Connect with Us

Dorëheqja e Zaev/ Presidenti i dorëzon mandatin kryeministrit teknik

Kosova & Rajoni

Dorëheqja e Zaev/ Presidenti i dorëzon mandatin kryeministrit teknik

Publikuar

-

Presidenti i Maqedonisë së Veriut i ka kaluar mandatin Kryeministrit teknik pas firmosjes së dorëheqjes nga posti i Kryeministrit që ka firmosur sot formalisht Zoran Zaev.

Presidenti Pendarovski i ka kaluar mandatin Oliver Spasovski-t, si kryeministër i qeverisë teknike. Oliver Spasovski është shpallur si kryeministër teknik edhe pas mbledhjes së kryesisë së LSDM-së.

Pasi e kishte paralajmëruar, Zoran Zaev ka firmosur sot dorëheqjen e tij nga posti si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, për t’i lënë vendin miratimit të Kuvendit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ambasada amerikane në Serbi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, lajm pozitiv

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane në Serbi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, lajm pozitiv

Ambasada amerikane në Serbi, paralajmërimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur “lajm të mirë”.

“Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, ka thënë kjo ambasadë përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar të premten se liderët e këtyre dy shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.

Nga pala kosovare, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se në këtë takim do të bisedohet për “projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”,  transmeton REL.

Megjithatë, Grenell në postimin e tij në Twitter nuk ka dhënë detaje se për cilat tema do të bisedohet në këtë takim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka mirëpritur organizimin e këtij takimi.

LEXO EDHE:  Albin Kurti refuzon ofertën e Isa Mustafës/ Çfarë propozoi lideri i LDK



“Mirëpres njoftimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës për dedikimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka deklaruar Thaçi përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

LEXO EDHE:  “Mos çelja e negociatave ishte gabim historik i BE”/ Ish-ministri nxjerr “zbuluar” Ramën

Ky është takimi i dytë që është organizuar nga Grenell.

I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.

Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.

Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Caktohet data e takimit në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Caktohet data e takimit në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme.



Ndërkohë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.

LEXO EDHE:  Fatos Nano kandidat për President?!/Edi Rama lë me “gojë hapur” gazetarin!

LEXO EDHE:  Zaev kërkon mbështetjen e opozitës shqiptare për ndryshimet kushetetuese

Gjatë një vizite kohët e fundit në Uashington, bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha për Zërin e Amerikës se Prishtina e sheh rolin e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm dhe se kishte marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim.

Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bashkimi Europian: Po punojmë për normalizimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Kosovë, mundësitë e një marrëveshjeje me Serbinë

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Nabila Massrali, deklaroi se dialogu po vazhdon.

“Dialogu i asistuar nga Bashkimi Evropian po vazhdon. Ai rifilloi në korrik me dy takime në nivelin më të lartë pas më shumë se 20 muaj ngërçi”, u shpreh Massrali për lajmi.net.



E pyetur për takimin e shtatorit midis Kosovës dhe Serbisë, Massrali tha se tryeza është caktuar me pëlqimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

LEXO EDHE:  Cila bandë fiton?/ Paralajmëron Lubonja: Po shkohet drejt një “lufte me armë”

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë me COVID-19, regjistrohen 153 raste të reja

“Gjatë takimit të nivelit të lartë më 16 korrik, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u pajtuan me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës që të mbajnë një mbledhje të nivelit të lartë në fillim të shtatorit”, tha ajo më tutje.

Më tej ajo theksoi se Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut punon me të gjitha palët drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, duke i adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE