Connect with Us

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë/ Gjendet 15-vjeçarja

Kronika

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë/ Gjendet 15-vjeçarja

Publikuar

-

Dy ditë pasi familjarët ngritën alarmin, është gjetur vajza e zhdukur në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren E. Zagori, e cila kishte ardhur për pushime nga Austria dhe humbi kontaktet me familjen gjatë festave të fundvitit.

Lajmi është konfirmuar për “Indeksonline” nga familjarët, të cilët treguan se e mitura u gjet në një rrugë në Fushë-Kosovë.

“E kemi gjetur vajzën. Tani është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjetur, e ka parë një makinë të dyshimtë dhe ata personat kanë ikur…”, thonë familjarët.

LEXO EDHE:  Bllokohen 21 kg duhan i grirë në kufi me Malin e Zi

Ndërkohë ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me adoleshenten përgjatë dy ditëve, por pritet që dëshmia e saj të hedhë dritë mbi largimin e mistershëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit

Publikuar

-

Nga

ONM kërkon shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë Durrës, njëkohësisht kandidate për SPAK, Anita Jella.

Edhe pse ka kaluar me sukses fazën e parë të vettingut më 10 dhjetor 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK për të duke kërkuar rivlerësim të saj në të 3 kriteret.

Në një njoftim bëhet e ditur se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsat në SHISH/ Zbardhen emrat

LEXO EDHE:  Kanabis, armë dhe radio policie/ Bien në pranga dy të rinj

Anita Jella u konfirmua në detyrë nga KPK më datë 10 dhjetor 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po kalonte rrugën, pranë zonës së Liqenit të Thatë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë në Elbasan/ Plagoset një polic

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shushicë të Elbasanit.

Mësohet se një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë.
Paraprakisht raportohet se një person me probleme të shendetit mendor ka qëlluar drejt policit duke e plagosur atë.

Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE