashe vetem me mjes te gazetat qe dalin ne gazette-priten arrestime edhe 100 miljon jane mare 100 miljon leke nga deshmitari nga Novosela thote qe eshte paraqitur te krimet e renda. 091-si ka marre 100 miljon qe jane marre? 508-jo jo qe jane mare 100 mije euro jan mar qe ka marre babalja.Nga përgjimet e sipërcituara vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas bërjes publike të regjistrimit të bisedës që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.

Në bisedat e zhvilluar të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Në asnjë bisedë që ka patur konteks çështjen e shpërblimit, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që ka aprovuar në heshtje.

Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Midis të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, ka shumë komunikime pas bërjes publike të regjistrimit të bisedës që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji.

Nga këto tabulate evidentohet se:

-Në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-Nnë datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna vertetojnë tej çdo dyshimi se, është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

-Po keshtu nga administrimi i Shkresës me nr.prot.4434/1, datë 18.9.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet fakti se numri 0676494091, është në përdorim të abonentit Fredi Alizoti. Më sipër janë pasqyruar edhe regjistrimet e përgjimeve të këtij numri celular.

-Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.2740/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet se numri celular 0692151212, është në përdorim të abonentit Jetmir Olldashi.

-Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate vihet re se nga numri i tel. 069 93 24 140, në përdorim të pandehurit Albert Veliu, është telefonuar numri i tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, në datën 09.10.2017, ora 19.32, biseda ka zgjatur 69 sekonda dhe në datën 10.10.2017, ora 13.38, biseda ka zgjatur 121 sekonda.

Në datën 24.10.2017, ora 14.27’, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të të pandehurit Albert Veliu ka telefonuar numrin e tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe biseda ka zgjatur 20 sekonda. Në momentin e thirrjes, qeliza e transmetimit e numrit celular 0699477182 në përdorim të shtetasit Albert Veliu, është “KRAPSI-S” dhe “MIFOLI-N”.

Në datën 24.10.2017, ora 14.50’, numri i tel. 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj ka telefonuar numrin e tel. 069 94 77 182 në përdorim të pandehurit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 29 sekonda. Në momentin e thirrjes, numri telefonik 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ka loguar në zonën “Mbrostari Ura B”, Fier.

Në datën 24.10.2017, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të pandehurit Albert Veliu ka realizuar thirrje telefonike me numra të tjerë celularë, në orën 15.06’ me qelizë transmetimi “PESHTAN-N” dhe “FIER SOUTH-N”, në orën 15.57’ me qelizë transmetimi “KAVAJE-SE” dhe në orën 16.38’ me qelizë transmetimi “NEW RING ROAD 3-SE” (Unaza e Re).

Këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë. Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

-Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

– Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:

-Në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-Në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– Në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

-Nga Shkresa me nr.prot.53/1, datë 10.01.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, evidentohen numrat telefonikë që ka përdorur i pandehuri Fredi Alizoti.

-Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhës kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

-Me Shkresën me nr.FRS/0458/LP, datë 31.01.2019, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet telefonike dhe qelizat e trasmetimit për numrin telefonik 0694024321, në përdorim të dëshmitarit Agron Hyseni, për komunikimet e kryera në datën 24.11.2017. Nga këto të dhëna vihet re qartë se atë ditë (pra në dt.24.11.2017) ai ndodhej në qytetin e Vlorës, ndonëse është me banim në Tiranë.

Sipas vendimit Nr 53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

-Nga materialet e përcjella me Shkresën me nr.32/2 Prot./BK, datë 24.01.2019, të Ministrisë së Drejtësisë, dokumentohet se i pandehuri Albert Veliu ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në datën 24.05.2018. Në datën 28.05.2018 ai është paraqitur në policinë e Republikës së Kosovës dhe në datën 29.05.2018, ka kërkuar azil pranë zyrës përkatëse. Mbasi është pajisur me çertifikatën e statusit të azilkërkuesit me nr.1311, i pandehuri Albert Veliu është lënë i lirë nga policia.

-Në gjykim në funksion të këtij proçedimi kanë deshmuar dëshmitarët Ermal Sadiraj, Ermal Kodhima dhe Ermal Hitoaliaj, me detyrë efektivë në Komisariatet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Në dëshmitë e dhëna përpara Gjykatës ndër të tjera ata shpjeguan që nuk kishin as njohje dhe as kontakte si me të pandehurin Albert Veliu ashtu dhe me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Të gjithë dëshmitarët mohuan që ndonjë prej tyre të ishte personi me emrin “Ermal” që përmendej në materialin e publikuar në datën 14.05.2018.

Ne vijim, ne gjykim dëshmitari Ermal Haxhi, dëshmoi përpara Gjykatës se në periudhën Gusht 2017 – Nëntor 2017 kishte qenë shef i Stacionit Policisë Kufitare Dhërmi dhe nuk kishte as njohje dhe as kontakte si me të pandehurin Albert Veliu ashtu dhe me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Për këtë rast ai ishte vënë në dijeni pas bërjes publike të regjistrimit dhe mohoi që të ishte personi me emrin “Ermal” që përmendej në materialin e publikuar në datën 14.05.2018.

Po kështu dëshmitari Eriton Demiri, dëshmoi përpara Gjykatës se njihej ndryshe edhe me nofkën “toto qorri”. Ai shpjegoi kishte në pronësi të tij një lokal të ndodhur në “lungomare” Vlorë dhe të pandehurin Albert Veliu e njihte si person problematik dhe me të kishte marrëdhënie si gjiton që ishin. Ai mohoi kategorikisht që i pandehuri Albert Veliu të kishte drekuar ndonjëherë në lokalin e tij dhe pas daljes së regjistrimit edhe stafi i lokalit i kishin konfirmuar që Albert Veliu nuk kishte qenë ndonjëherë në lokalin e tij.

Edhe dëshmitarët Besim Hajdarmataj, Robert Tuci dhe Eduard Martini, dëshmuan përpara Gjykatës per fakte qe evidentuan mënyrën se si secili prej tyre kishte kontaktuar me të pandehurin Albert Veliu, informacionin që ai pretendonte se dispononte, mënyrën se si ishte proceduar më tej dhe faktin që nga gjithë procedura e kryer nuk kishte rezultuar ndonjë e dhënë implikuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Ne gjykim deshmuan rreth fakteve objekt proçedimi edhe dëshmitarët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët shpjeguan përpara Gjykatës rrethanat se si ishin vënë në dijeni të materialit që u publikua prej tyre dhe të pandehurit Ervin Salianji, në daljen publike të datës 14.05.2018. Nga dëshmia e tyre, u evidentua qartë se kishte qenë pikërisht i pandehuri Ervin Salianji që ishte marrë paraprakisht me materialin që ishte publikuar.

Ne gjykim deshmuan rreth fakteve objekt proçedimi edhe dëshmitarët Albert Nushi dhe Andon Marko, të cilët kanë qenë përkatësisht në detyrën e drejtorit dhe zv/drejtorit të DVP Fier, në periudhën kur është publikuar “videopërgjimi”. Të dy këta dëshmitarë, shpjeguan në mënyrë të hollësishme përpara Gjykatës, lidhur me rrethanat se si janë kontaktuar nga i pandehuri Fredi Alizoti dhe veprimet që kanë kryer më pas me të.

Ne séance gjyqësore në dëshmine e dhënë në gjykim, shtetasi Arnedo Selmanaj shpjegoi përpara Gjykatës se në rolin e kameramanit dhe për llogari të një emision investigativ për çështje në ndjekje të parcelave të hashashit, kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës së bashku me të pandehurin Jetmir Olldashi dhe me një person që thirrej “babale”. Në qytetin e Vlorës kishin takuar shumë individë por nuk kishin faktuar aq sa donin.

Në dëshminë e tij të dhënë në gjykim shtetasi Ylli Rakipi, shpjegoi përpara Gjykatës se si drejtues i emisionit “Të paekspozuarit” kishte miratuar kërkesën e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer një investigim për çëshjte droge në qytetin e Vlorës. I pandehuri Jetmir nuk i kishte referuar ndonjë emër konkret, por i kishte premtuar se do sillte video. Kur i pandehuri është kthyer ngë Vlora, dëshmitari është vënë në dijeni për materialin dhe meqënëse nuk kishte asnjë vlerë nuk e kishte marrë dhe shfrytëzuar për ndonjë emision.

Sikurse rezultoi si gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Jetmir Olldashi nuk dorëzoi në asnjë moment regjistrimet origjinale që ai pretendon se janë bërë në Vlorë në datën 24.10.2017.

Në gjykim dëshmitari Erzen Breçani, konfirmoi përpara Gjykatës bisedat telefonike që kishte kryer me të pandehurin Fredi Alizoti dhe konteksin e tyre. Në komunikimet me të pandehurin ai i kishte thënë se nuk ishte ai personi i duhur dhe të mos merrnin më qafë njerëzit.

Po kështu dëshmitari Nertil Mehmetaj, shpjegoi përpara Gjykatës se administronte lokalin “Vila del Sol”, që ndodhej në qytetin Vlorës, në të cilin kishte të punësuar edhe shtetasin Klevis Veliu, djali i të pandehurit Albert Veliu. Ditën që është publikuar materiali i përgjimit është njoftuar nga një i njohur i tij, i cili i kishte thënë që personi i thirrur “Bashkëpunëtori X” dyshonte se ishte shtetasi Bert Veliu. Pas këtij momenti, kishte komunikuar me të pandehurin Albert Veliu, i cili i kishte pohuar që personi në bisedë ishte ai. Të nesërmen e asaj dite, Klevisi i kishte thënë që do e linte punën, pasi do të ikte larg.

Në gjykim dëshmitari Agron Hyseni dëshmoi përpara Gjykatës se kishte aktivitet biznesi në Vlorë dhe për këtë shkak, shpesh herë shkonte atje.

Në respektim të kërkesave të nenit 369/2 të K.Pr.Penale gjatë shqyrtimit gjyqësor u lexuan edhe deklarimet e dhëna gjatë hetimeve paraprake nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj dhe procesverbali përkatës u bë pjesë e fashikullit të shqyrtimit gjyqësor. Në deklarimet e bëra prej tij përpara prokurorit, ky shtetas ka mohuar kategorikisht që të kishte kryer ndonjë bisedë me të pandehurin Albert Veliu, e për më tepër bisedë për ndonjë trafikim të mundshëm lëndësh narkotike.

Ne deklarimet e dhëna në gjykim përpara Gjykatës i pandehuri Fredi Alizoti, (në respektim të nenit 166 të K.Pr.Penale) shpjegoi në mënyrë të hollësishme gjithë mënyrën se si kishin vepruar ai dhe bashkëpunëtorët e tjerë në realizimin e veprës penale, faktin e kryerjes se kesaj veprimtarie i motivuar nga një përfitim material i premtuar, etj.

Ne gjykim u administruan edhe Proçesverbalet me deklarimet e dhëna gjatë hetimit paraprak të të pandehurit Albert Veliu (i proçeduar ne mungese ne gjykim, konform nenit 370/2 te K.Pr.Penale), i cili megjithëse u njoftua nga Gjykata nëpërmjet Letërporosisë për zhvillimin e këtij gjykimi dhe akuzat ndaj tij, nuk paraqiti asnjë kërkesë lidhur me gjykimin. Në lidhje me deklarimet e tij të mëparshme Prokuroria evidentoi disa pasaktësi si më poshtë:

I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij në Prokurori ka rrëfyer të dy udhëtimet e tij në Vlorë të datave 24.10.2017 dhe 24.11.2017 në një deklarim. Është e vërtetë që ai ka shkuar në Vlorë i shoqëruar nga i pandehuri Jetmir Olldashi në datë 24.10.2017, ku dhe ka kryer komunikime telefonike në këtë datë në rrethinat e Vlorës referuar logimeve të antenave me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj por nuk rezulton që të jetë takuar me këtë shtetas. Gjithashtu, i pandehuri Albert Veliu ka qenë në Vlorë dhe në datë 24.11.2017, i shoqëruar nga punonjës të SHISH-it ku ka regjistruar një bisedë me shtetasin Agron Hyseni. I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij i referohet datës 24.11.2017 e cila është disa ditë para përmbytjeve. Në këtë datë ai nuk ka asnjë komunikim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe ka kryer regjistrimin e bisedës me shtetasin Agron Laver Hyseni. Gjithashtu, lokali i pretenduar në deklarimin e tij “2 Palmat” është lokali ku ai ka kryer bisedën i shoqëruar nga punonjësit e SHISH-it me shtetasin Agron Laver Hyseni. Gjithashtu në deklarimet e dhëna prej tij lidhur me pajisjen ai i referohet pajisjes së përdorur kur ka qenë i shoqëruar nga punonjësit SHISH-it.

I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij i referohet udhëtimit në Vlorë me punonjësit e agjencisë ligjzbatuese në datë 24.11.2017, datë e cila përkon me atë që përmend në deklarim, rreth katër ditë përpara se të binin shirat e mëdha në Vlorë. Ka mospërputhje rreth një muaj midis udhëtimit me të pandehurin Jetmir Olldashi në Vlorë në datë 24.10.2017, me udhëtimin me punonjësit e SHISH-it në datë 24.11.2017.

Personat e përmendur nga i pandehuri Albert Veliu nuk rezulton të kenë qenë të pranishëm në bisedë. Për më tepër që, emri “Ermal” përmendet dhe në bisedën e realizuar me punonjësit e SHISH-it.

I pandehuri Albert Veliu pranon që kishte “qejfmbetje” të vjetër me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj pasi sipas tij ai nuk ishte interesuar për problemet e tij.

Këtë fakt e pranon dhe i pandehuri Jetmir Olldashi në deklarimet e tij sipas të cilit Alberti kishte ndjenjë të fortë hakmarrjeje për njerëzit për të cilët fliste, midis tyre dhe për Geron (Agron) Xhafajn.

I pandehuri Albert Veliu përmend në deklarimin e tij që ka komunikuar me shtetasin Edmon Hyseni ndërkohë që ky i fundit e mohoi një fakt të tillë. Gjithashtu pretendon që ka drekuar në lokalin e “toto qorrit”. Ky i fundit i identifikuar si dëshmitari Eriton Demiri e mohoi një fakt të tillë përpara Gjykatës.I pandehuri Albert Veliu, pas publikimit të audiopërgjimit ka larguar fillimisht familjarët e tij jashtë vendit dhe më pas është larguar dhe vetë duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në Republikën e Kosovë.

Mbi bazën e këtyre fakteve, nga përfaqësuesit e organit të akuzës u kërkua deklarimi fajtor i secilit prej të pandehurve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprat penale të atribuara ne kete gjykim, si dhe denimi i secilit prej tyre me burgim ne masat e percaktuara ne pjesen hyrese te ketij vendimi, duke u kerkuar aplikimi i nenit 63 të Kodit Penal për të pandehurin Jetmir Olldashi (ku prokurori G.Qana kerkoi aplikim të nenit 59 të Kodit Penal ndaj te pandehurit Ervin Salianji). Perfaqesuesit e akuzes parashtruan se të pandehurit me veprimet e tyre të kryera me dashje kane konsumuar elementet e ketyre veprave penale, duke kerkuar nga Gjykata qe ne caktimin e llojit dhe te mases se denimit ndaj seicilit prej te pandehurve te marre ne vleresim rrezikshmerine e veprave penale, faktin që vepra penale e parashikuar nga nent 305-25 është kryer në bashkëpunim, rrezikshmërinë e vetë të pandehurve dhe rrethanat individuale, sociale e familjare te secilit prej te pandehurve si me siper jane evidentuar.

Mbrojtësja e të pandehurit Albert Veliu ne konkluzionet e fundit kerkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Albert Veliu për veprat penale të atribuara duke i evidentuar pretendimet kontestuese me shkrim.

Mbrojtësi i të pandehurit Fredi Alizoti kerkoi caktimin e një mase dënimi më të butë ndaj tij, për shkak të qëndrimit pohues e pendues të tij ndaj akuzës dhe bashkëpunimit të treguar me organin procedure në zbulimin e të vërtetës.

Mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi kerkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit për veprën penale të atribuar me pretendimin se fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c), duke i evidentuar pretendimet kontestuese me shkrim.

Mbrojtësi i të pandehurit Ervin Salianji kërkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit për veprën penale të atribuar me pretendimin se fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale bazuar në nenin 388/1(a,c), duke i evidentuar pretendimet kontestuese me shkrim.

Vetë i pandehuri Ervin Salianji u shpreh dakord me mbrojtësin e tij duke kërkuar pafajësi.

Vlerësimi, arsyetimi dhe disponimi i Gjykatës.

Interpretimi i dispozitave penale, analiza e provave lidhur me akuzën respektive të atribuar secilit të pandehur.

Referuar faktit penal te sipercituar dhe teresise se provave te shqyrtuara e administruara ne gjykim, Gjykata çmon se në veprimet e të pandehurit Albert Veliu janë të pranishëm të gjithë elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurave të veprave penale të “Kallëzimit të rreme, të kryer në bashkëpunim” dhe të “Kalimit të paligjshëm te kufirit shtetëror”, të parashikuara nga nenet 305 e 25 dhe 297 të K.Penal.Gjithashtu Gjykata çmon se në veprimet e secilit prej të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji janë të pranishëm të gjithë elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale të “Kallëzimit të rreme, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

Në nenin 305 të Kodit Penal përcaktohet se:“Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Në analizë të kuptimit, elementeve te bashkepunimit dhe rolit te bashkepunetoreve, si dhe referuar praktikes unifikuese te Gjykates se Larte e konkretisht vendimit unifikues penal Nr.4, date 15/04/2011 qe te ekzistoje bashkepunimi ne kryerjen e nje vepre penale detyrimisht duhet te bashkeekzistojne si kushte “sine qua non” njeherazi keto 4 elemente:

Dy ose me shume subjekte (pluralitet personash);
Realizimi i faktit kriminal ne te gjithe elementet e tij materiale;
Dhenia e nje kontributi rilevant ne kryerjen e vepres penale nga seicili prej bashkepunetoreve;
Ana subjektive, qe eshte dijenia e bashkepunetoreve per te bashkepunuar me te tjeret ne kryerjen e faktit kriminal.

Ndersa ne permbajtjen e nenit 297 te K.Penal, sanksionohet se: “Kalimi i paligjshem i kufijve shteterore perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet.”

Sipas nenit 152/1 te K.Pr.Penale:“Çmuarja e provave eshte percaktimi i vertetesise dhe i fuqise provuese te tyre. Çdo prove i nenshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlere te paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes se formuar pas shqyrtimit te tyre ne teresi.”

Gjykata vlereson se, nisur nga rrethanat e ngjarjes, nga shqyrtimi i provave të analizuara më sipër, të administruara ne funksion te ketij proçedimi qe japin hollesi dhe tregojne rrjedhën kronologjike të veprimtarisë së të katër të pandehurvë në kryërjën e veprave penale të atribuara, të kohes kur ka ndodhur krimi, menyres se si eshte fabrikuar audiopergjimi i rreme ne përmbajtje dhe i rreme për subjektin që referon si nje nga protagonistët e tij (shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, nderkohe qe subjekte te vertetë të tij janë të pandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti), te perdorimit të kësaj prove të rremë si bazë e një deklarimi publik e mediatik për kryerjen e një nje krimi të rëndë ne fushen e narkotikëvë, tërësisht i sajuar (i planifikuar kohë më parë nga të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, duke qene se te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti rezultuan të kishin njohje te mepareshme, ndërsa të pandehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji kane krijuar njohje për shkak të këtij bashkëpunimi me të pandehurit, të rezultuar nga komunikimet mes tyre dhe më tej takimet), mjetet qe jane perdorur ne kryerjen e ketij krimi (pergjues, media, etj.), shtuar ketu dhe faktin e pranuar ne gjykim nga vete i pandehuri Fredi Alizoti per bashkeautoresine e pohuar mbi kryerjen e këtij krimi me të pandehurit e tjerë, rezulton teresisht e provuar se fakti ka ndodhur ne variantin e percaktuar nga ana e Prokurorise, e vertetuar nga aktet provuese si me siper jane specifikuar, dhe Gjykata vlereson se ne teresine e veprimeve te kryera nga te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji cilesohet kryerja e vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal dhe se autoret e kryerjes se ketij krimi jane pikërisht te pandehurit.

Për të pandehurin Albert Veliu.

Persa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji jane autoret e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale, marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Albert Veliu ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale ne vlera monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Gjykata konstaton se pervec perfitimit material i pandehuri Albert Veliu ka pasur si qellim tjeter ne kryerjen e vepres penale edhe ate te perfitimit te azilit politik per vete dhe familjaret e tij. Nga provat rezulton se ky qellim i te pandehurit Albert Veliu per azil politik per vete dhe familjaret e tij del qarte i provuar nga komunikimet e pergjimet telefonike gjate kohes kryerjes se vepres penale e pas saj,duke u ndihmuar ne kete qellim edhe nga bashkepandehuri tjeter Ervin Salianji ,deputet ne ate kohe i Partise Demokratike te Republikes se Shqiperise.Ky qellim i te pandehurit rezulton edhe nga veprimet e te pandehurit pas kryerjes se vepres penale.Nga aktet rezulton se i pandehuri Albert Veliu ka kerkuar strehim politik ne Mbreterine e Belgjikes ku eshte kapur per efekte ekstradimi drejt Republikes se Shqiperise. Nga ana e kesaj gjykate i eshte mundesuar te pandehurit Albert Veliu njoftimi per kete procedim penal objekte gjykimi, por i pandehuri rezulton qe ti fshihet drejtesisë pavarsisht se ishte ne dijeni te ketij procedimi penal.

Ka rezultuar e provuar qe të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e dhena ne hetim te bashketepandehurit Albert Veliu (subjekti iniciues dhe protagonist ne audiopergjim, me precedente penale dhe i motivuar nga nje ndjenje qejfmbetje e dashakeqesie ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj te cilat vlerësohen me rezervë nga Gjykata për shkak të kontradiktoritetit të tyre në faktet e deklaruara me provat e tjera si me siper janë evidentuar, dhe deklarimet e te pandehurit Fredi Alizoti si ne hetim e gjykim (ku ky i fundit pohon pjesemarrjen e tij si nje prej subjekteve bashkebisedues ne kete audiopergjim duke simuluar rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj), e po keshtu permbajtja e bisedave sipas tabulateve telefonike per komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve disa dite para realizimit te audiopergjimit, mungesa e cdo qellimi tjetër të mundshëm qe te shpjegoje komunikimet telefonike te shpeshta e zinxhir mes te pandehurve pergjate periudhes se realizimit te audiopergjimit e mbas tij, faktojne e provojne bashkepunimin e te pandehurve ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe se ne muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike. Në vlerësim të nenit 152/3 të K.Pr.Penale, deklarimet e dhena ne hetim nga bashketepandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti përbëjnë prove, por vleresohen në unitet me provat e tjera të specifikuara e të marra gjatë këtij gjykimi që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.

Kështu nga dëshmitë e dëshmitarëvë të pytur në gjykim nuk u vërtëtua ekzistenca e personit me emrin “Ermal” që përmendej nga i pandehuri Albert Veliu në materialin e publikuar në datën 14.05.2018. Po kështu dëshmitari Arnedo Selmanaj shpjegoi përpara Gjykatës se në rolin e kameramanit dhe për llogari të një emisoni investigativ për çështje në ndjekje të parcelave të hashashit, kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës së bashku me të pandehurin Jetmir Olldashi dhe me një person që thirrej “babale”. Në qytetin e Vlorës kishin takuar shumë individë por nuk kishin faktuar aq sa donin.I pandehuri Albert Veliu në deklarimet e tij i referohet datës 24.11.2017 e cila është disa ditë para përmbytjeve. Në këtë datë ai nuk ka asnjë komunikim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transkriptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X” ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se veprimtaria kriminale e te pandehurit Albert Veliu ka iniciuar me realizimin e audiopergjimit te sajuar ne bashkëpunm me të pandehurit e tjerë, si dhe ka vijuar me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji ne parashtrimin publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Kallëzimi publik e mediatik i bere dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës, bazur në një provë audiopërgjim të sajuar për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, paraqitja e këtij kallëzimi publik dhe mediatik i perseritur nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së Parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes.

I pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit e tjere ka konsumuar vepren penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 te K.Penal me veprime aktive te kunderligjshme, te cilat konsistojne ne realizimin e nje veprimtarie ne kuader te bisedave telefonike audio te pergjuara, teresisht te rreme, duke kallezuar publikisht ne media e me tej duke investuar organet e ndjekjes penale, si subjekt te nje veprimtarie kriminale ne fushen e narkotikeve, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Ky i pandehuri nepermjet kesaj veprimtarie te paligjshme rrjedhimisht ka adresuar nje kallezim penal drejtuar Prokurorise se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, kallezim i cili dihet qe eshte realisht i rreme, pasi ne permbajtjen e tij nga i pandehuri jane dhene informacione qe nuk i pergjigjen te vertetes per kryerjen e nje krimi (Trafikim i narkotikeve, te parashikuar nga neni 283/a i K.Penal Shqiptar) qe ne te vertete nuk eshte kryer, i atribuar nga i pandehuri shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj, me qellim qe organet e drejtesise te fillonin ndjekjen penale ndaj ketij shtetasi.

Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Bashkeautoresia e tij ne kryerjen e kesaj vepre penale provohet si nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara, ku ka komunikuar ky i pandehur me bashketepandehurit e tjere te ketij procedimi, nga deklarimet pohuese te bashkeautoresise ne pjesemarrjen si subjekt ne kete audiopergjim e te pandehurit Fredi Alizoti, ashtu edhe me rezultatet negative te Raporit të zërit dhe deshmite e deshmitareve, të cilat japin fakte konkrete te perfshirjes se te pandehurit Albert Veliu ne kete veprimtari kriminale. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.Pavaresisht qe bisedat nder te tjera kane patur kontekst çështjen e shpërblimit per punen e kryer, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që e ka aprovuar në heshtje.Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji. Nga këto tabulate evidentohet se: -në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurit tjeter Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine aktive te tij ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar qe disa dite para se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate vihet re se nga numri i tel. 069 93 24 140, në përdorim të pandehurit Albert Veliu, është telefonuar numri i tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, në datën 09.10.2017, ora 19.32, biseda ka zgjatur 69 sekonda dhe në datën 10.10.2017, ora 13.38, biseda ka zgjatur 121 sekonda.

Në datën 24.10.2017, ora 14.27’, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të të pandehurit Albert Veliu ka telefonuar numrin e tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe biseda ka zgjatur 20 sekonda. Në momentin e thirrjes, qeliza e transmetimit e numrit celular 0699477182 në përdorim të shtetasit Albert Veliu, është “KRAPSI-S” dhe “MIFOLI-N”.

Në datën 24.10.2017, ora 14.50’, numri i tel. 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj ka telefonuar numrin e tel. 069 94 77 182 në përdorim të pandehurit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 29 sekonda. Në momentin e thirrjes, numri telefonik 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ka loguar në zonën “Mbrostari Ura B”, Fier.

Në datën 24.10.2017, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të pandehurit Albert Veliu ka realizuar thirrje telefonike me numra të tjerë celularë, në orën 15.06’ me qelizë transmetimi “PESHTAN-N” dhe “FIER SOUTH-N”, në orën 15.57’ me qelizë transmetimi “KAVAJE-SE” dhe në orën 16.38’ me qelizë transmetimi “NEW RING ROAD 3-SE” (Unaza e Re).

Këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë. Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Salianji. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:

-në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te secilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Eshte nje fakt i provuar nga aktet provuese, vecanerisht nga permbajtja e transkripteve te bisedave telefonike te siperevidentuara midis te pandehurve, ku evidentohet dhe vertetohet pjesemarrja aktive e te pandehurit Albert Veliu ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi nga pergatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron(Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, per qellime fitimi shumash te caktuara monetare. I pandehuri Albert Veliu ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta (per te perfituar shuma monetare te premtuara nga i bashkepandehuri tjeter Ervin Salianji), veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (kallezimin e rreme ne organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme. Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar procedimin penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Albert Veliu, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017 (disa dite para realizimit te vidiopergjimit).

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Albert Veliu ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Në lidhje me elementet e figures se vepres penale te parashikuar nga neni 297 i K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, rezultoi e provuar qe i pandehuri Albert Veliu ka konsumuar këtë vepër penale dhe ka cenuar objektin e kësaj vepre penale që janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar ligjshmërinë e kalimit të kufirit shtetëror. Në rastin konkret, i pandehuri Albert Veliu i cili me veprimet e tij të kundërligjshmë, të drejtëpërdrejta dhe të vullnetshme ka cënuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar paprekshmerine e integritetit territorial te vendit tone dhe rregullat e vendosura per te normuar veprimtarine e daljes dhe hyrjes te çdo personi nga dhe drejt kufijve shteterore te Republikes se Shqiperise, nga veprimet kriminale, marredhenie keto te mbrojtuara nga legjislacioni yne penal.

Referuar nenit 297 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” nga ana objektive kryhet nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacion të rregullt. Eshtë e qarte që kjo është një dispozitë blankete, ndaj dhe lidhur me perkufizimin e kufijve shtetërorë dhe përcaktimin e rregullave ligjore te kalimit të territorit, Gjykata duhet t’i referohemi Ligjit Nr. 9861, datë 24.08.2008 “Për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror”, i ndryshuar, ku në nenin 4 të këtij ligji nën titullin “Përkufizime” parashikohet shprehimisht: “Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: “…

-“Kufiri shtetëror” (më poshtë kufiri) është vija, e cila ndan territorin tokësor, ujërat e brendshme e territoriale dhe nëntokën e Republikës së Shqipërisë me shtetet fqinje, si edhe kufiri në territorin e pikave të kalimit kufitar, në aeroporte, aerodrome, porte detare, lumore, liqenore, nëpërmjet të cilave kryhet transporti ndërkombëtar…

-“Pikë e kalimit kufitar” është vendi i autorizuar nga autoritetet kompetente, ku kategori të caktuara personash mund të kalojnë kufirin gjatë orarit zyrtar të punës.

-“Kalim i kufirit shtetëror” është çdo lëvizje e njerëzve, e gjësë së gjallë, e sendeve vetjake dhe e mjeteve nëpërmjet kufirit.”,

Ndërsa në nenin 13 të këtij ligji nën titullin “Kalimi i kufirit” thuhet shprehimisht se: “1. Kalimi i kufirit bëhet vetëm në pikat e kalimit kufitar, brenda orarit të caktuar, me dokumente të vlefshme udhëtimi apo me dokumente që autorizojnë kalimin e kufirit; me një vizë të vlefshme, nëse kërkohet…””

Persa i perket anes objektive te kesaj vepre penale dispozita kerkon detyrimisht qe keto veprime per t’u konsideruar te kunderligjshme dhe per te formuar kundervajtje penale, pra per te rene ne penalitetet e kesaj dispozite te kryhen ne nje nga keto forma:

nëpërmjet daljes nga kufiri shteteror i Republikës së Shqipërisë nga pika apo vende te ndryshme te territorit dhe jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim;
nëpërmjet hyrjes ne territorin e Republikës së Shqipërisë jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim, por nga vende te ndryshme te territorit;
nëpërmjet hyrjes apo daljes ne/nga territori i Republikës së Shqipërisë jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim dhe pa dokumentet përkatëse identifikuese të nevojshme sipas normave ligjore shqiptare në fuqi, por në mënyrë të fshehtë duke iu shmangur autoriteteve kompetente që kontrollojnë dhe verifikojnë pajisjen apo jo të shtetasve me dokumentat e nevojshëm konform rregullave ligjore për të kaluar kufirin shtetëror;
nëpërmjet hyrjes, kalimit, daljes ne/nga ujrat territoriale te Republikës së Shqipërisë, ne kundershtim me percaktimet e legjislacionit te aplikueshem ne fuqi per percaktimin dhe respektimin e vijes kufitare detare, te liqeneve dhe te lumenjve kufitare;
nëpërmjet hyrjes, kalimit ne hapesiren ajrore ku shtrihet sovraniteti i Republikës së Shqipërisë jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara me ligj per kete qellim, ne kundershtim me percaktimet e legjislacionit te aplikueshem ne fuqi per percaktimin dhe respektimin e vijes kufitare.

Ne rastin objekt trajtimi, ka rezultuar e provuar nga aktet provuese te administruara se i pandehuri Albert Veliu ka dale me date 24.05.2018 nga kufijte shteterore te vendit tone, pra është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë duke kaluar në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshme, jo nga pikat e kalimit kufitar te caktuara ligjerisht për kalimin e kufirit shtetëror sipas normave ligjore shqiptare në fuqi, por në mënyrë të fshehtë duke iu shmangur autoriteteve kompetente që kontrollojnë dhe verifikojnë pajisjen apo jo të shtetasve me dokumentat e nevojshëm konform rregullave ligjore për të kaluar kufirin shtetëror, duke qenë i pandehuri në dijeni të faktit qe ndaj tij ishte caktuar një masë sigurimi personal shtrënguese “arrest në burg” ne funksion të këtij procedimi. Në datën 28.05.2018, ai është paraqitur në policinë e Republikës së Kosovës dhe në datën 29.05.2018, ka kërkuar azil pranë zyrës përkatëse. Në vijim, mbasi është pajisur me çertifikatën e statusit të azilkërkuesit me nr.1311, është lënë i lirë nga policia dhe aktualisht ndodhet i arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, duke i’u nënshtruar proçedurave të ekstradimit.

Në kryerjen e kësaj vepre penale i pandehuri, ka vepruar me dashje të drejtëpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar karakterin shoqërisht të rrezikshëm të veprimeve të tij dhe ka vepruar në mënyrë të paligjshme, duke kaluar kufirin shtetëror pa dokumentacionin ligjor,jo ne pikat e ligjshme te kalimit te kufirit shtetëror.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Albert Veliu, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Pas shqyrtimit të akteve provuese, Gjykata konkludoi se i pandehuri Albert Veliu ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kalimit te paligjshëm të kufirit shtetëror”, të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Albert Veliu, Gjykata bazuar ne nenet 47, 49,50, te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale e parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal që i atribuohet të pandehurit përbën një krim, ndersa vepra tjeter penale perben kundervajtje, përcaktime keto që lidhen drejtpërdrejt me rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton me precedente te mëparshëm penalë, por i rehabilituar, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), moshën dhe nivelin arsimor të tij, motivin per perfitim pasuror që e ka shtyrë në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, si dhe faktin qe i është fshehur drejtësisë duke iu shmangur procedimit penal.

Gjykata vlerëson se për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të marrëdhënieve juridike të cenuara nga kjo vepër penale (veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë dhe të drejtat e liritë e njeriut), si dhe faktit që i pandehuri e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobta (pasurore e politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime proçeduriale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proçeduese, lloji i dënimit me burgim i kërkuar nga organi i akuzës për t’u caktuar ndaj të pandehurit per te dyja akuzat e atribuara, është ligjërisht i bazuar në dispozitën përkatëse penale.

Nga ana tjetër, lidhur me masat respektive dhe atë përfundimtare të dënimit me burgim të kërkuar nga organi i akuzës për të pandehurin Albert Veliu, Gjykata vlerëson se masat e dënimit të vlerësuara nga Gjykata në dispozitiv të këtij vendimi, përfshirë këtu dhe atë përfundimtare ne zbatim te nenit 55 të K.Penal, i përgjigjen rëndësisë së faktit, veprave penale të kryera nga i pandehuri, si edhe rrethanave të mësipërme të çështjes në tërësi, që të çmuara në kompleksitet justifikojne ligjërisht këtë masë përfundimtare dënimi dhe realizimin e qëllimit kompleks të dënimit penal lidhur me riedukimin dhe ndëshkimin e të pandehurit, por edhe qellimin e parandalimit te pergjithshem ne shoqeri te kryerjes se kategorise se ketyre veprave penale qe cenojne e drejtat dhe lirite e individit dhe devijojne veprimtarine e organeve proceduese te drejtesise per te luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, ne vend te atij te sajuar.

Për të pandehurin Fredi Alizoti.

Persa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu ,Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji jane autoret e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale,marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Fredi Alizoti ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale ne vlera monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Ka rezultuar e provuar qe të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e bashketepandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e po keshtu permbajtja e tabulateve telefonike per komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve, faktojne e provojne bashkëpunimin e tyre në kryerjen e këtij krimi dhe se ne muajin tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se veprimtaria kriminale e te pandehurit Fredi Alizoti ka iniciuar nga i pandehuri tjeter Albert Veliu duke u motivuar nga interesa teresisht pasurorë duke u bërë Fredi Alizoti një nga protagonistët dhe subjekti i realizimit të audiopergjimit te sajuar, por kjo veprimtari është organizuar me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji si në drejtim të fabrikimit të këtij audiopërgjimi të rremë ashtu edhe në drejtim të parashtrimit publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Kallëzimi publik e mediatik i bere dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës bazuar në një provë audiopërgjim të sajuar për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, realizimi i një audiopërgjimi të rremë nga të pandehurit Fredi Alizoti e Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes. Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar.

Bashkeautoresia e tij ne kryerjen e kesaj vepre penale provohet si nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara, ku ka komunikuar ky i pandehur me bashketepandehurit e tjere te ketij procedimi, nga deklarimet pohuese te bashkeautoresise ne pjesemarrjen si subject ne kete audiopergjim e te pandehurit Fredi Alizoti, ashtu edhe me rezultatet e Raportit të zërit dhe deshmite e deshmitareve, të cilat japin fakte konkrete te perfshirjes se te pandehurit Fredi Alizoti ne kete veprimtari kriminale. Konkretisht rezultojne nje numer I konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Pavaresisht qe bisedat nder te tjera kane patur kontekst çështjen e shpërblimit per punen e kryer, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që e ka aprovuar në heshtje.

Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë ëprcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji të analizuara më sipër.

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurit tjeter Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine active te tij ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar kohe me parë se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Po keshtu nga administrimi i Shkresës me nr.prot.4434/1, datë 18.9.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet fakti se numri 0676494091, është në përdorim të abonentit Fredi Alizoti.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.2740/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet se numri celular 0692151212, është përdorim të abonentit Jetmir Olldashi.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ku këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Me Shkresën me nr.FRS/0458/LP, datë 31.01.2019, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet telefonike dhe qelizat e trasmetimit për numrin telefonik 0694024321, në përdorim të dëshmitarit Agron Hyseni, për komunikimet e kryera në datën 24.11.2017. Nga këto të dhëna vihet re qartë se atë ditë (pra në dt.24.11.2017) ai ndodhej në qytetin e Vlorës, ndonëse është me banim në Tiranë.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Fredi Alizoti ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Eshte nje fakt i provuar nga aktet provuese, vecanerisht nga permbajtja e transkripteve te bisedave telefonike te siperevidentuara midis te pandehurve, ku evidentohet dhe vertetohet pjesemarrja aktive e te pandehurit Fredi Alizoti ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi nga pergattja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, per qellime fitimi shumash te caktuara monetare. I pandehuri Fredi Alizoti ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron )Xhafaj.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta (per te perfituar shuma monetare te premtuara nga i bashkepandehuri tjeter Ervin Salianji), veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (kallezimin e rreme ne organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere public ky kallezim i rreme. Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar procedimin penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Fredi Alizoti, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Fredi Alizoti ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Fredi Alizoti, Gjykata bazuar ne nenet 47, 48, 49,50 te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale që i atribuohet të pandehurit përbën një krim dhe si e tille paraqet rrezikshmëri shoqërore, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton i dënuar më parë por fakti qe kjo veper penale eshte kryer ne bashkepunim qe e lehteson arritjen e rezultatit kriminal është tregues i rrezikshmerise se tij, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), faktin qe ai ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë dhe eshte paraqitur prane organeve kompetente pas kryerje vepre penale, moshën dhe nivelin arsimor të tij, motivin per interesa pasurore që e ka shtyrë në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, si dhe rolin e tij ne kryerjen e vepres penale si ekzekutor.

Gjykata vlerëson se për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të marrëdhënieve juridike të cenuara nga kjo vepër penale (veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë dhe të drejtat e liritë e njeriut), si dhe faktit që i pandehuri e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobta (politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime proçeduriale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proçeduese, lloji i dënimit me burgim i kërkuar nga organi i akuzës për t’u caktuar ndaj të pandehurit për akuzën e atribuar, është ligjërisht i bazuar në dispozitën përkatëse penale.

Ndaj dhe Gjykata per sa u argumentua, ne rastin objekt shqyrtimi çmon qe dhenia dhe vuajtja fizikisht e sanksionit penal me burgim prej te pandehurit Fredi Alizoti, në masën e dënimit te vlerësuar nga Gjykata në dispozitiv të këtij vendimi gjyqësor, i përgjigjet rëndësisë së faktit, veprave penale të kryera nga i pandehuri, si edhe rrethanave të mësipërme të çështjes në tërësi, që të çmuara në kompleksitet justifikojne ligjërisht këtë masë dënimi dhe realizimin e qëllimit kompleks të dënimit penal lidhur me riedukimin dhe ndëshkimin e të pandehurit, por edhe qellimin e parandalimit te pergjithshem ne shoqeri te kryerjes se kategorise se ketyre veprave penale qe cenojne e drejtat dhe lirite e individit dhe devijojne veprimtarine e organeve proceduese te drejtesise per te luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, ne vend te atij virtual e te sajuar.

Për të pandehurin Jetmir Olldashi.

1-Përsa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji jane autoret e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Jetmir Olldashi ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehuit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale ne vlera monetare per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Ka rezultuar e provuar qe me ndihmesen e të pandehurit Jetmir Olldashi (ne venien ne dispozicion te automjetit, shoqerimin, instruksioneve, gjetjes se vendit per realizimin e audiopergjimit) të dy të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.Sikurse rezultoi si gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Jetmir Olldashi nuk dorëzoi në asnjë moment regjistrimet origjinale që ai pretendon se janë bërë në Vlorë në datën 24.10.2017. Per kete shkak sipas Raportit te ekspertimit te zerit, ka rezultuar se regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara.

Deshmitari Arnedo Selmanaj shpjegoi përpara Gjykatës se në rolin e kameramanit dhe për llogari të një emisoni investigativ për çështje në ndjekje të parcelave të hashashit, kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës së bashku me të pandehurin Jetmir Olldashi dhe me një person që thirrej “babale”. Në qytetin e Vlorës kishin takuar shumë individë por nuk kishin faktuar aq sa donin.

Deklarimet e bashketepandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e po keshtu permbajtja e tabulateve telefonike per komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve, faktojne e provojne bashkëpunimin mes të pandehurve, dhe se ne muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se veprimtaria kriminale e te pandehurit Albert Veliu ka iniciuar me realizimin e audiopergjimit te sajuar duke qene si protagonist dy të pandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti, me kontributin e të pandehurit Jetmir Olldashi, por kjo veprimtari është organizuar edhe me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji si në drejtim të fabrikimit të këtij audiopërgjimi të rremë ashtu edhe në drejtim të parashtrimit publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Kallëzimi publik e mediatik i bere dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me te pandehurit Fredi Alizoti ,Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, paraqitja e këtij kallëzimi publik dhe mediatik i perseritur nga i pandehuri Albert Veliu ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes.

I pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me te pandehurit e tjere ka konsumuar vepren penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 te K.Penal me veprime aktive te kunderligjshme, te cilat konsistojne ne realizimin e nje veprimtarie ne kuader te bisedave telefonike audio te pergjuara, teresisht te rreme per personin qe i atribuohet krimi dhe veprimtaria kriminale e trafikimit te narkotikeve e sajuar, duke passjelle kjo prove e rreme bazen e nje kallezimi publik ne media e me tej duke investuar organet e ndjekjes penale, për ta konsideruar si një subjekt te mundshëm të dyshuar të nje veprimtarie kriminale ne fushen e narkotikeve, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

I pandehuri Jetmir Olldashi me kontributin e tij ne kete veprimtari kriminale per fabrikimin e një prove të rreme te kryer ne bashkëpunim me të pandehurit e tjerë sikundër më lart është analizuar, rrjedhimisht ka adresuar nje kallezim penal drejtuar Prokurorise se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane, kallezim i cili dihet qe eshte realisht i rreme, pasi ne permbajtjen e tij nga te pandehurit jane dhene informacione qe nuk i pergjigjen te vertetes per kryerjen e nje krimi (Trafikim i narkotikeve, te parashikuar nga neni 283/a i K.Penal Shqiptar) qe ne te vertete nuk eshte kryer, i atribuar nga te pandehurit shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj, me qellim qe organet e drejtesise te fillonin ndjekjen penale ndaj ketij shtetasi.

Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.Ne vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji. Nga këto tabulate evidentohet se: -në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurve Jetmir Olldashi e Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine active te tyre ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar kohe me parë se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Po keshtu nga administrimi i Shkresës me nr.prot.4434/1, datë 18.9.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet fakti se numri 0676494091, është në përdorim të abonentit Fredi Alizoti.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.2740/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Albtelecom sh.a, dokumentohet se numri celular 0692151212, është përdorim të abonentit Jetmir Olldashi.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate dalin të dhëna që evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën Dhjetor 2017-Janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Jetmir Olldashi ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij, pavarësisht detyrës së tij si gazetar investigativ që e ngarkon edhe me me tepër përgjegjësi profesionale në ushtrimin korrekt të detyrës së gazetarit, provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri Albert Veliu bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. I pandehuri Jetmir Olldashi ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuiar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Referuar, analizes juridike dhe provave të analizuara si me siper, Gjykata i konsideron te pabazuara pretendimet e mbrojtesit te te pandehurit Jetmir Olldashi per deklarimin e pafajshem te ketij te pandehuri, pasi vlereson se ndryshe nga sa mbrojtesi pretendon, tërësia e këtyre provave e implikojne te pandehurin ne kryerjen e veprimtarise kriminale te sajimit e fabrikimit te provave te rreme me qellim inicimin e nje procedimi penal te paligjshem ndaj nje shtetasi shqipar.

Lidhur me kete rast dhe funksionin e të pandehurit si gazetar investigativ, Gjykata vlerëson me rëndësi të theksojë se liria e shprehjes është një e drejtë thelbësore e garantuar nga legjislacioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e te treteve, apo autoriteteve publike duke respektuar kufijtë ligjor.

Liria e shprehjes, e shtypit, radios e televizionit, lirisë së informimit, si një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe si një parakusht për të gëzuar të drejtat e tjera garantohet nga Neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë. Neni 22 i Kushtetutës, në të cilin thuhet se: “Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar…”.

Kjo e drejtë garantohet edhe nga neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut me titull “Liria e shprehjes”. Në nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut parashikohet se:

“1. Çdo person ka të drejtën e lirise se shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë pjesë ose për të dhënë informata, ose mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë…

Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masat e nevojshme për sigurimin kombëtar, për integritetin territorial ose për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe për parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të parandaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”.
Për të tepër Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka zgjeruar shumë kufijtë e lirisë së shprehjes. Kjo Gjykatë thekson se kjo e drejtë përfshin lirinë e zotërimit të bindjeve, si dhe të marrjes apo transmetimit të informacioneve dhe të ideve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht kufijve shtetërorë, por nuk është e pakufizuar, për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëvë si edhe për shkak të ruajtjes së balancës mes nenit 10 dhe nenit 8 “E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare” të K.E.D.NJ-së.

Kështu në rastin objekt trajtimi gjyqësor, veprimtaria e të pandehurit Jetmir Olldashi në cilësinë e gazetarit nuk është zhvilluar konform kornizave kushtetuese e ligjore të disiplinimit të veprimtarisesë së tij, duke mos u mjaftuar me investigimin, administrimin e një informacioni me rëndësi për publikun dhe informimin mediatikisht të publikut lidhur me të, përkundrazi, vlen te theksohet se pavarësisht detyrës së tij si gazetar investigativ që e ngarkon edhe me me tepër përgjegjësi profesionale e ligjore në ushtrimin korrekt të detyrës së gazetarit, është nje fakt tashmë i provuar nga aktet provuese, pjesemarrja aktive e te pandehurit Jetmir Olldashi ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi të sajuar nga pergatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron(Agron) Xhafaj.

Në rastin “Karakó kundër Hungarisë”, Gj.E.D.Nj u shpreh se Konventa mbron nëpërmjet nenit 8, aspektet thelbësore të reputacionit të individit, siguron mbrojtje “nga pretendimet apo akuza faktike të një natyre të tillë seriozisht ofenduese, saqë publikimi i tyre do të kishte një efekt të pashmangshëm, të drejtpërdrejtë në jetën private të kërkuesit” dhe jo thjesht në vlerësimin e jashtëm të individit. Cilido qoftë ky “prag”, është e qartë se GJ.E.D.NJ-ja njeh të drejtën e “reputacionit” dhe e nxjerr atë nga koncepti i jetës private.

Gj.E.D.Nj-ja ne jurisprudence e saj ka zbërthyer raportin ndërmjet lirisë së shprehjes së individit, lirisë së shtypit, radios dhe televizionit, si dhe të drejtës së informimit. GJEDNJ i jep më tepër rëndësi disa elementëve si: pozicionit të deklaruesit dhe personit të cenuar, natyrës dhe objektittë të materialeve apo deklaratave te pretenduara dëmtuese, kualifikimit/cilësimit të tyre si dhe ekzistencës se provave për vërtetësinë e deklaratave cënuese.

Po kështu Komisioni i Venecias ka referuar një vendim të Dhomës së Lordëve në Britani, rasti Reynolds, ku janë evidentuar një listë faktorësh, për vlerësimin e balancimit mes dy të drejtave në konflikt:

1.Serioziteti i pretendimit. Sa më serioze të jetë akuza, aq më shumë publiku është i keqinformuar dhe individi i dëmtuar – nëse pohimi nuk është i vërtetë.

Natyra e informacionit, dhe shkalla në të cilën përmbajtja është një çështje me interes publik.
3.Burimi i informacionit. Disa informatorë nuk kanë njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Disa mund të kenë qëllimet e tyre dhe mund të paguhen për historinë që tregojnë.

Hapat e ndërmarrë për të verifikuar informacionin.
Statusi i informacionit. Pretendimet/akuzat mund të ketë qenë tashmë objekt i një hetimi, që duhet respektuar.
Urgjenca e çështjes/lajmit.
Nëse është kërkuar koment nga paditësi për lajmin. Ai mund të ketë informacione të tjera që nuk janë zbuluar.
Nëse artikulli përmban edhe thelbin e këndvështrimit të palës paditëse për historinë/lajmin.
Toni i artikullit. Një gazetë mund të ngrejë pyetje ose të kërkojë një hetim. Nuk duhet të pranojë pretendimet/akuzat si deklarata faktike.
Rrethanat e botimit, duke përfshirë kohën. “

Nga hetimi e gjykimi, ka rezultuar e provuar se te gjithe të pandehurit ishin në dijeni të këtij audiopërgjimi të sajuar për kryerjen e të cilit kanë kontribuar dhe kanë lejuar e dëshiruar publikimin e tij.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Jetmir Olldashi ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta, veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (kallezimin e rreme ne organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme. Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar procedimin penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Jetmir Olldashi, i cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Jetmir Olldashi ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Jetmir Olldashi, Gjykata bazuar ne nenet 47, 49,50, te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale që i atribuohet të pandehurit përbën një krim dhe si e tille paraqet rrezikshmëri shoqërore, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton i padënuar më parë por fakti qe kjo veper penale eshte kryer ne bashkepunim qe e lehteson arritjen e rezultatit kriminal është tregues i rrezikshmerise se tij, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), moshën dhe nivelin arsimor të tij, si dhe rolin e tij ne kryerjen e vepres penale si ndihmes.

Gjithsesi, në një vleresim të hollesishem të përmbajtjes, konstatimeve si dhe të të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale nga i pandehuri Jetmir Olldashi, Gjykata e cmon të bazuar kërkimin e Prokurorise për llojin e dënimit të kërkuar për t’u caktuar ndaj tij si dhe për aplikimin e nenit 63 të K.Penal në masën e dënimit të vlerësuar nga Gjykata të shprehur në dispozitiv të vendimit gjyqësor, zëvendësimin e tij pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke detyruar të pandehurin për kryerjen e një pune në interes publik, sipas përcaktimeve të shprehura në dispozitiv. Gjykata vlerëson se në rastin konkret plotësohen kriteret ligjore për shkak të cmuarjes së rolit te tij ne kete bashkepunim dhe rrethanve të tjera social-familjare të evidentuara nga Gjykata.

Për të pandehurin Ervin Salianji.
Persa i perket elementeve te figures se vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, per Gjykaten referuar arsyetimit vijues, duke u mbeshtetur ne provat e sipercituara rezultoi e provuar qe i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi kane bashkeautoresinë e kryerjes se kesaj vepre penale dhe veprimet e tyre te bashkerenduara te kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqerore, kane cenuar objektin e veprës penale marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Nga ana objektive, sipas percaktimeve të nenit 305 të Kodit Penal, figura e veprës penale “Kallëzim i rremë” kryhet nëpërmjet: i) kallëzimit të një krimi që dihet se nuk është kryer; ii) kallëzimit për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer personi që kallzohet; ose iii) krijimit të provave të rreme, të bëra me qëllim që të iniciohet ndjekja penale.

Rezulton e provuar qe i pandehuri Ervin Salianji e ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi, veprime këto të cilat konsistojnë në nje kontribut relevant, te zgjatur ne kohe e te qendrueshem ne planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e interesave politike per vete dhe forcen politike te perfaqesuar (i pandehuri Albert Veliu eshte akomoduar ne seline e P.D-se ku dhe ka dhene deklarata e intervista mbi kete audiopergjim duke konfirmuar vertetesine e tij, i shtyrë për motive qifmbetje me te kallëzuarin dhe të perfitimeve monetare te premtuara ips tij per te dhe te pandehurin tjeter protagonist i vertete ne audiopergjim Fredi Alizoti.

Ka rezultuar e provuar qe të dy të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e dhena ne hetim te bashketepandehurit Albert Veliu (subjekti iniciues dhe protagonist ne audiopergjim, me precedente penale dhe i motivuar nga nje ndjenje qejfmbetje e dashakeqesie ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj) dhe deklarimet e te pandehurit Fredi Alizoti si ne hetim e gjykim (ku ky i fundit pohon pjesemarrjen e tij si nje prej subjekteve bashkebisedues ne kete audiopergjim duke simuluar rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, e po keshtu komunikimet e kryera midis te gjithe te pandehurve ne kohe para dhe pas realizimit te audiopergjimit, mungesa e cdo qellimi tjetër të mundshëm qe te shpjegoje komunikimet telefonike te shpeshta e zinxhir mes te pandehurve pergjate periudhes se realizimit te audiopergjimit e mbas tij, rezultatet negative të Raportit të ekspertimit të zërit, faktojne e provojne bashkepunimin e te pandehurve ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe se ne muajin tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, duke bashkëorganizuar këtë veprimtari kriminale.

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Ky publikim eshte kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës. Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”.

Vlen per t’u theksuar se dijenia dhe kontributi i të pandehurit Ervin Salianji ne veprimtarine kriminale te paramenduar nga i pandehuri Albert Veliu dhe te mireorganizuar me ndihmesen e të pandehurit Ervin Salianji dhe te bashketepandehurve te tjere Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi ka iniciuar që në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, kur numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda. Ky komunikim qe pervec motivit te kryerjes se ketij audiopergjimi, nuk i lidh te pandehurit me asnje shkak tjeter te mundshem e te njohur komunikimi (miq, te aferm, etj), dhe ka vijuar midis të pandehurve të tjerë pergjate disa muajve deri në publikimin e ketij audiopergjimi te rreme e pas tij.

Konkretisht ka rezultuar e provuar dijenia, pjesemarrja, kontributi dhe bashkepunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë ëprcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji. Nga këto tabulate evidentohet se: -në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda;

-në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

Këto të dhëna jane tregues qe faktojne perfshirjen aktive te bashketepandehurit tjeter Ervin Salianji ne kryerjen e vepres penale ne bashkepunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojne veprimtarine active te tij ne pergatitjen e me tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar qe disa kohe me parë se te realizohej audiopergjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, duke qenë ky i fundit nderlidhësi i tyre më pas.

Gjithashtu, veprimtaria kriminale e të pandehurit Ervin Salianji tej kontributit te tij për realizimin e audiopergjimit te sajuar, ka avancuar e vijuar me bashkepunimin e te pandehurit Ervin Salianji edhe ne parashtrimin publikisht ne media duke e adresuar drejtperdrejt ne organet proceduese te drejtesise, te një kallëzimi penal (duke bere deklarata publike e adresuar ne organet e drejtesise fillimin e procedimit penal per veprimtari kiminale ne fushen e trafikimit te narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron(Agron) Xhafaj.

Deklarimi publik e mediatik i bere (i adresuar si kallëzim) dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës për kryerjen e një krimi (“Trafikimi i narkotikeve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, bazuar në një audiopërgjim të sajuar, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi te nje sasie lende narkotike te deklaruara nga te pandehurit sikur jane kryer nga personi qe eshte cenuar nga ky kallezim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Gjithsesi, referuar rrethanave të faktit, paraqitja e këtij kallëzimi publik dhe mediatik i perseritur nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë (duke sajuar kallezim te rreme, prova te rreme e cdo fakt tjeter ne themel te ketij kallezimi te rreme) ka vënë në lëvizje organet proceduese (Policinë Gjyqësore, Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së parë per Krimet e Renda Tiranë si organet kompetente per shkak lende) për kryerjen e një sërë veprimesh hetimore të nevojshme për zbardhjen e çështjes.

Rezultoi teresisht e provuar nga aktet hetimore, aktet provuese te sipercituara dhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe kjo veper penale te jete konsumuar nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.

Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate të dhënat evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:

-në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën dhjetor 2017-janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar.

Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.

Eshte nje fakt i provuar nga aktet provuese, vecanerisht nga permbajtja e transkripteve te bisedave telefonike te siperevidentuara midis te pandehurve, ku evidentohet dhe vertetohet pjesemarrja aktive e te pandehurit Ervin Salianji ne te gjithe veprimtarine e kunderligjshme se bashku me te pandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve te tyre ne rend kronologjik e te miremenduar per realizimin e ketij audiopergjimi nga pergattja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri ne menyren e publikimit mediatik te tij dhe servirjen si krim i rende i kryer nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave te faktit, provave te administruara ne hetim e gjykim, paraqitja e ketij kallezimi nga i pandehuri bashke me prova dokumentuese te sajuara prej tij ne bashkepunim me të pandehurit e tjerë, kane vene ne levizje organin procedues per kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e ceshtjes (duke harxhuar burimet njerezore, vemendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme qe i sherbejne kesaj Prokurorie te Posacme per te hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtarite konkrete kriminale dhe jo ato te sajuara), por qe nga verifikimet dhe veprimet hetimore te kryera mbi bazen iniciuese te ketij kallezimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej te pandehurit nuk i pergjigjen te vertetes dhe jane kryer prej tij per te filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, per qellime fitimi shumash te caktuara monetare. I pandehuri Ervin Salianji ka cenuar marredheniet juridike te vendosura me ligj per te siguruar veprimtarine e rregullt e normale te organeve te drejtesise nga veprimet e kunderligjshme dhe per te siguruar te drejtat dhe lirite e njeriut objekt i procedimit penal si pasoje e veprimeve te paligjshme te personave qe abuzojne padrejtesisht me kallezimet e tyre per te inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Sipas vendimit Nr.53 data 12.4.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane eshte vendosur ;’Pushimi i hetimeve te procedimit penal nr 95/1 te vitit 2018 per vepren penale te “’Trafikimit te narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a K.Penal,pasi nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Por, Gjykata konstatoi se nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurve nuk i përgjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tyre ne bashkepunim me vullnet e ndërgjegje të plotë se po kryenin nje veprimtari te kunderligjshme duke paraqitur të dhëna të rreme per te iniciuar qellimisht nje procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me bashketepandehurit e tjere Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi me faj, ne formen e dashjes direkte, me qellimin e posacem per te shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyre nga motive te dobta (per interesa politike e diskretitim te personalitetit te shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe cenim te reputacionit e imazhit te vellait te tij, ish-ministrit te brendshem te kohes kur ka ndodhur fakti), veprime keto qe kane nje lidhje te drejteperdrejte shkakesore me pasojen e deshiruar prej te pandehurit, cka e ben te qarte se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve te tij (sajimin e provave te rreme (audiopergjimi kompromentues i rreme) dhe kallezimin e rreme duke e adresuar publikisht e mediatikisht drejt organit procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit te kallezuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njekohesisht ka deshiruar ardhjen e ketyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-Ministrit te Brendshem të Republikës së Shqipërisë ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme.

Në rastin konkret, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes se vepres penale si dhe ndarjen e roleve ne kete bashkepunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatore, e njekohesisht i pari edhe ekzekutor e dy te pandehurit e tjere njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmes (te katert kane kryer veprime aktive ne realizimin e audiopergjimit kompromentues te rreme me qellim adresimin mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme per kryerjen e nje krimi qe nuk eshte kryer ndaj nje shtetasi shqiptar per te iniciuar proces penal ndaj tij e per te perfituar materialisht apo politikisht duke cenuar edhe reputacionin e vellait te te kallezuarit, me cilesine e ish-ministrit te brendshem te kohes kur ky fakt ka ndodhur). Megjithëse ata e parashikonin se një kallëzim i tille publik e mediatik me një përmbajtje të tillë do të bënte që organet proçeduese kompetente të viheshin në lëvizje për të hetuar dhe proçeduar penalisht shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, duke e dëshiruar këtë, kane lejuar ardhjen e pasojës, pra regjistrimin e proçedimit penal për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Fajësia e të pandehurit në kryerjen e veprës penale që i atribuohet, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e sipërcituara të administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, veçanërisht nga: tabulatet telefonike të dërguar nga shoqërite e telefonise celulare perkatese, ku referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017 (disa dite para realizimit te vidiopergjimit).

Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi.

Referuar, analizes juridike si me siper, Gjykata i gjen te pabazuara pretendimet e mbrojtesit te te pandehurit Ervin Salianji per deklarimin e pafajshem te ketij te pandehuri, pasi vlereson se ndryshe nga sa mbrojtesi pretendon, rezultatet e komunkimeve telefonike me të bashkëtëpandehurit e tjerë Albert Veliu e Jetmir Olldashi qe implikojne te pandehurin Ervin Salianji ne kryerjen e veprimtarise kriminale te sajimit e fabrikimit te provave te rreme me qellim inicimin e nje procedimi penal te paligjshem ndaj nje shtetasi shqipar, harmonizohen edhe me prova te tjera qe jane detajuar me siper nga Gjykata.

Gjykata gjen me rëndësi të theksojë se pikërisht për shkak të funksionit që ky i pandehur ka pasur ne kohen kur ka ndodhur fakti penal në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, duhet të reflektonte në veprimtarinë e tij kushtetuese parimet themelore kushtetuese e veçanërisht respektimin e Kushtetutës e ligjit, dhe kurrsesi kjo veprimtari e tij nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushes së ushtrimit të funksionit të tij politik apo të ushtrimit të lirisë së shprehjes, përderisa sikundër Gjykata ka evidentuar me lart jurisprudencen e Gj.E.D.Nj-se ne trajtimin e nenit 10 te Konventës, një veprimtari e tillë duke bashkëorganizuar me të pandehurit e tjerë për të krijuar nje provë të rreme, një audiopergjim të sajuar, si themeli i nje deklarimi e kallezimi public mediatik per kryerjne e një krimi të rëndë, per interesa politikë me qellim inicimin e ndjekjes penale e diskretitim te personalitetit te shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe cenim te reputacionit e imazhit te vellait te tij, ish-ministrit te brendshem te kohes kur ka ndodhur fakti, cenon te drejtat dhe lirite e individit, pengon dhe mbingarkon veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë, si dhe shkakton një impakt negativ tek publiku përçimi mediatik i provave te sajuara dhe deklaratave te tilla disinformuese, ndaj dhe nje veprimtari e tille kriminale është e papranueshme ne një shtet të së drejtës dhe si e tillë penalizohet nga K.Penal.

U provuan ne gjykim te gjithe elementet cilesues te ekzistences se bashkepunimit te te pandehurit Ervin Salianji me bashketepandehurit e tjere ne kete aktivitet kriminal qe jane: pluraliteti i personave (kater), realizimi i faktit kriminal ne te gjithe elementet e tij material (kallezimi i rreme qe perben faktin penal eshte ezauruar ne teresine e tij ne te dy format, ate te sajimit te nje prove te rreme qe eshte audiopergjimi dhe te adresimit mediatikisht e publikisht te nje kallezimi te rreme qe ne themel ka nje prove te rreme), seicili ka nje kontribut relevant te qendrueshem dhe deciziv ne ardhjen e pasojes (motivet e ndryshme, dijenia, komunikimet telefonike, instruksionet e mundshme per realizimin e audiopergjimit te rreme, ndihma per te gjetur mjetin e pergjimit, venia ne dispozicion e nje gazetari, administrimi i proves se rreme, shfaqja e saj mediatikisht dhe adresimi qellimisht per te iniciuar procedim penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, si dhe dijenia e vullneti i manifestuar dukshëm i seicilit prej bashkepunetoreve per te bashkepunuar me njëri-tjetrin ne kryerjen e faktit kriminal eshte evidente dhe e qarte ne analizen e faktit penal si me siper eshte shtjelluar.

Subjekt i kryerjes se kësaj vepre penale eshte i pandehuri Ervin Salianji, I cili, nga hetimi gjyqesor rezultoi te jete i pergjegjshem para ligjit penal dhe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Në sintezë të sa më sipër, pas shqyrtimit të akteve provuese Gjykata konkludoi se i pandehuri Ervin Salianji ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë të kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal.

Lidhur me llojin dhe masën e dënimit që duhet të caktohet për të pandehurin Ervin Salianji, Gjykata bazuar ne nenet 47, 49,50. te K.Penal ka detyrimin ligjor të marrë në konsideratë faktin që vepra penale që i atribuohet të pandehurit përbën një krim dhe si e tille paraqet rrezikshmëri shoqërore, rrezikshmërinë e të pandehurit, i cili rezulton i padënuar më parë por fakti qe kjo veper penale eshte kryer ne bashkepunim dhe qe e pare lidhur edhe me funksionin e tij kushtetues si deputet i Kuvendit te Shqiperisë ne kohën kur ka ndodhur fakti penal, qe e lehtesojne arritjen e rezultatit kriminal janë tregues i rrezikshmerise se tij, shkallën e fajësisë në kryerjen e veprave penale (dashje direkte), moshën dhe nivelin arsimor të tij, motivin per interesa politike që e ka shtyrë në kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal, si dhe rolin e tij ne kryerjen e vepres penale si bashkeorganizator.

Gjykata vlerëson se për shkak të rëndësisë së padiskutueshme të marrëdhënieve juridike të cenuara nga kjo vepër penale (veprimtaria e rregullt e organeve të drejtësisë dhe të drejtat e liritë e njeriut), si dhe faktit që i pandehuri e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobta (politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime proçeduriale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proçeduese, lloji i dënimit me burgim i kërkuar nga organi i akuzës për t’u caktuar ndaj të pandehurit për akuzën e atribuar, është ligjërisht i bazuar në dispozitën përkatëse penale.

Gjithsesi, në një vleresim të hollesishem të përmbajtjes, konstatimeve si dhe të të gjitha rrethanave të kryerjes së veprave penale nga i pandehuri, Gjykata e gjen te pabazuar ligjerisht kerkesene nje prej perfaqesuesve te akuzes per te aplikuar nenin 59 te K.Penal ndaj te pandehurit.

Gjykata per sa u argumentua, ne rastin objekt shqyrtimi çmon qe dhenia dhe vuajtja fizikisht e sanksionit penal me burgim prej te pandehurit Ervin Salianji, në masën e dënimit te vlerësuar nga Gjykata ne dispozitiv të këtij vendimi gjyqësor, i përgjigjet rëndësisë së faktit, veprës penale të kryer nga i pandehuri, si edhe rrethanave të mësipërme të çështjes në tërësi, që të çmuara në kompleksitet justifikojne ligjërisht këtë masë dënimi dhe realizimin e qëllimit kompleks të dënimit penal lidhur me riedukimin dhe ndëshkimin e të pandehurit, por edhe qellimin e parandalimit te pergjithshem ne shoqeri te kryerjes se kategorise se ketyre veprave penale qe cenojne e drejtat dhe lirite e individit dhe devijojne veprimtarine e organeve proceduese te drejtesise per te luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, ne vend te atij virtual e te sajuar.

Lidhur me provat materiale te sekuestruara e te pasqyruara ne Proçesverbalet përkatëse të sekuestrimit te sendeve te ndodhura ne fashikullin hetimor (konkretisht: një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637, një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, Gjykata në mbeshtetje te nenit 190/1(ç) te K.Pr.Penale urdheron t’i kthehen pronarit te ligjshem të pandehurit Fredi Alizoti.

Persa i perket percaktimit te llojit te sigurise te Institucionit te ekzekutimit te denimit penal dhe konkretisht vendit te vuajtjes se denimit penal me burgim per te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji, ne referim te dispozitave te Ligjit 8328 dt.16.4.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve” te ndryshuar, Gjykata çmon qe vuajtja e denimit penal me burgim nga tre te pandehurit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

Së fundi, persa i perket detyrimit ligjor per pagimin e shpenzimeve proçeduriale hetimore e ato gjyqesore te parapaguara nga shteti, ne referim te neneve 392, 393 te K.Pr.Penale, keto te fundit i ngarkohen solidarisht te pandehurve.

PËR KETO ARSYE
Gjykata bazuar në nenet 297, 305, 25, 47, 49,63 të K.Penal dhe në nenet 379,383 dhe 384 të K.Pr.Penale,

V E N D O S I:

1.Të deklaroje fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, dhe në bazë të nenit 297 te Kodit Penal, e dënon me 10(dhjete) muaj burgim.

–Të deklaroje fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2(dy) vjet e 10(dhjete) muaj burgim.

-Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve, denimin e te pandehurit Albert Veliu me 3 (tre) vjet e 5 (pese) muaj burgim.

-Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Albert Veliu fillon nga dita e kapjes së tij pasi ky vendim te marr forme te prere.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.

Të deklaroje fajtor të pandehurin Fredi Alizoti për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2(dy) vjet burgim.
-Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti fillon nga data e masës shtrënguese personale “Arrest në burg”.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.

3.Të deklaroje fajtor të pandehurin Jetmir Olldashi për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 6(gjashte) muaj burgim.

-Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij, me detyrimin e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer 100(njeqind) orë pune në interes publik.

-Detyrohet i pandehuri te mbaje kontakte me Zyren e Sherbimit te Proves të vendbanimit te tij.

-Heqjen e mases se sigurimit “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore” te parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhene me vendimin Nr.2103 Regj.Them datë 12.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tirane.

4.Të deklaroje fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te K.Penal,e dënon me 1(një) vit burgim.

-Vuajtja e denimit per te pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita qe ky vendim merr forme te prere.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme.

–Provat materiale të sekuestruar bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, konkretisht :

1.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637

2.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr.IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti.

-Shpenzimet procedurale të fazes së hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore, jane në ngarkim të të pandehurve në mënyre solidare.

-Kundër vendimit mund të bëhet ankim nga palet brënda 15(pesembedhjete) diteve ne Gjykaten e Apelit Tirane duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. Nje kopje e këtij vendimi t’’i komunikohet përfaqesuesve te viktimes.

U shpall në Tirane, sot më datë 18.12.2019.
SEKRETARE: Ornela BALLA GJYQTAR: Artan GJERMËNI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Grafiku/Salianji shkatërron audiencën e Top Channel?!

LEXO EDHE:  Tmerr në Tiranë/ Polici, pronari i hotelit dhe taksistët bëjnë namin, si i shfrytëzonin vajzat

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas ambasadsës faza e radhës do të jetë, testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE