LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidente dhe fshehje të ardhurash/ Në pranga 3 persona

3 Janar 2020, 08:26, Kronika CNA
Aksidente dhe fshehje të ardhurash/ Në pranga 3 persona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, të akuzuar për vjedhje të ardhurash dhe drejtim automjeti në mënyrë të gabuar.

Një 42 vjeçar me inciale A.H është vënë sot në pranga në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim per ?Fshehjen e të ardhurave?.

42-vjeçari është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale që ka kryer.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 2 drejtues automjetesh, M.A., 22 vjeç dhe N.K., 46 vjeç banues në Durrës, për veprën penale ?Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt?.

M.A. më datë 3 janar, në Arapaj, ka aksidentuar shtetasin E.S.,10 vjeç, banues në Arapaj, i cili pasi mori mjekim në Spitalin e Durrësit,u largua për në banesën e tij.

N.K., në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës-Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin e tij, është përplasur me një mjeti të parkuar ku ka patur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga