Connect with Us

Vrasja tragjike e çiftit në Australi/ Dhëndri, djali i shqiptarit të njohur

Kronika

Vrasja tragjike e çiftit në Australi/ Dhëndri, djali i shqiptarit të njohur

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mediat australiane për tragjedinë shqiptare ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin në shtëpinë e tyre në prag të festimeve, mbrëmjen e 31 dhjetorit.

Mësohet se dhëndrri 29-vjeçar Veton Musai ishte djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Gruaja e Vetonit, Lindita, ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.

LEXO EDHE:  Detaje për vrasjen e gazetarit/ Po na shijon, duam t'i copëtojmë trupin

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, 55-vjeçari që jetonte prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Sakaq, teksa autori ndodhet në spital, ende nuk dihen arsyet vërteta të ngjarjes, teksa gjendja shendetesore e 55-vjeçarit ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje. Policia është në pritje të intervistimit të babait Osman Shaptafaj./CNA.al

Tragjedi në familjen shqiptare në Australi/ Babai vret vajzën dhe dhëndrin, tenton vetëvrasjen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makinat bëhen copë në Vlorë/ Pesë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident  i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, ku janë përfshirë tre automjete.

Paraprakisht flitet për pesë persona  të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësisa e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla/ Arrestohet 22-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë i ndaluari është shtetasi me inicialet XH. A, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në rrugën e Xhabrahimëve, ku dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit me inicialet O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me të cilin lëvizte 22-vjeçari.

LEXO EDHE:  Fotot- Lëvizte me armë zjarri në Korçë/ Arrestohet 35 vjeçari

LEXO EDHE:  Mund kancerin 2 herë/ Por rikthehet përsëri në spital

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

Publikuar

-

Nga

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës, njëkohësisht kandidate për SPAK, Anita Jella.

Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Në një njoftim bëhet e ditur se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

LEXO EDHE:  Pendohet xhaxhai që vrau nipin/ Isha i dehur nuk mbaj mend…

LEXO EDHE:  Fotot- Lëvizte me armë zjarri në Korçë/ Arrestohet 35 vjeçari

Anita Jella u konfirmua në detyrë nga KPK më datë 10 dhjetor 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE