LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Kapet pas 5 vitesh anëtari i grupit kriminal

3 Janar 2020, 14:30, Kronika CNA
Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Kapet pas 5 vitesh anëtari i grupit

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale, pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri me trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Sipas uniformave blu, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik??, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Lajmet e fundit nga