Connect with Us

Nga Cakaj te Basha dhe Halilaj/ Gafat që turpëruan politikanët

Lajme

Nga Cakaj te Basha dhe Halilaj/ Gafat që turpëruan politikanët

Publikuar

-

2019-ta ka qenë një ndër vitet më të nxehta të situatës politike, por përveç ngjarjeve të bujshme si djegia e mandateve të opozitës, betimet e deputetëve të rinj, apo përplasjet mes krerëve të partive, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut kanë qenë edhe gafat e bëra nga figurat e njohura politike.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është një ndër figurat publike që ka bërë mjaft gafa. Gafa e parë u regjistrua në Samitin e II-të të Diasporës në 1 mars, ku ministri ngatërroi vargjet e poemës “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit.

“Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”, u shpreh Cakaj. Ndërkohë që vargjet e sakta janë: “Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë.”

Më 5 shtator, Gent Cakaj bëri një tjetër gafë, kur ngatërroi vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës. “Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”, shkruante Cakaj në rrjetet sociale, por në fakt 2019-ta përkon me 3 vjetorin e shenjtërimit të shqiptares. Kujtojmë se Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Kisha e Shenjtë në Vatikan, me një ceremoni madhështore, në vitin 2016.

Një tjetër “bëmë”, e Gent Cakajt ishte ajo e 27 shtatorit, ku njoftoi se kishte qenë i pranishëm në një drekë tradicionale të A5, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut. Por, në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit , si dhe publikuar në rrjetet sociale, ndodhi një gabim, i cili nuk i falet Ministrisë së Jashtme. Në vend që të ishte shkruar Karta e Adriatikut, në njoftim fjala ishte shkruar: “Atlantikut”!

Një tjetër minister, e kabinetit të qeverisë Rama, që bëri gafë është edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Më 7 mars, teksa po përpiqej të mbronte si gjithmonë, kryeministrin Edi Rama, nga komentet e bëra gjatë daljes së tij në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”, Spiropali krahasoi komentuesit negativë me personazhin e famshëm, Don Kishoti i Mançes të autorit, Migel Servantes.

Mirëpo, Spiropali e cilësoi Don Kishotin si një personazh të rëndësishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që edhe nxënësit e shkollave fillore e dinë që ai është një personazh i letërsisë spanjolle. “Call centerat dhe ata që sulmuan Ramën në “Porta a Porta” janë si Don Kishoti. Megjithëse Don Kishoti është personazh i rëndësishëm i letërsisë shqiptare”, u shpreh Spiropali.

Ish-kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako është ajo që shokoi mbarë oponionin publik me deklaratën e saj, teksa i referohej tragjedisë së 26 nëntorit. “Për hir të vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për arsye se, në raste të tjera, kanë qenë mbi 100 viktima”, tha Sako për Top Channel, ndërsa kjo deklaratë u shoqërua me kritika të shumta që e dërguan atë drejt dorëheqjes.

Shokon kryebashkiakja e Durrësit: Të jemi të kënaqur me 50 viktima on Vidnews.

LEXO EDHE:  Gafat e Ilir Metës në vizitës e tij në Mal të Zi

Edhe Ornela Çuçi, zëvendësministrja e Turizmit dhe e Mjedisit bëri një deklaratë aspak të këndshme për publikun pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mbetën 51 viktima. Çuçi u pyet nga gazetari pas zbukurimit të qytetit të Durrësit, nëse ishte ky momenti i duhur për diçka të tillë, ndërsa zv.ministrja tha se ajo që ndodhi nga tërmeti nuk ishte aspak e jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, deklaroi ajo duke dalë jashtë kontekstit, pasi në atë kohë ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga qeveria.

Por përveç politikanëve që i përkasin kabinetit të qeverisë, gafa kanë bërë edhe ata që i përkasin opozitës. Ka qenë vetë kreu i opozitës Lulzim Basha, ai, i cili ka ngatërruar datat në kohën kur protestonte para kryeministrisë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Më 9 maj, Basha i bëri thirrje mallakastriotëve nga Bulevardi që t’i bashkohen protestës së 11 majit, por që, herë pas here e ngatërronte me 11 shkurtin.

“Na u bashkoni në 11 shkurt. Mallakastriotë derdhuni në Tiranë në 11 maj për të rrëzuar Shqipërinë e frikës, për Shqipërinë e besimit. Ju do të vendosni që Mallakastrën mos t’ia dorëzoni krimit por të vazhdoni betejën me Agron Kapllanajn, me një qerveri në krah të tij. Me një qeveri që punon për ju dhe është krah jush”, tha Basha.  “Të gjithë bashkë në 11 shkurt në Tiranë”, thërriti ai pa u kujtuar se ishte në maj dhe se shkurti kishte kaluar.

Arlind Çaçani është një nga “tradhtarët” e Partisë Demokratike, i cili pranoi mandatin e deputetit pasi opozita dogji mandatet e tyre me vendimin e kreut të demokratëve Lulzim Bashës. Mirëpo prezantimi i tij nga rrjetet sociale, konkretisht nga profili në Facebook, duket se nuk ishte i duhuri. Gafa që u vu re nga të gjithë dhe, u përfol në media, ishte te emri i gjimnazit ku deputeti ka studiuar. “Petronini Pluarasi Ersek”, shkruante Çaçani për shkollën ku kishte studiuar, por që në fakt shkruhet: “Petro Nini Luarasi”, Ersekë.

Deputetja tjetër, e opozitës parlamentare që u pikas për gabimet dhe gafat ishte Majlinda Halilaj, e cila zëvendësoi kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Teksa po përpiqej në foltoren e Parlamentit të denonconte “Korporatën e Investimeve”, ajo disa herë e shqiptoi gabim fjalën “korporatë”, duke bërë që videoja e fjalimit të saj të bëhej virale. Mirëpo kjo nuk përfundoi me kaq, pasi rezultoi që Halilaj ia ka vjedhur fjalimin ish-deputetes demokrate, Jorida Tabakut.

Gafat e zëvendësueses së Bashës nuk përfunduan me kaq. Ajo reagoi për fjalimin e tmerrshëm në një postim  në rrjetet sociale, ku u mundua të justifikohej se ka probleme me syrin dhe nuk mundi ta lexonte si duhej fjalimin. Por edhe këtu, u vu re një numër i madh gabimesh drejtshkrimore që kryqëzuan deputeten, e cila u detyrua ta fshijë brenda pak minutash reagimin.

“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun”, shkruante ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  “Mbase bëhem politikane”/ Paralajmërimi i Xhisiela Malokut

LEXO EDHE:  Gafat e Ilir Metës në vizitës e tij në Mal të Zi

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE