LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegin flamurin e SHBA dhe Izraelit/ Mijëra protestues për vrasjen e Sulejmanit në Iran

3 Janar 2020, 13:14, Kosova & Bota CNA
Djegin flamurin e SHBA dhe Izraelit/ Mijëra protestues për vrasjen e

Mijëra iranianë po protestojnë në Teheran për të denoncuar “krimet” amerikane vetëm disa orë pas vdekjes së gjeneralit Kasem Sulejmani nga sulmet amerikane në aeroportin e Bagdadit, gjë e cila tani quhet “dëshmi”.

Kasem Sulejman ishte komandant i forcave revolucionare Quds në Iran dhe kishte lidhje të ngushta me Udhëheqësin e Lartë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Pas lutjes së madhe të së Premtes, turmat u derdhën në rrugët qendrore të kryeqytetit iranian duke mbajtur portrete të komandantit të Gardës Revolucionare, duke djegur flamurin amerikan dhe të Izraelit e duke brohoritur “Vdekje Amerikës”.

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei, Presidenti Hasan Rouhani dhe Ministri i Mbrojtjes Amir Khatami janë zotuar për “hakmarrje”.

Gjenerali iranian ishte mbrojtësi kryesor i idesë, planeve dhe përpjekjeve për të zgjeruar ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe vrasja e tij nga forcat amerikane ngjall frikë serioze në bashkësinë ndërkombëtare për shpërthine brenda rajonit.

Izraeli është aleati më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara dhe armiku më i madh i Iranit në Lindjen e Mesme. Radio-stacioni i ushtrisë izraelite raportoi se Forcat e Armatosura të Izraelit kanë qenë në gatishmëri të lartë nga frika e hakmarrjeve nga Irani pas vrasjes së Sulejmanit.

Fotot e mëposhtme janë shkrepur gjatë protestave të sotme në kryeqytetin e Iranit./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga