Connect with Us

Zgjidh lulen që të tërheq dhe zbulo karakterin tënd

Lajme

Zgjidh lulen që të tërheq dhe zbulo karakterin tënd

Publikuar

-

Lulet tregojnë shumë mbi natyrën e njeriut, mbase edhe gjëra nuk ishin vënë re më parë nga njerëzit për veten e tyre.

Sipas psikologëve, preferencat e njeriut tregojnë mbi karakterin e tij, gjë që nuk mund të përjashtohet edhe kur bëhët fjalë për lulen e preferuar.

Çfarë manifestohet për ju pas pëlqimit të një luleje specifike?

Lulekuqja

Njërëzit që pëlqejnë lulëkuqet janë të dashuruar me festat e zhurmshme dhe me praninë e sa më shumë personave. Janë kreativë, u pëlqen të mësojnë gjëra të reja dhe kanë talent në shprehjen e personalitetit.

Irisi

Lulja e Irisit është një ylber që simbolizon optimizmin. Njerëzit që tërhiqen nga kjo lule janë krijues, kanë fantazi të gjërë dhe imagjinatë ‘të çmendur’. Mund të mërziten lehtë dhe të harrojnë premtimet që kanë bërë. Pak rregull do t’i ndihmonte për të kursyer energjitë.

Tulipani

Personat që pëlqejnë tulipanët janë të çmendur pas udhëtimeve dhe gjithnjë në kërkim të një ndryshimi. Adaptohen shumë shpejt me rrethanat e reja, por në të njëjtën kohë janë shumë të lidhur me familjen dhe miqtë e tyre. Kanë perceptim të hollë, janë të kujdesshëm dhe kanë mirësi, por ndonjëherë mund të jenë arrogant.

Trëndafili

Trëndafili është i lidhur sigurisht me dashurinë, ndaj mund të thuhet se personat që e pëlqejnë atë janë romantik dhe të dashur. Ata respektojnë traditat dhe zakonet dhe u pëlqen të jetojnë me një stilt ë vjetër. I kushtojnë vëmendje estetikës dhe gjithmonë duan të shohin më të mirën tek të tjerët.

Zambaku

Ata që pëlqejnë zambakun janë njerëz të respektuar dhe dinjitoz, duke u trajtuar shpesh si “mentorë” nga të tjerët. Janë të dhembshur, të dashur dhe duan të ndihmjnë të tjerët. Kanë shije në veshje.

LEXO EDHE:  Foto/ Lulet më të çuditshme në botë

Orkidea

Kjo lule është shumë delikate, ndaj tregon se njerëzit që e pëlqejnë janë të mirë dhe paqësorë, duke urryer mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Ndonjëherë preferojnë të jenë vetëm dhe duken misteriozë. Në periudhën Viktoriane, kjo lule simbolizonte luksin dhe dashurinë.

Violeta

Kjo lule lidhet me pastërtinë dhe modestinë. Njerëzit që e pëlqejnë vlerësojnë minimalizmin dhe thjeshtësinë, por në të njëjtën kohë vlerësohen si “shpirtra të rrallë”. Librat që shpjegojnë ëndrrat, zakonisht e interpretojnë këtë lule si lulja e rrugës drejt suksesit.

Kamomili

Ata që pëlqejnë këtë lule të vogël e të gjallë, janë zakonisht të buzëqeshur dhe optimist. Aktivitetet i shtyjnë për më vonë, megjithatë përfshihen shumë në festa dhe kanë shumë miq. Atyre u pëlqen aktiviteti në natyrë gjithashtu.

Narcizi

Ata që pëlqejnë lulen e narcizit, për ironi të fatit nuk janë narcistë. Janë të dashur e përkëdhelës, punëtorë dhe ambiciozë. Akoma edhe në rastet më të vështira dinë t’u bëjnë ballë detyrave dhe problemeve që sjell jeta.

Luledielli

Kjo është një lule shumë e madhe dhe e lëvizshme. Njerëzit që e pëlqejnë ngjajnë me të dhe rrezatojnë lumturi dhe ngrohtësi. Vetëm prezenca e tyre mund të ndriçojë të gjithë dhomën. Dinë si t’i ndihmojnë të tjerët kur kanë nevojë. Janë një “diell i ndritshëm”, i sjellshëm dhe energjik, aq sa valët pozitive që lëshojnë ndikojnë edhe tek të tjerët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:    Zgjidh një vend për t’u ulur dhe zbulo të fshehtat e tua

LEXO EDHE:  Orkidea –simbol i dashurisë

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas ambasadsës faza e radhës do të jetë, testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE