Connect with Us

“Të burgosurit shqiptarë në MV trajtohen çnjerëzisht/ Asnjë reagim nga qeveria”

Lajme

“Të burgosurit shqiptarë në MV trajtohen çnjerëzisht/ Asnjë reagim nga qeveria”

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital, ka denoncuar “trajtimin çnjerëzor” të të burgosurve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Berisha thotë se shqiptarët e burgosur në MV lihen pa ngrënë 24 orë dhe akuzon qeverinë shqiptare se nuk ka treguar asnjë interes për fatin e tyre.

Ish-kryeministri i bën thirrje “Organizatave të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Këshillit të Europës dhe Amnisti International të inspektojnë me urgjencë burgjet ferr të MV dhe të ndëshkojnë autorët e dramës njerëzore në këto burgje”.

“Mirmëngjesi zoti Sali Besisha. Jam një djal nga Shqipëria po për momentin ndodhem në burg në Maqedoni, do ju kisha lutur ty personalisht ta bëje publik këtë mesazh. Këtu në burgun e Maqedonisë ka shumë shtetas të Shqipërisë, po ne si shtetas të Republikës së Shipërisë nuk kemi asnjë lloj të drejte. Shteti jonë nuk interesohet fare a jemi gjallë a jo, këtu ka persona që janë pa faj fare, janë teë denuar me vite ,kur them vite jo 1,2,3,4,5 vjet, por nga 10 – 15 vjet, por ka dhe të pafajshëm. Por jemi të dënuar vetëm pse jemi shqipëtar dhe nuk kemi krahë të na ndimojë kush, këtu ka njerëz nga Shqipëria që janë dënuar pa faj fare po dhe …… tjera gjëra për të ngrënë një herë në 24 orë na sjellin, ju lutem bëjeni publik këtë mesazh po unë të mbetem anonim se nuk dua të më shohin njerëzit, të lutem zoti Sali Berisha, respekt për ty”, thuhet në mesazh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme e cunamit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi nga protesta/ Gati shpërthimi i pranverës! (Video)

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas ambasadsës faza e radhës do të jetë, testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE