LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Trump: SHBA janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm

3 Janar 2020, 21:12, Kosova & Bota CNA
Presidenti Trump: SHBA janë të përgatitur për çdo

Pasi më parë presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjenerali iranian u vra për të ndalur luftën, nga Mar-a-Lago, Florida, bëri një tjetër deklaratë për mediat, ku konfirmoi se ishte ai që  udhëzoi ushtrinë e SHBA-ve për të kryer goditjen ajrore që vrau ?terroristin numër një në botë?, Qassem Soleimani.

Pasi bëri një përmbledhje të aktivitetit terrorist të Qassem Soleimanit, raporton radioja amerikane VOA. presidenti Trump shtoi se:

?Ajo çfarë Shtetet e Bashkuara bënë dje, duhej të ishte bërë prej shumë kohësh. Shumë jetë mund të ishin shpëtuar… protestuesit që u shtypën brutalisht në Iran, ku mbi një mijë civilë të pafajshëm u torturuan dhe u vranë nga vetë qeveria e tyre. Ne vepruam për të ndalur një luftë. Nuk vepruam që të fillojmë luftën?.

Megjithatë, Presidenti Trump nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm. ?Nëse do të kërcënohen amerikanët, kudo që të ndodhen, ne i kemi të identifikuara objektivat dhe unë jam gati dhe i përgatitur për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm?, tha presidenti Trump.

Lajmet e fundit nga