Connect with Us

Gjykata liron 11 të akuzuarit për skandalin e përgjimeve

Kosova & Rajoni

Gjykata liron 11 të akuzuarit për skandalin e përgjimeve

Publikuar

-

Gjykata Themelore në Prishtinë liroi të premten 11 personat e akuzuar për përfshirje në një skandal përgjimesh telefonike, që u bë i njohur si rasti “pronto”, për shkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë komunikimeve.

Pjesë e këtij rasti, raporton korespondenti i radios “Zeri i Amerikës” në Kosovë, qenë ish ministra dhe ish deputetë, si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës të cilët sipas prokurorisë, ngarkoheshin për kryerjen e veprës penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

“Trupi gjykues shpall këtë aktgjykim ndaj të pandehurve Adem Grabovci, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Besim Beqaj, Njazi Kryeziu, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ismet Neziri, Xhavit Dakaj, Rexhë Abazi. Në emër të popullit në kuptim të dispozitave të nenit 364 të paragrafit 1 dhe nënparagrafi 1 pika 3 lirohen nga akuzat për veprat penale për të cilat janë akuzuar sipas aktakuzës së prokurorisë speciale të republikës së Kosovës sepse nuk është provuar që të akuzuarit kanë kryer vepër penale për të cilën akuzohen”, tha gjyqtari Shasivar Hoti, duke lexuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Avokati i ish ministrit Besim Beqaj, Besnik Berisha, tha se gjykimi që filloi si rezultat i një trysnie publike pati një përfundim të merituar.

“Nocioni “Pronto” nuk ka qenë i përdorur nga një nga këta që ishin pjesë e gjykimit, njëkohësisht diskutimet tjera që ishin lidhur me eprorët e asaj kohe qoftë të Kuvendit qoftë të qeverisë, prokuroria nuk ka pas guxim që as si dëshmitar t’i ftoj, se leje mo me provu që t’i akuzoj dhe vet ky fakt e dëshmon që kjo prokurori mund të quhet këtu e dështuar për shumë sikurse raste tjera e kapur ose e ngulfatur, si të doni”, tha avokati Berisha.

Ndaj vendimit të gjykatës reagoi deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila tha se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës “Pronto” është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës. “Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në ç’kapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i qeverisë së re”, shkroi ajo.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj kritikoi prokurorinë e Shtetit për siç tha nisjen e këtij procesi me qëllim për të dështuar.

Ngritja e aktakuzës në prill të vitit 2018, pasoi një periudhë të gjatë hetimesh që zunë fill me hapjen e tyre më 26 gusht të vitit 2016 ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike, Adem Grabovci…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE