Connect with Us

Paragjykimet ndaj të huajve nuk janë njësoj në Gjermani

Bota

Paragjykimet ndaj të huajve nuk janë njësoj në Gjermani

Publikuar

-

Në një kohë që disa të huaj shihen me sy pozitiv në Gjermani, të tjerë priten me rezerva e paragjykime të mëdha. Po pse është kështu? A ka të bëjë kjo me ngjyrën e lëkurës? Me vendin nga vjen një i huaj?

“Kam tre vjet që kërkoj një apartament. Kam shkruar 30-40 e-maila, por nuk kam marrë përgjigje. Thjesht nuk më shkruajnë. Nuk mund të gjej shtëpi”, thotë Amiri, një 44 vjeçar sirian që jeton në një apartament të përbashkët me disa vetë dhe kërkon një banesë për veten. Amiri që nuk dëshiron as të tregojë emrin e vërtetë dhe as fotografinë ëndërron “për një jetë normale”, dhe viziton për këtë një kurs gjuhe të gjermanishtes. Shpresa e tij është të punojë si shofer kamioni nga korriku i vitit të ardhshëm. Në zyrën e punës ai është i regjistruar si punëkërkues, dhe nëse gjen një apartament, ka mundësi të marrë edhe kuotën e ndihmës sociale që jepet për banimin. “Nuk e kuptoj, pse nuk më duan qiradhënësit. Paratë i kanë të garantuara nga shteti. Ata do t’i marrin patjetër paratë. Edhe dikush që punon, mund ta humbasë punën, por qiradhënësi nuk do t’i humbasë kurrë paratë e shtetit, apo jo?”

Ellada Polychroniou ka fat. Ajo ka lindur në Gjeorgji. Familja e saj ka origjinë greke dhe gjuhët e saj janë rusishtja dhe greqishtja. Mjekja 36 vjeçare, që punon në një spital të Kölnit nuk e pati aspak të vështirë të gjente një apartament. “Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Gjermani, pse jam e huaj. Unë punoj në një sektor mjaft të ndjeshëm, atë të shëndetit. Edhe pacientët dhe kolegët kanë qenë gjithmonë shumë të sjellshëm me mua.”

Ngjyra e lëkurës si argument?

Shumë qytetarë në Gjermani do të mendonin ndoshta, se është “normale” që Amiri ka vështirësi, më shumë se Ellada, sepse ai është refugjat dhe me ngjyrë. Apo jo? Andreas Zick, nga Universiteti i Bielefeldit ka hulumtuar me vite paragjykimet. “Prej 17 vitesh në bëjmë sondazhe përfaqësuese. Tani tek çdo i dyti person që pyesim, praktikisht ka paragjykime negative, adresim të tipareve negative për grupe të caktuara dhe në veçanti për azilkërkuesit dhe refugjatët”, thotë eksperti.

Symbolbild | Flüchtlinge im Mittelmeer (picture-alliance/dpa/AP/S. Palacios)

Paragjykimet veprojnë shpesh fshehtas. Ato i ndjen më shumë, se i dëgjon në shprehje konkrete. Ato i gjen në një vështrim, një sjellje të caktuar, një gjest. Sa herë kemi menduar, që më mirë të mos ulemi në krah të një arabi me mjekër të gjatë në metro? Nuk i dihet asnjëherë…ka pasur kaq shumë akte terroriste këto vite në Europë. Përveç kësaj dëgjon kaq shumë për mentalitetin e tyre, fenë…

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Gjermania kufizon udhëtimet, ja kush preken

Por si krijohen paragjykimet? Pse mendon çdo i dyti gjerman negativisht për njerëzit me ngjyrë? Dhe pse është ndryshe tek njerëzit me lëkurë të bardhë? “Shumë paragjykime kanë gjurmë në histori, për shembull paragjykimet ndaj myslimanëve. Sot e dimë, se stereotipet e para për myslimanët, që i gjejmë edhe sot, në kohët moderne janë krijuar përmes përshkrimeve të udhëtimit nga udhëtarë europianë në vendet myslimane…kemi po ashtu gjurmë edhe nga koha e nacionalsocializmit”, thotë Andreas Zick për DW. Në studime del qartë, se pikërisht ata që kanë shumë pak kontakte, kanë edhe pak përvojë me të huajt, dhe paragjykimi e bllokon përvojën, sipas Zick.

Flüchtlinge in Deutschland (picture-alliance/dpa/C Schmidt)Refugjatë në Gjermani para qendrës së pranimit

Paragjykimet mund të çmësohen

Paragjykime ka në Gjermani edhe për të huajt nga vendet e BE-së. Një shembull i mirë është kriza greke. Grekët janë dembelë, ata nuk paguajnë tatimet, vijnë në Gjermani vetëm për të marrë ndihmën sociale. Këto janë pohime, që shumë grekë në Gjermani i kanë dëgjuar si “shaka”. “Shitini ishujt, ju grekë të falimentuar”, shkroi në titullin kryesor njëherë gazeta e madhe gjermane “Bild”. Kurse “Spiegel” informoi për “fakelaki”, që ishte një “zarf plot me para”, që të ecësh përpara në Greqi.

Andreas Zick thekson efektin e tyre. “Ne e pamë në kohën e krizës greke dhe politikës së kursimeve, kur BE vendosi një diktat të fortë kursimi për Greqinë. Shumë vetë për të justifikuar e gjetur miratim për këtë, nxorrën nga sirtaret paragjykimet kundër Greqisë e grekëve.”

Deutschland Andreas Zick (picture-alliance/dpa/M. Kusch)Sociologu Andreas Zick

Të huajt nuk janë njësoj, pikërisht sepse ka kaq shumë paragjykime të ngulitura thellë. Por ato edhe mund t’i çmësosh. “Ne shohim në studime, që përvoja dhe kontakti, kontakti ndërkulturor është frenues i mirë kundër paragjykimeve. Të gjitha studimet tona tregojnë, se njerëzit që jetojnë në rajone me numër të madh të huajsh, kanë më pak paragjykime, më pak probleme dhe konflikte me të huajt”, thekson studiuesi Andreas Zick./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Publikuar

-

Nga

BE kritikon Bjellorusinë për dhunën pas zgjedhjeve/ Paralajmëron marrje të masave

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka pretenduar se ka fituar rreth 80 për qind të votave.

Mirëpo këto deklarata kanë nxitur protesta të dhunshme për dy net me radhë, si dhe përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve opozitarë.

Një protestues është vrarë në këto përleshje.

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanouskaya ka thënë të martën se është larguar drejt Lituanisë, për hir të fëmijëve të saj.



“Zgjedhjet as nuk kanë qenë të lira dhe as të drejta”, ka thënë Borrell përmes një deklarate, duke cituar “raporte kredibile” të vëzhguesve të brendshëm, të cilët kanë treguar se procesi zgjedhor nuk ka përmbushur standardet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Ofensivë imazhi e universiteteve gjermane

LEXO EDHE:  Industria gjermane e robotikës i shpall luftë Coronës

“Autoritetet shtetërore kanë përdorur dhunë të papranueshme dhe joproporcionale… mijëra persona janë ndaluar dhe shtypja është rritur ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.

Borrell ka thënë se blloku evropian, në kuadër të procesit të rishikimit të marrëdhënieve me Bjellorusinë, mund të marrë masa “kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën, arrestimet e paarsyetuara dhe rezultatet zgjedhore”, ndonëse nuk ka dhënë hollësi.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë menjëherë personat e ndaluar./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëdhënie të lëkundura në Kosovë/ Përplasje brenda koalicionit qeverisës

Publikuar

-

Nga

Marrëdhënie të lëkundura në Kosovë/ Përplasje brenda koalicionit qeverisës

Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë u dukën të lëkundura që pas rifillimit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur pakënaqësi me kryeministrin Avdullah Hoti për shkak të mënyrës së udhëheqjes së bisedimeve dhe lënien anash të anëtarëve të saj në këtë proces.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë për Zërin e Amerikës se koalicioni qeverisës nuk ka probleme të funksionimit por pakënaqësitë lidhen me një pozicion siç thotë parimor dhe politik rreth bisedimeve.

“Dhe e dyta kemi kërkuar dhe kërkojmë diçka që është në programin tonë qeverisës përfshirjen e SHBA-së në këtë proces për shkak se pa involvimin, lidershipin e drejtpërdrejt të SHBA-së dialogu nuk do të ketë sukses sikurse nuk ka me dekada sukses në dialogun që ka ndodh. Pra nga vjen kjo, kjo vjen nga përvoja jonë në qeverisjen Haradinaj në veçanti me dialogun që e ka menaxhu zonja Mogherini kur çështjet si territori, shkëmbimi dhe temat tjera nuk kanë qenë saktësisht të artikuluara kundër nga Bashkimi Evropian, këto rrethana, këto dy pika janë edhe pika programore të cilat duhet të respektohet dhe do të respektohen”, tha zoti Tahiri.

Ai thotë se kjo mënyrë e bisedimeve me Serbinë po e vendos Kosovën në një pozicion jo të favorshëm dhe kjo është vërejtur edhe në takimin e fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Andaj edhe me kryeministrin Hoti kemi biseduar edhe komunikimi që është me ekipin e dialogut ka të bëjë me një temë, të ulemi, të krijojmë një marrëveshje, një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje finale dhe të mos hyjmë në një proces të mundësive për fotografi, të takime që pastaj i përdorë presidenti Vuçiç me inskenimet e tij në dëmtim të imazhit të Kosovës dhe vet kryeministrit Hoti sikurse që e bëri në takimin e fundit”, tha ai.

Zëri i Amerikës ka kontaktuar edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike për të komentuar raportet e fundit ndërmjet koalicionit qeverisës, por deri në përgatitjen e këtij materiali ishin paqasshëm.



Zyrtarë të kësaj të fundit kanë paralajmëruar takime me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të sqaruar kritikat ndaj kryeministrit Hoti.

Analisti Arton Demhasaj thotë se rifillimi i bisedimeve në Bruksel dhe emërimi i Skender Hysenit si bashkërendues i Kosovës për procesin e bisedimeve ka çuar në përçarje ndërmjet partnerëve të koaliciniot. Ai thotë se janë dy skenarë që mund të ndodhin aktualisht.

LEXO EDHE:  Ofensivë imazhi e universiteteve gjermane

LEXO EDHE:  Kush është 21 vjeçari që vrau babain polic/ Para 2 vitesh ai...

“Skenari i parë është që duke marr parasysh që qeveria Hoti ka pak numra dhe nuk po ka mundësi të shtyj politika të caktuara tutje për shkak se koalicioni është shumë i brishtë dhe nuk i kanë votat e mjaftueshme mund të lind nevoja dhe me gjasë edhe mund të futet edhe Partia Demokratike në një koalicion ku mund ta shohim një koalicion të gjitha partive politike përjashto Vetëvendosjen, kjo edhe për arsye se eventualisht arrihet një marrëveshje finale në mes të Serbisë dhe Kosovës që më pas një mundësi një shumicë të mjaftueshme parlamentare për të ratifikuar atë marrëveshje që e dimë që duhet 80 vota në Kuvendin e Kosovës, ndërsa skenari i dytë i mundshëm që poashtu ka gjasa me ndodh është që të shkohet drejt asaj që LDK ta në një mënyrë ta evitoj nga koalicioni AAK-në dhe Nismës Socialdemokrate dhe ta përshijë PDK-në në një koalicion pra ta shohim një qeveri tjetër LDK-PDK ku AAK dhe NSIMA do të mund mbetëshin jashtë si parti opozitare”, tha ai.

Zoti Demahasaj thotë se megjithatë këto skenarë do të varen nga pozita e presidentit të vendit.

“Problemi qëndron tek pozita e presidentit qoftë nga Partia Demokratike që mund ta synojë një pozitë të tillë, ta mbaj ose edhe tek Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës e cila mund të synojë ta marr këtë pozitë të lartë shtetërore. Pra krejt ajo se çfarë do të ndodh, a do të futet Partia Demokratike në koalicion apo do të hynë vetëm Partia Demokratike dhe të del Aleanca dhe Nisma mbetet tek çështja se si do të merren vesh për pozitën e presidentit”, tha zoti Demhasaj.

Kryeministri Avdullah Hoti mori detyrën më 3 qershor duke pasuar në këtë post ish kryeministrin Albin Kurti i cili u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars që ishte ngritur nga Lidhja Demokratike. Koalicioni i ri qeverisës i kësaj partie me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe partitë e pakicave, që nga krijimi është përballur edhe me mungesë të votave të mjaftueshme në parlament./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Renditet i dyti në botë për numrin e viktimave/ Brazili vendos të rihapet

Publikuar

-

Nga

Renditet i dyti në botë për numrin e viktimave/ Brazili vendos të rihapet

Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili ka numrin më të madh në botë të vdekjeve nga COVID-19 dhe të rasteve të konfirmuara të të infektuarve – duke e shndërruar këtë vend të Amerikës së Jugut në një vatër të nxehtë të koronavirusit. Pavarësisht kësaj situate të zymtë, qytetet më të mëdha të Brazilit – São Paulo dhe Rio de Janeiro – kanë vendosur të rihapin bizneset, megjithëse epidemiologët paralajmërojnë se numri i vdekjeve në rritje nga pandemia mund të rritet në mënyrë eksponenciale.

Roberto Molina, një inxhinier, ka qenë në karantinë që nga muaji mars, kur kompania e tij ndërpreu aktivitetet në zyrë për shkak të koronavirusit.

Që atëherë, ai nuk është larguar nga shtëpia nga frika e virusit.

Takimet e punës ndodhin vetëm përmes kompjuterit. Aplikacionet për ushqimet zëvendësuan vajtjen në supermarket.

Edhe kontaktet me familjen dhe miqtë bëhen vetëm në mediat sociale.

“Kam frikë për familjen time. Shqetësimi im është se mos shndërrohem në bartës dhe të përfundoj duke ua transmetuar të tjerëve”, thotë zoti Molina.

Por qytetet më të mëdha të Brazilit, São Paulo dhe Rio de Janeiro, kanë rihapur aktivitetet tregtare, parqet dhe palestrat – edhe pse vendi ka regjistruar mesatarisht më shumë se një mijë vdekje në ditë, për 50 ditë me radhë.

Fundjava e kaluar ishte hera e parë që zoti Molina doli jashtë dhe zgjodhi të shkonte në një restorant.

“Është sikur të bëj diçka për herë të parë në jetën time. Diçka krejt e re që nuk ekzistonte më parë. U ndjeva plotësisht i sigurt”, thotë ai.

Por më pak se dy kilometra larg, një tjetër realitet.

Në një treg të njohur tezgash ka mbipopullim.



Për të blerë ushqim më të lirë, njerëzit e vënë veten në rrezik. Shumica e shitësve nuk mbajnë maska.

Në vetëm 20 minuta, Celita da Costa pati kontakt me tre shitës që nuk mbanin maska.

LEXO EDHE:  Ofensivë imazhi e universiteteve gjermane

LEXO EDHE:  Kapen 400 milionë euro kokainë në arka bananesh

“Shumë njerëz nuk kujdesen për veten e tyre, nuk mbajnë maskë. Kjo është një mungesë edukimi dhe dashurie për të tjerët. Sepse nëse nuk kujdesem për veten time, unë do të përhap sëmundjen dhe kështu pandemia nuk do të përfundojë kurrë”, thotë zonja da Costa.

Kryeqytetet rajonalë si Porto Alegre dhe Curitiba u konsideruan shembuj të kontrollit të koronavirusit në fillimet e pandemisë.

Numri i ulët i vdekjeve dhe i rasteve të reja solli një rihapje në qershor. Por, mund të ketë qenë tepër herët. Tani spitalet në të dy qytetet kanë arritur kufijtë maksimalë të kapacitetit të tyre.

Frika tani është se kjo do të ndodhë edhe në São Paulo dhe Rio.

“Kjo rihapje mund të ketë ndodhur në një fazë rritjeje të vazhdueshme të rasteve me COVID-19, kryesisht në jug të Brazilit. Disa shtete rihapën aktivitetet ekonomike dhe tani i gjithë procesi duhet të kthehet pas në disa hapa, sepse mbetemi në një fazë të përshpejtuar të koronavirusit. Megjithëse jemi në rihapje, gjithmonë duhet të shikojmë të dhënat javore dhe të ndërtojmë një rikuperim më të ngadaltë, duke kuptuar domosdoshmërinë e një rindërtimi ekonomik”, thotë dr. Alvaro Costa, specialist i sëmundjeve infektive, në Spitalin “Emilio Ribas”.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, edhe pasi u diagnostikua me COVID-19, vazhdon të thotë se sëmundja është vetëm një grip i vogël për të cilin nuk mund të bëhet asgjë.

“Mbaj zi. Çfarë doni që të bëj? Emri im është Mesia, por nuk mund të bëj mrekullira”, tha Presidenti Bolsonaro.

Ndërkohë, një koalicion i punonjësve brazilianë të shëndetësisë ka paraqitur një padi kundër zotit Bolsonaro në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke e akuzuar atë për genocid dhe krime kundër njerëzimit për përgjigjen e tij ndaj pandemisë./ VOA

LEXO TE PLOTE