Connect with Us

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vetë është në krizë

Politikë

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vetë është në krizë

Publikuar

-

Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1 janar nga Sllovakia. OSBE e ka selinë e vet në Vjenë, ndërsa pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta – prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minorieteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera.

“Shqipëria është e vendosur që të japë kontributin e vet për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit”, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, në korrik në Vjenë.

Kriza në Shqipëri

Ky vend ballkanik gjendet aktualisht në krizë, për shkak të mospajtimeve mes forcave të brendshme politike për shumë gjëra. Demokracia në Shqipëri nuk është stabilizuar tërësisht as 30 vjet pas rënies së regjimit komunist. Vet OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ky mision angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit, në një situatë konflikti permanent mes pozitës dhe opozitës, ku disa institucione janë bllokuar me vite të tëra.

LEXO EDHE:  Kryeministrat e Ballkanit takim me Mogherinin/ Ja çfarë do të diskutohet

Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste drejton aktualisht shumicën parlamentare, por Partia Demokratike ka djegur vitin e kaluar mandatet e saj në Parlament dhe e bojkoton institucionin më të lartë. Partia Demokratike ka bojkotuar edhe zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, për shkak të dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kjo parti ka kërkuar largimin e Ramës nga pushteti. Vëzhguesit thonë se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Nëse shikojmë detyrat e OSBE-së dhe gjendjen në Shqipëri, atëherë kemi një situatë paradoksale: Shqipëria është edhe vet nën vëzhgimin e OSBE-së, ndërkohë që tani duhet ta drejtojë ate”, pohon publicisti i njohur nga Kosova Veton Surroi./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  Teoria konspirative e Syrit të Cim Pekës/ Soros ka zgjedhur Veliajn, Rama kërkon shpëtim tek Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Basha "urdhër" Ramës/ "Ndërhyj urgjent për kthimin e shqiptarëve që mbahen në kufi"

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga Covid-19/ Ish deputeti ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite kineze?

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Ish deputeti ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite kineze?

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se situata e pandemisë së koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit për shkak të dështimit të strategjisë së qeverisë.

Shehu ngre dyshime për llojin e kiteve që përdoren për testimin e personave të dyshuar si të infektuar. Sipas tij, këto kite mund të jenë të prodhimit kinez, që shpesh kanë rezultuar me një shkallë të lartë të pasaktësisë.

Shehu i rekomandon qeverisë shqiptare të kërkojë asistencë ndërkombëtare, mundësisht nga Italia, për të cilën shprehet i bindur se s’ka për të munguar.

“Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur” Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj!

Asistenca ndërkombëtare e domosdoshme në këto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare për përhapjen e pasojat e Covid janë tej alarmit, jemi nën një mungesë transparence, pa strategji, me një Komitet që pas dy muajsh belbëzoi përdorimin e maskave, që deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen në “fazën e transmetimit komunitar” (të jashtë kontrollit)… jemi dhe me një Qeveri të paralizuar!

—Ndërsa Kryeministri ka “harruar” fjalën Covid kur pak muaj më parë ishte i “kudo e kurdo ndodhur” në betejën e tij të dështuar me tanke e avione, në vend të një strategjie inteligjente kundër një virusi, veçse duke terrorizuar qytetarët.

LEXO EDHE:  Teoria konspirative e Syrit të Cim Pekës/ Soros ka zgjedhur Veliajn, Rama kërkon shpëtim tek Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Shtyrje Vettingu?!/Basha sfidon Ramën: Opozita do ta votojë, por …!

—Por “çuditë” pështjelluese nuk mbarojnë, ndërsa vazhdojnë të mbahen të bllokuara të gjitha laboratorët e vendit Ministria e Shendëtesisë vë në dyshim besushmerinë e testimeve të saj, të vetmet të lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhënë një të tillë vetëm 70% e duke shpallur në këto kushte si strategji të mbrotjes së spitaleve mos testimin e gjerë!!!!

Mos vallë ne vazhdojmë të përdorim akoma kitet kineze në PCR, kur kitet e reja perëndimore kanë sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po në imunologji, cilat janë kitet e vetme që përdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni përkatës?!

Në këto e të tjera kushte të rrezikeshme tashmë në ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i një strategjie inteligjente e implementimi i saj, gjë e cila imponon një asistencë profesionale e logjistike ndërkombëtare të qendrueshme në terren, mundësisht italiane, që nuk do të mungojë nqs kërkohet”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I vetëm në Facebook”/ Ramës i dezerton ushtria e Propagandës

Publikuar

-

Nga

Një video e zakonshme me ngjyra me xhirime të kuruara nga ajri e nga toka, është hedhur mesditën e kësaj të diele në faqen Facebook të kryeministrit. Bëhet fjalë për një kantier tregtimi të peshkut diku në Vlorë, ku me siguri regjisor i xhirimit të planeve është ministri përgjegjës Bledi Çuçi.

Pak a shumë diçitura për këto lloj sipërmarrjesh është e ngjashme dhe për kantierin në fjalë shkruhen këto fjalë: “Pas qendrës së re të mbledhjes e shpërndarjes së peshkut në Shëngjin, një tjetër kantier në Vlorë për tregtimin me shumicë të peshkut në kushte optimale. Së shpejti edhe rindërtimi i Portit të Peshkimit”.

Por kjo nuk i bën pështypje gazetarit e as medias në tërësi, (përjashto ato që bëjnë klering me çdo lloj lajmi të gatshëm që shpërndan qeveria).

LEXO EDHE:  Majko drejt largimit/ Rama mund të përgjigjet me ndryshime radikale

LEXO EDHE:  Teoria konspirative e Syrit të Cim Pekës/ Soros ka zgjedhur Veliajn, Rama kërkon shpëtim tek Lulzim Basha

Por çfarë vumë re, vetëm 20 minuta pas publikimit, aty ku ushtarët e administratës duhet të vërshonin me komentet “Bravo”, “Rroftë Qeveria”, “I palodhuri Edi Rama” etj.

Asgjë nga këto me përjashtim të ndonjë individi të dalë nga rreshti, në mos punonjës i propagandës, ndonjë militant i rastit.

Pa sqaruar komentet,  po i përcjellim të fotografuara,  por le të nxjerrim dy arsye pse administrata dixhitale refuzon të luajë gishtin brenda postimeve të Ramës. 1.  E diel! 2. Po soset durimi! /CNA.al

LEXO TE PLOTE