LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedi në familjen shqiptare në Australi/ Babai vret vajzën dhe dhëndrin, tenton vetëvrasjen

2 Janar 2020, 09:43, Kronika CNA
Tragjedi në familjen shqiptare në Australi/ Babai vret vajzën dhe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Australi.

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, një shqiptar 55-vjeç që jetonte prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se Osman Shaptafaj në prag të ndërrimit të viteve kishte shkuar në shtëpinë e çiftit në Yarraville që kishte një vit që ishin martuar.
Në konflikt e sipër, 55vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç.

E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital. Në kushte të vështira psikologjike, 55-vjeçari më pas qëlloi në drejtim të vetes duke tentuar vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur rëndë.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

Lajmet e fundit nga