Connect with Us

Mediat gjermane: Rama kaloi 500 mijë dollarë te fondacioni që ekspozon punimet e tij

Politikë

Mediat gjermane: Rama kaloi 500 mijë dollarë te fondacioni që ekspozon punimet e tij

Publikuar

-

Mediat gjermane kanë shprehur shqetësimet mbi aktet korruptive dhe kriminale të qeverisë shqiptare, me në krye kryeminstrin Rama, për të cilin shkruhet se ka kaluar një shumë parash nga fondi shtetëror për të financuar fondacionin ku ekspozon punimet e tij.

Gazeta e njohur gjermane, Tages Zeitung ka shtruar pyetjen se si mundet që një vend në krizë të marrë drejtimin e një organizate që synon të forcojë demokracinë në Europë, siç ka ndodhur me datë 1 janar kur Shqipëria mori Kryesinë e OSBE.

“Ai është parë nga disa si një frymë e lirë, nga të tjerë si një armik i demokracisë: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tani po merr kryesinë e OSBE-së”, shkroi nga ana tjetër gazeta gjermane taz.de.

E përditshmja gjermane shkruan se drejtimin e OSBE do e marrë Edi Rama, i njohur në Europë si artist, por me një “backround” që lidhet me kriminalizimin dhe korrupsionin në sistemin politik në Shqipëri.

LEXO EDHE:  S’ka shpërblime për fundvit/ Rama i pret shpresat pensionistëve

“Rama është i njohur në Europën Perëndimore si artist dhe shpirt i lirë. Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, ai ka kohë që ka zbuluar anë të tjera për veten e tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik të Shqipërisë, dhe anëtarët e kabinetit të Ramës janë përfshirë gjithashtu në marrëveshjet e drogës. Ka pasur edhe një skandal rreth Ramës vetë në vitin 2016: me firmën e tij, fondet shtetërore prej 500 mijë dollarësh thuhet se kaluan te fondacioni i Bienales së Venecias, ku vetë Rama ekspozon punimet e tij”, shkruan taz.de./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Përmeti zbulon pazaret/ Pse mazhoranca ka frikë ta shkarkojë Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, teksa mbati fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka frikë të shkarkojë Ilir Metën dhe se ata po “flirtojnë”, ashtu siç kanë bërë dhe më herët për të ndarë pazaret e pushtetit.

“Mazhoranca pretendon që Ilir Meta ka shkelur kushtetutën por nuk ka guximin ta shkarkojë dhe ta shpie për gjykim shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuse sepse mazhoranca po flirton me Ilri Metën.

Mos kujtoni se janë ndryshe. Edi Rama është njësoj si Ilir Meta, siç kanë qenë në 2003 dhe 2005 kur deshën të mundnin Fatos Nanon, siç kanë qenë në 2007 për të ndarë pazaret e bashkisë, siç u bënë në 2013 duke harruar 21 janarin dhe siç ishin në 2015 për të ndarë  pushtetet. Janë të dy njësoj dhe sot duke qenë se Edi Rama nuk është këtu dhe gjithmonë Edi Rama nuk është këtu, sot të paktën numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka për detyrë ti shpjegojë shqiptarëve përse po e sjellin këtë ligj në këtë parlament.

LEXO EDHE:  Ish kryeministri reagon për herë të parë/Edi Ramës i ra maska

LEXO EDHE:  Nga Besnik Mustafaj/ Totalitarizmi nuk është vetëm ferri, por edhe ëndrra e parajsës 

A ka shkelur Ilir Meta kushtetutën apo jo! Nëse Ilir Meta ka shkelur kushtetutë ju keni detyrë ta sillni këtë ligj në Parlament duke shkarkuar Ilir Metën, duke e shpënë para gjykimit.

Nëse ju nuk shkarkoni Ilir Metën, i bie që Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetutën dhe rrjedhimisht ju po bëni një ligj për ti vjedhur kompetencat Ilir Metës sepse nuk keni guximin ta shkarkoni atë.

Zoti Balla unë ju ftoj ti shpjegoni shqiptarëve pse keni frikë të merrni vendimin për Ilir Metën.” theksoi Përmeti me tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i prerë/Anti-KÇK të nisë nga vila luksoze e Ramës dhe shtëpitë e Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend për “Anti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga politikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë politikanët.

Bardhi thotë se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 milionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj.
Sipas Bardhit, nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, ai do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut.

“Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energjisë elektrike.
Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryeministri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qindra milionë euro para dhe pasuri publike!
AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE