LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të trafikojë heroinë drejt Greqisë/ Prangoset 59-vjeçari

3 Janar 2020, 08:24, Kronika CNA
Tentoi të trafikojë heroinë drejt Greqisë/ Prangoset

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi ka tentuar të trafikonte heroinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në doganë.

Mësohet se gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të  shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat, policia ka sekuestruar një sasi prej 555 gramë lëndë narkotike, e llojit heroinë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R.,  për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Lajmet e fundit nga