Connect with Us

Zaev nënshkroi dorëheqjen/ Kuvendi voton pro qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

Zaev nënshkroi dorëheqjen/ Kuvendi voton pro qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar qeverinë teknike.

101 deputetë votuan mbrëmjen e sotme pro qeverisë teknike, ndërsa asnjë nuk votoi kundër apo abstenoi.

Votimi u bë pas nënshkrimit të dorëheqjes së paralajmëruar nga Zaev në tetor, kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështuan me hapjen e negociatave.

Oliver Spasovski, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Punëve të Brendshme, do të jetë kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut deri në zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen më 12 prill.

LEXO EDHE:  Përjashtimi/ Byroja e Kuvendit vendos sot për deputetët e opozitës

Ligji parashikon formimin e qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u paralajmëruan nga Zaev, pasi liderët e BE-së nuk arritën në një unanimitet për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Kush do të jetë Kryeprokurori i ri?/ Gent Ibrahimi mesazh të fortë Kuvendit

LEXO EDHE:  Kush do të jetë Kryeprokurori i ri?/ Gent Ibrahimi mesazh të fortë Kuvendit

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Përjashtimi/ Byroja e Kuvendit vendos sot për deputetët e opozitës

LEXO EDHE:  Tensioni në Kuvend/ Vasili kërcënon Prokurorinë

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE