Connect with Us

Presidenca e BE/ Kryeministri kroat: Duhen hapur negociatat me Shqipërinë

Politikë

Presidenca e BE/ Kryeministri kroat: Duhen hapur negociatat me Shqipërinë

Publikuar

-

Me datë 1 janar, Kroacia mori drejtimin e Presidencës së BE-së për 6 muajt në vijim. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, u shpreh se ndër të tjera, Kroacia do t’i kushtojë një vëmendje të madhe çështjes së zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Plenkoviç u shpreh se Bashkimi Europian do të përpiqet të gjejë mënyrën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si edhe për të nxitur Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Ne do të përpiqemi të vijojmë përpjekjet tona para samitit, të urojmë dhe zhbllokojmë atë që, për fat të keq, nuk u vendos në tetor të 2019-s në Këshillin Evropian. Ne do të përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi dhe Serbia janë tashmë duke negociuar, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat duhet të fillojnë negociatat, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat janë objektivat tanë në këtë moment”, u shpreh Plenkoviç.

Kryeministri kroat tha se prioritet për BE-në janë zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë, tregut të punës dhe konkurencës. Gjithashtu, në fokus do të jetë forcimi i një politike për zhvillim të barabartë midis shteteve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Presidentja e re e KE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Ekzistojnë katër shtylla themelore se si Kroacia e sheh kontributin e saj në aktivitetet e Unionit. Ne jemi në fillimin e një cikli të ri institucional, komisioni filloi punën e tij në 1 dhjetor, po ashtu edhe Presidenti i sapo zgjedhur i Këshillit. Ky kontekst i presidencës sonë është specifik. Prioritetet tona janë një Evropë në zhvillim, forcimi i ekonomisë, tregut të punës, konkurrencës. Ne do të përpiqemi të forcojmë dhe vazhdojmë politikën e kohezionit, e cila merr parasysh zhvillimin e barabartë të të gjithë anëtarëve të BE-së, veçanërisht ato më pak të zhvilluara” deklaroi ai. Në tetor të vitit që lamë pas liderët e BE-së vendosën që të shtyjnë hapjen e negociatave pas vetos së Francës”, tha ndër të tjera Andrej Plenkoviç./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Përmeti zbulon pazaret/ Pse mazhoranca ka frikë ta shkarkojë Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, teksa mbati fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka frikë të shkarkojë Ilir Metën dhe se ata po “flirtojnë”, ashtu siç kanë bërë dhe më herët për të ndarë pazaret e pushtetit.

“Mazhoranca pretendon që Ilir Meta ka shkelur kushtetutën por nuk ka guximin ta shkarkojë dhe ta shpie për gjykim shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuse sepse mazhoranca po flirton me Ilri Metën.

Mos kujtoni se janë ndryshe. Edi Rama është njësoj si Ilir Meta, siç kanë qenë në 2003 dhe 2005 kur deshën të mundnin Fatos Nanon, siç kanë qenë në 2007 për të ndarë pazaret e bashkisë, siç u bënë në 2013 duke harruar 21 janarin dhe siç ishin në 2015 për të ndarë  pushtetet. Janë të dy njësoj dhe sot duke qenë se Edi Rama nuk është këtu dhe gjithmonë Edi Rama nuk është këtu, sot të paktën numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka për detyrë ti shpjegojë shqiptarëve përse po e sjellin këtë ligj në këtë parlament.

LEXO EDHE:  Qeveria gjermane jep 30 milione euro per Kosoven

LEXO EDHE:  “Shqipëria si Korea e Veriut”/ Berisha “kryqëzon” Ramën

A ka shkelur Ilir Meta kushtetutën apo jo! Nëse Ilir Meta ka shkelur kushtetutë ju keni detyrë ta sillni këtë ligj në Parlament duke shkarkuar Ilir Metën, duke e shpënë para gjykimit.

Nëse ju nuk shkarkoni Ilir Metën, i bie që Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetutën dhe rrjedhimisht ju po bëni një ligj për ti vjedhur kompetencat Ilir Metës sepse nuk keni guximin ta shkarkoni atë.

Zoti Balla unë ju ftoj ti shpjegoni shqiptarëve pse keni frikë të merrni vendimin për Ilir Metën.” theksoi Përmeti me tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i prerë/Anti-KÇK të nisë nga vila luksoze e Ramës dhe shtëpitë e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për “Anti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga politikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë politikanët.

Bardhi thotë se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 milionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj.
Sipas Bardhit, nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, ai do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut.

“Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.
Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!
AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE