LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krokodilët” vijojnë grabitjen/ Në 2019, varfëria kulmoi dhunshëm 

3 Janar 2020, 13:10, Politikë CNA
“Krokodilët” vijojnë grabitjen/ Në 2019,

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se në 2019 kulmoi varfëria, ndërsa me mijëra biznese u mbyllën dhe me mijëra të rinj moren rrugët e Europës.

Sipas tij ?krokodilët? në qeveri nuk ndalin grabitjen edhe pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

?Në 2019 Varfëria kulmoi dhunshëm si asnjëherë. Grabitja shtetërore nuk u step as prej tërmeteve katastrofike të shtatorit dhe nëntorit. Ndërtimi mbi 5 mijë apartamente të reja do të jepnin një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Grabitja e jashtëzakonshme e shitblerjes së votës. Themeli i grabitjes mbi të cilën është ndërtuar kjo grabitje dhe kjo vjedhje shtetërore.

Krokodilët në qeveri duan të vijojnë pa u penguar në grabitjen e pandalshme. Ky vit i gjeti fëmijët në shkolla pangrohje, pa infrastrukturë, të dëmtuara para dhe pas tërmeteve.?-tha Vasili.

Më tej, ai theksoi se në 2019 nuk u ndërtua asnjë spital i ri për qytetarët, por u shtuan miliarda dollarë për grabitjet e chek up.

?Qytetarët në 2019 pa asnjë spital të ri. Në vend të shërbimeve mjekësore normale u shtuan miliarda dollarë për grabitje me Check- Up apo sterilizim.
Kjo qeveri nuk është vetëm e paaftë, por dhe anti- shqiptare. Mijëra të rinj u larguan pasi rilindasit u hoqën të drejtën e fjalës, të drejtës e garës.
Mijëra biznese u mbyllën, humbën mijëra vende pune. Tendera pa garë rrënuan biznesin e vogël dhe të mesëm. Pensionistët këtë vit morën shpërblimin më qesharak. Oligarkët vijuan të vjedhin shumë e më shumë. Për këtë qeveri oligarkët nuk preken, shpërblimi i pensionistëve po.?-u shpreh Vasili.

Po ashtu ai theksoi se çdo shtresë e Shqipërisë në 2019 vuajti, vetëm qeveria me oligarkët buzëqeshën.

?Shqipëria u izolua në 2019 ku iu mohua zgjerimi aq i dëshiruar me bashkimin eurpian. Shqiptarët në 2020 s?mund të humbasin asnjë sekondë më shumë për të rikthyer shpresën dhe për të parë perspektivën e tyre në Shqipëri. Për shkak të qeverisjes populli është grabitur. Duhet të jetë viti i largimit të një qeverie grabitëse. Nesër në 4 janar LSI do t?i japë jehonë shqetësimeve kritike dhe zgjidhjes së tyre në Konventën .Në 2020 Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve.?-deklaroi Petrit Vasili.

Lajmet e fundit nga