LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Kishte ardhur nga Austria për pushime/ Zhduket pa gjurmë 15-vjeçarja

3 Janar 2020, 12:09, Kosova & Bota CNA
Foto-Kishte ardhur nga Austria për pushime/ Zhduket pa gjurmë

Një 15-vjeçare e cila kishte ardhur për të kaluar pushimet në Prishtinë, është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Erisa Zagori e cila jeton me familje në Austri kishte ardhur për ta festuar Vitin e Ri në Kosovë, por nuk është kthyer më në vendin ku jeton.

Të mërkurën në mbrëmje, ajo është ndarë nga nëna e saj dhe më familjarët nuk dinë asgjë për të.

?Të mërkurën në ora 17:00 nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici?, ka thënë një familjar për Telegrafin.

Ai ka shtuar se nuk kanë informacion deri më tani se çfarë ka ndodhur me të. Familjarët kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzës së tyre.

Lajmet e fundit nga