Connect with Us

Qarqet problematike dhe zgjedhjet brenda PS/ Flet Arben Pëllumbi: Meta ka në dorë dekretet

Politikë

Qarqet problematike dhe zgjedhjet brenda PS/ Flet Arben Pëllumbi: Meta ka në dorë dekretet

Publikuar

-

Më datë 15 janar do të zgjidhen kryetarët e degëve të Partisë Socialiste, ku përveç emrave të njohur pritet të ketë edhe prurje të reja.

Qarku më problematik për PS-në mbetet ai i Shkodrës, ku nuk kanë ende një kryetar bashkie, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një dalje për mediat ka treguar së fundmi detaje nga zgjedhjet.

“Shkodra vazhdon të jetë në procesin e riorganizimit, ndoshta mund të zgjedhim edhe formën e komandimit të një kryetari. Në të njëjtën situatë kemi dhe Vorën, po kështu në Elbasan dhe në Fier.

Përveç zgjedhjeve brenda partisë, socialistët e shohin ende të pashpresë zhvillimin e zgjedhjeve në Shkodër, Vorë apo Durrës, për shkak të moskomunikimit me Presidentin”, tha Pëllumbi, teksa theksoi se pa miratimin e presidentit Ilir Meta në asnjë nga këto bashki nuk mund të ketë zgjidhje.

“Në asnjë nga këto bashki nuk japim dot zgjidhje nëse Presidenti nuk përcakton një datë të re për zgjedhje të pjesshme në këto bashki. Përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit pritet të zhvendosen në Venecia, për Gjykatën Kushtetuese, si e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për dilemën Vorpsi-Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet ne Kolonje/Stefo i PS fiton njesine e Barmashit

Frekuenca e madhe në të cilën ne i drejtohemi Komisionit të Venecias na jep të drejtën të mendojmë që politika shqiptare por në radhë të parë demokracia që ne kemi arritur deri tani nuk e ka akoma pjekurinë e nevojshme që ne të kemi aftësinë për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin. Socialistët janë më të kënaqur me opozitën në parlament se sa me deputetët që dogjën mandatet. Një nga arsyet është edhe eliminimi i zhurmës politike”, deklaroi ai.

Gjithashtu socialisti foli edhe për opozitën e cila kërkon zgjedhje të parakohshme, por sipas Pëllumbit, zgjedhje nuk do ketë deri në vitin 2021.

“ Jeta është qetësuar shumë. Duke pasur parasysh se çfarë ndodhte përpara me atë që ndodh tani, preferojmë më shumë atë që ndodh tani.

Mazhoranca nuk e sheh të arsyeshme zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme siç ka kërkuar PD, pasi sipas tyre institucionet funksionojnë dhe 2021 është fare pranë”, theksoi sekretari Organizativ i PS./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta pret ministrin e jashtëm turk/ Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti zbulon pazaret/ Pse mazhoranca ka frikë ta shkarkojë Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, teksa mbati fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka frikë të shkarkojë Ilir Metën dhe se ata po “flirtojnë”, ashtu siç kanë bërë dhe më herët për të ndarë pazaret e pushtetit.

“Mazhoranca pretendon që Ilir Meta ka shkelur kushtetutën por nuk ka guximin ta shkarkojë dhe ta shpie për gjykim shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuse sepse mazhoranca po flirton me Ilri Metën.

Mos kujtoni se janë ndryshe. Edi Rama është njësoj si Ilir Meta, siç kanë qenë në 2003 dhe 2005 kur deshën të mundnin Fatos Nanon, siç kanë qenë në 2007 për të ndarë pazaret e bashkisë, siç u bënë në 2013 duke harruar 21 janarin dhe siç ishin në 2015 për të ndarë  pushtetet. Janë të dy njësoj dhe sot duke qenë se Edi Rama nuk është këtu dhe gjithmonë Edi Rama nuk është këtu, sot të paktën numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka për detyrë ti shpjegojë shqiptarëve përse po e sjellin këtë ligj në këtë parlament.

LEXO EDHE:  Basha flet nga SHBA/Rama po dhunon Kushtetutën, ja kush më mbështet

LEXO EDHE:  Zgjedhjet ne Kolonje/Stefo i PS fiton njesine e Barmashit

A ka shkelur Ilir Meta kushtetutën apo jo! Nëse Ilir Meta ka shkelur kushtetutë ju keni detyrë ta sillni këtë ligj në Parlament duke shkarkuar Ilir Metën, duke e shpënë para gjykimit.

Nëse ju nuk shkarkoni Ilir Metën, i bie që Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetutën dhe rrjedhimisht ju po bëni një ligj për ti vjedhur kompetencat Ilir Metës sepse nuk keni guximin ta shkarkoni atë.

Zoti Balla unë ju ftoj ti shpjegoni shqiptarëve pse keni frikë të merrni vendimin për Ilir Metën.” theksoi Përmeti me tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me armë në Shkodër/ PD ngre alarmin: Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ulqinaku ngre alarmin teksa thotë se jeta e shkodranëve po kërcënohet çdo ditë.
Sipas Ulqinakut, kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

“Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!
Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!
Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm”, shkruan Ulqinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE