LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagime të ashpra pas sulmit në ambasadë/ Mali i Zi mesazh të fortë Serbisë  

3 Janar 2020, 11:15, Kosova & Bota CNA
Reagime të ashpra pas sulmit në ambasadë/ Mali i Zi mesazh

Pas sulmit ndaj ambasadës në Beograd, kanë reaguar ashpër Kryeministri malazez dhe ministria e jashtme.

Markoviç e ka cilësuar si të papranueshëm sulmin, ndërsa ministria e jashtme i bën thirrje qeverisë serbe që t?i përgjigjet urgjentisht aktit vandal dhe të merren masa ndaj organizatorëve dhe autorëve të aktit.

?Qëndrimi i autoriteteve serbe është befasues. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që ka pllakosur nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj,?- tha kryeministri Markoviç.

?Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, që t?i përgjigjen urgjentisht këtij akti vandal dhe që autoritetet kompetente të ndërmarrin veprime të duhura sa më shpejt kundër organizatorëve dhe autorëve që shkelin sigurinë e ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi?, tha më tej ministria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga