LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejt zbulimit të mistereve/ Hap dyert Piramida më e vjetër në botë

3 Janar 2020, 12:05, Kosova & Bota CNA
Drejt zbulimit të mistereve/ Hap dyert Piramida më e vjetër

Në muajt e parë të vitit 2020, një nga piramidat më të vjetra të Egjiptit, mbase e para, Piramida e Faraonit Zozer, hapet për herë të parë pas përfundimit të punës së restaurimit, siç njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve Mustafa Uziri.

Piramida ndodhet në nekropolin e Saharës në veriperëndim të Memfisit.

Në Piramidën ?më të vjetër në botë”, punimet e restaurimit filluan në vitin 2006, u ndalën në vitin 2011 dhe vazhduan në 2013-ën.

Piramida e ndërtuar 4,700 vjet më parë për të qenë varri i Faraonit Zozer, është rikthyer në formën e dikurshme të saj nga jashtë dhe do të ndriçohet siç duhet nga shkencëtarë dhe teknikë britanikë.

“Vendimi ka për qëllim një plan më të përgjithshëm nga ministria e turizmit dhe antikiteteve për të mbrojtur dhe ringjallur vendet historike të Egjiptit”, shkruan shtypi egjiptian./CNA.al

Lajmet e fundit nga