LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i Qassem Soleiman/ Rritet me 4% çmimi i naftës

3 Janar 2020, 20:41, Kosova & Bota CNA
Ekzekutimi i Qassem Soleiman/ Rritet me 4% çmimi i naftës

Ekzekutimi i  gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, komandant i forcave elitë të Iranit, ka ndikuar menjëherë në tregun ndërkombëtar.

Mësohet se, pas përhapjes së lajmit, është rritur me 4% çmimi i naftës. Presidenti iranian Hassan Rouhani në një deklaratë për mediat, u zotua për shpagim, ndërsa eksperti Jeffrey Halley aludon se zemërimi iranian do prekë rafineritë dhe cisternat e naftës.

Çmimi i naftës mund të ndikohet drejtpërsëdrejti, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe në shtator të 2018-ës, pas sulmeve të koordinuara mbi rafineritë saudite të naftës. Në atë kohë çmimi i naftës u rrit me më shumë se 14%, dhe furnizimi global i naftës u reduktua me 5%.

Vrasja e gjeneralit iranian me urdhër të presidentit të SHBA, Donald Trump mund të krijojë tensione, ndërsa Kina ishte para që bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje mbrëmjen e sotme qytetarëve amerikanë që jetojnë në Irak, të largohen menjëherë nga ky shtet dhe të mos i afrohen Ambasadës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga