Connect with Us

Presidenca kroate e BE/ Kryeministri: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ambicia jonë

Kosova & Rajoni

Presidenca kroate e BE/ Kryeministri: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ambicia jonë

Publikuar

-

“Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut…”. Deklarata e fortë vjen nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

I cituar nga Agjencia Telegrafike e Lajmeve, për deklaratën e mësipërme, Plenkoviç  i është referuar përvojës së Kroacisë duke shtuar se nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm kur negociohet për aderim. Menaxhimi ekonomik, sipas Plenkoviç, për momentin nuk është mjaft i dukshëm.

Duke iu rikthyer samitit BE-Ballkani Perëndimor, takim që do të mbahet në Zagreb, në muajin maj, Kryeministri kroat, thotë se “ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme: E para, që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe, e dyta, që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate”.

Më 1 janar, Kroacia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda, gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb ku, me këtë rast, do të mbahet edhe një koncert në Teatrin Kombëtar Kroat.

Një koncert do të mbahet gjithashtu në Bruksel, më 15 janar, për të shënuar fillimin e presidencës kroate dhe kjo do të përkojë me përvjetorët e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë, më 15 janar 1992.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen.

Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

“Një Evropë e fortë në një botë sfidash”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.
Programi i presidencës së saj në BE bazohet në katër shtylla: Një Evropë që po zhvillohet; Një Evropë që po lidhet; Një Evropë që po mbron dhe një Evropë me ndikim.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE