Connect with Us

Dëbimi i mësuesit turk/ Fëmijët kërkojnë babain e tyre

Lajme

Dëbimi i mësuesit turk/ Fëmijët kërkojnë babain e tyre

Publikuar

-

Mësuesi turk, Harun Çelik që u dëbua në 1 janar nga Shqipëria, është marrë menjëherë në dorëzim nga antiterrori turk.

Sipas mediave vendase, Harun Çelik do të presë në qeli vendimin e gjykatës.

42-vjecari akuzohet pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra të tillë janë burgosur këto 5 vjet.

LEXO EDHE:  Dollari drejt rënies/Si pritet të jetë e ardhmja e tij

Ndërkohë, bashkëshorja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të rregjistruar në Kazakistan ku ata janë, kërkojnë ndihmë për shpëtuar babain e tyre.

“Nëse e coni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”./abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Disa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Disa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit

Publikimi i disa shkrimeve për Ben Blushin nga portali ynë ka nxitur një seri reagimesh nga një numër ‘avoketërish’, disa prej tyre në formën e gjysmë-lutjeve, të tjera në formën e kritikave, ndërsa në fund nuk mungojnë edhe ata që na orientojnë sesi duhet ta bëjmë punën, duke harruar se kjo që po bëjmë është gazetari e pastër dhe korrekte, krejt ndryshe nga gazetaria e Blushit që nga nisja e karrierës e deri në ditët e sotme.

Edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se kjo është një mbrojtje e varfër dhe pa argumente, që blihet nga reklamat e kompanisë Digitalb në disa portale, sërish u detyrohemi lexuesve disa sqarime për ‘avoketërit’ e Blushit.

E para, ne jemi të hapur dhe ftojmë këdo të hedhë poshtë me argumente faktet që i janë servirur dhe do i serviren publikut. Por ata e dinë se faktet janë kokëforta.

E dyta, skandalet e publikuara për Blushin lidhen me kohën kur ai ka qenë deputet, pra politikan. Ne si portal mendojmë se çdo fakt që sjell në vëmendjen e publikut abuzimin me pushtetin apo shkeljen e ligjit nga njerëzit e pushtetit, janë në interes të publikut.

E treta, media e lirë ka për detyrë të publikojë skandalet. Disa media mund të zgjedhin të mos i publikojnë nëse e shohin të arsyeshme, por nuk duhet lejuar që paratë e reklamave t’i kthejnë këto portale në reklamë të abuzimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe falsifikimit.



LEXO EDHE:  WhatsApp vjen me një risi/ Pagesa dixhitale nëpërmjet aplikacionit

E katërta, këta ‘avoketër’ na sugjerojnë se duhet të merremi me abuzimet dhe skandalet e qeverisë dhe të ministrave që abuzojnë me paratë publike, duke harruar se këtë detyrë e bëjmë më mirë se çdo portal tjetër në vend. Por pyetja që lind është se kur Top Channel paska dijeni për këto abuzime me fondet publike, përse nuk raportojnë për këtë gjë?

LEXO EDHE:  Anullohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Stambollit

E pesta, vërtet historia e Blushit në krye të Top Channel mund të lihet mënjanë pasi është problemi i tyre nëse e kanë kthyer median në kazan të Edi Ramës me audiencën në rënie, por ky bëhet problem kombëtar pasi bëhet fjalë për një media kombëtare që ka censuruar deklaratat e PD për aferat korruptive të ministrave dhe të qeverisë.

Të gjithë ata ish-kolegë të Blushit, që sot kanë një dritare online, duhet të shqetësohen më shumë për fyerjet e Blushit ndaj një tjetër ish-kolegu, Andi Bejtjes, kurse Blushit duhet t’i bëjnë vetëm një thirrje: të përgjigjet ndaj akuzave me dëshmi konkrete./Syri.net

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ben Blushi qurravitet nga portali i Abilekajt/ Ja sa e paguan Vjollca Hoxha çdo muaj

Publikuar

-

Nga

Portali i freskët që drejtohet nga Enton Abilekaj, ka dalë me një version të tij pse CNA.al dhe Syri.net kanë shkruar disa materiale kundër drejtorit të Top-Channel, Ben Blushi.

Sipas kësaj media të paguar direkt nga Digitalb, pra Vjollca Hoxha dhe drejtori i saj Ben Blushi, ky i fundit është sulmuar me 15 shkrime dy ditët e fundit për shkak të gjyqeve që Vjollca Hoxha ka me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Bacci.

Më pas në skenarin e Abilekajt del edhe Aleksandër Frangaj dhe gjyqet e aksionerëve të Digitalb e kështu me rradhë. Ashtu si fletushka e falimentuar që njëherë thotë Ridvan Bode, pastaj Arben Ahmetaj, pastaj Sali Berisha, pastaj Niko Peleshi, nuk harron të ketë gjithmonë Frangajn në vëmendje.

Duket qartë që edhe në këtë rast është gjetur një portal tjetër me shkrime të shkruara nga vetë Blushi pasi e pa se me fletushkën e tij të palexuar nuk ja doli dot, përdori Nikoll Lesin, dhe LSi tani edhe me portalet pranë Metës që i paguan vetë.

 

Së pari, një media profesionale, jo vasale do publikonte skandalin e falsifikimit të firmës së vajzës së Ben Blushit për një pasuri 500 milionëshe deklaruar vetëm 30 mijë euro, dhe do pyeste Ben Blushin për këtë fakt dhe noteren bashkë, apo ministren. Por në vend që të flasë të vërtetën për lekët që e paguan Vjollca dhe Blushi bën avokati dhe del me teori.

Do publikonte letrën e një biznesmeni drejtuar Ambasadës së SHBA-ve me akuza të forta ndaj Blushit.

Më tej do fliste për tokën 6 mijë m2 në Dhërmi që Ben Blushi e regjistroi në emër të tij dhe më pas ju çregjistrua, ndërsa gjithë procedura ka shkuar në SPAK.



Do raportonte edhe për 2 mijë m2 tokë të legalizuar në shkelje të ligjit në Dardhë, apo sulmet e pandalura  ndaj biznesmenëve si Arben Reli vetëm për historitë rozë të Vjollca Hoxhës.

As Enton Abilekaj, e as vartësit e tij duket se nuk kanë as sy dhe as veshë përballë akteve korruptive të një drejtori mediash, që ka qenë politikan dhe ende paguhet nga taksat e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Turqia arreston 26 shtetas të huaj/ Dyshohen për lidhje me ISIS

LEXO EDHE:  Dollari drejt rënies/Si pritet të jetë e ardhmja e tij

Gjithsesi që të shohim të vërtetën, po sjellim dokumentin që tregon se kjo media është nga të vetmet që paguhet direkt nga Digitalb, kuptohet nëpërmjet Vjollcës dhe Ben Blushit. Prandaj çdo shkrim i tyre duket që është një punë e thjeshtë mercenarësh që vetëm në një vit kanë të pajustifikuara disa dhjetëra mijëra euro financime të humbura, por kjo do i përkasë një tjetër shkrimi.

Liste pagesa e Digitalb, ku figuron media e Enton Abilekajt

Nuk po aludojmë se kjo mbrojtje kaq e varfër në argumenta blihet nga reklamat e Digitalbit në portalet përkatëse, apo Blushi i shkruan vetë dhe këta ja botojnë me pagesë, por ftojmë këdo të hedhë poshtë me argumenta faktet që i janë sjellë publikut dhe që do vazhdojnë t’i serviren.

Skandalet e publikuara për Blushin lidhen me kohën që ai ka qenë deputet, pra politikan dhe ne mendojmë se çdo fakt që sjell në vëmendjen e publikut abuzimin me pushtetin apo shkeljen e ligjit nga njerëz me pushtet që janë në interes të publikut.

Kjo është detyra e parë e medias së lirë. Media jo e lirë mund të zgjedhë t’i publikojë këto fakte ose jo, por nuk duhet të lejojë paratë e reklamave t’i kthejnë në reklamë të abuzimit të pushtetit, pastrimit të parave dhe falsifikimit.

Mirë do ishte që Entoni të na thoshte se faktet dhe akuzat e ngritura janë të vërteta ose të gjente prova kundër tyre dhe jo të kthehej në lolo publik i Ben Blushit.

Mirëpresim këdo që kërkon të bëhet pjesë e debatit dhe i ftojmë të flasim për FAKTE, siç do flasim më tej edhe për Entonin dhe median e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Hetimet ndaj medias/ Sulme dhe gjobë Hoxhës dhe disa bizneseve

Publikuar

-

Nga

Hoxhës së mirënjohur për bamirësitë e tij, dhe profil të fortë publik Elvis Naçi, kanë tentuar t’i vënë gjobë dhe më pas ai është kthyer në një objekt sulmi të paprecedent, nga segmente të korruptuara mediatike.

Organet e hetimit të krimit tashmë kanë në dorë dy dosje të freskëta dhe një me të vjetër, një në lidhje me hoxhën Elvis Naçi dhe e dyta në lidhje me një rrjet marketesh, dhe më e vjetra në lidhje me një kompani të përpunimi të mishit.

Për rastin e parë, mësohet se hoxha Elvis Naçi, ka rënë pre e sulmeve të ashpra dhe shpifjeve publike pasi më parë atij i është kërkuar reklamim nga një spital privat në pronësi të fondacionit që ai drejton dhe më pas është ndërhyrë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit te subjektet e kërkuara nga një pronar mediash, i cili raportohet të jetë i mbytur në borxhe dhe kredi.

Sipas burimeve pranë hetimeve, pas mosdhënies së reklamës në një TV privat, kanë filluar sulmet ndaj Elvis Naçit dhe fondacionit të tij nga eksponentë të këtij televizioni. Këta përsonazhe po hetohen dhe janë raste të përsëritura kur sulmojnë biznese dhe individë mënyrë të sinkronizuar.

LEXO EDHE:  Turqi/ Sherr në parlament, plagosen disa deputet



Ndaj Elvis Naçit, gjithashtu është ndërhyrë që fonde të caktuara të rindërtimit t’i kanalizonte në subjektet e kërkuara nga pronari i televizionit, i cili është edhe strumbullari i gjithë skemave të gjobëvenies ndaj disa bizneseve dhe individëve.

LEXO EDHE:  FOTO- Zbulohet kisha 1600-vjeçare në qytetin e lashtë të Turqisë

Hetimet duket se kanë zbuluar një skemë të qartë. Janë të shpeshta rastet kur sulmet ndaj individëve dhe bizneseve bëhen pasi iu është kërkuar reklamim dhe ky është refuzuar. Reklamë ose sulme dhe denigrim, pra kush nuk paguan gjobën sulmohet. Kështu ka ndodhur së fundi me një rrjet marketesh dhe pak kohë më parë me kompani të përpunimit të mishit.

Pré e sulmeve ka qenë edhe hoxha Elvis Naçi, i cili pak kohë më parë i mëshiroi akuzuesit dhe gjobëvënësit ndaj tij. Në zyrat e subjekteve shfaqet marketingu, më pas me gjoja investigime fillojnë sulmet nga personazhe që paguhen nga kjo media, por edhe me kronika të vazhdueshme.

Janë të paktën tre rastet e verifikuara nga hetimet deri tani. Këto janë pjesë e një dosjeje që kanë të bëjnë me gjobëvënien në media dhe hëtimet pritet të thellohen. (vijon)/CNA.al

LEXO TE PLOTE