Connect with Us

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit/ Humbëm një qendrestar guximtar

Politikë

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit/ Humbëm një qendrestar guximtar

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Ali Gripshi.

Në një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Gripshi ishte një qendrestar guximtar dhe i vendosur, i cili do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

“Ali Gripshi ndahet nga jeta!

Te dashur miq, dje mbylli syte pergjithmone nga nje semundje e rende ish deputeti dhe veprimtari i palodhur i Partise Demokratike, qytetari i dalluar i Peqinit dhe prindi shembullor Ali Gripshi.

Pasardhes i nje familje te nderuar, mesues i respektuar Ali Gripshi do anetaresohej ne PDSH qe ne ditet e para te themelimiti te saj. Ai do te themelonte dhe do kryesonte degen e PD te Peqinit, qendrestar guximtar dhe i vendosur do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

LEXO EDHE:  Fakte/ Njëri prej Avdylajve i punësuar në administratën e shtetit

Ali Gripshi do perfaqesonte me dinjitet qytetaret e Peqinit ne parlamentin e vendit dhe do mbetej gjithnje nje veprimtar i vendosur i PD, qytetar nderi i Peqinit, baba shembullor, mik dinjitoz.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per kontributin e tij dhe ndushellimet me te ndjera, familjes, miqve e te afermve te Aliut te ndjere dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb”-shkruan Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi i prerë/Anti-KÇK të nisë nga vila luksoze e Ramës dhe shtëpitë e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për “Anti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga politikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë politikanët.

Bardhi thotë se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 milionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj.
Sipas Bardhit, nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, ai do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut.

“Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.
Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!
AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD dorëzon propozimet e para për Reformën Zgjedhore/ Çfarë përmbajnë 3 paketat

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për Reformën Zgjedhore, pas takimit me ekspertët e ODIHR-it.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në tryezën politike për Reformën Zgjedhore bëjnë me dije se opozita ka bërë sot disa ndryshime dhe ka dorëzuar tre paketa në lidhje instrumentin që ata mendojnë se do të ndajë politikën nga krimi, do të godasë krimin zgjedhor dhe do të rrisë efikasitetin e krimit zgjedhor.

Ata i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të marë masa që garantojnë fushën e barabartë të lojës.

“Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

LEXO EDHE:  Skandali/ “Qeveria heq fondin për transportin e fëmijëve në shkolla”

LEXO EDHE:  29 Nëntori/ "Kërmilli i PD-së", kundër Berishës dhe Bashës

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, theksojnë demokratët.

Ndërkohë, raportohet se paketa trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Rama-Meta për emërimet në Kushtetuese/ Komisoni i Venecias zbarkon në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 3 ditore.

Mësohet se vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që shkaktuan ngërç dhe debate mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.

Mësohet se rreth orës 9:30  të mëngjesit të ditës së nesërme delegacioni i Venecias do të mbajë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për ta vijuar më tej me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor në orën 10:40.

Me Metën pritet që të takohen në orën 12:00, ndërsa 16:00 do të takohen me Arta Vorpsin.

LEXO EDHE:  29 Nëntori/ “Kërmilli i PD-së”, kundër Berishës dhe Bashës

LEXO EDHE:  “Farsa elektorale për Këshillat studentorë”/ Berisha zbulon “prapaskenat” e kandidatëve

Gjithashtu një delegacioni i Komisionit të Venecias do të mbajë një takim edhe me kreun e KED-së Ardian Dvoranin në 10:15 të 14 shkurtit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE